Forumi Horizont | Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)
Ooooo ta marrim me rradhe se kjo tema ecka me shpejtesine e drites.
Mendoj se kjo eshte tema me delikate qe mund te ishte kapur por vleresoj trajtimin e kendshem te saj. Eshte tema me deilkate per dy aresye. E para sepse dashuria nuk eshte perkufizuar dot ndonjehere. Shume psikologe jane munduar te bejne teste qe te nxjerrin sa i dashuruar mund te jete njeriu, por ashkush nuk ja ka arritur. Pra eshte nder ato konstrukte psikologjike qe nuk u gjendet menyra si te shperbehen ne njesi matese.
Se dyti, eshte teme delikate, sepse njeriu ne boten e tij formon prototipa pozitive dhe negative. Keta prototipa na udheheqin. Psh Mendimtari ka prototipin e nje femre jo shume per shtepi nese shkon ne diskoteke, dikush tjeter ka prototipin e nje femre te prapambetur nese martohet me shkusi. Nuk eshte e thene qe njeri ta kete mire e tjetri gabim.
Pra ne nje fare menyre po flasim per dicka te papercaktuar duke u nisur nga paragjykime shume personale. Ja pse kjo teme eshte e pafundme, sic tha Mendimtari.
Kush eshte mendimi im ?
Per mua eshte e kote te ndajme boten ne te bardhe e te zeze, ne shkusi dhe dashuri, ne te rinj dhe pleq. Nga eksperienca ime dhe nga ato qe kam pare ju siguroj qe dashuria nuk ka nje ligj. Ligjet dhe paragjykimet thyhen ne cast kur hyn mos-llogjika e ndjenjave. Prandaj mjellme e dashur nuk di ku ta kategorizoj veten. Nuk ndjehem i nje krahu apo nje tjetri. Prandaj nuk jam dakort me Mendimtarin qe ve limite moshash. Nuk mendoj se nje 18-vjecare terhiqet nga 18-vjecari me shume se nga 26-vjecari. E gjithe ceshtja eshte cfare vlereson ti dhe cfare vleresoj une. Psh tek nje 18-vjecare une adhuroj forcen qe ka per te jetuar, forcen me te cilen dashuron, deshiren per ti provuar te gjitha, impulsivitetin, etj. Per ty, Mendimtar, impulsiviteti mund te jete nje veti e keqe sepse do e bente 18-vjecaren te provonte dhe ndonje mashkull tjeter pervec teje/meje.
Mahhh nuk di cte them. Mua me pelqen shumica e menyrave te jeteses se njerezve. Gjera qe do dukeshin sikur perjashtonin njera tjetren tek une jane bashke. Me pelqen impulsiviteti i 18-vjecares, aq sa vleresoj seriozitetin e nje femre qe eshte martuar dhe ka femije. I adhuroj te dyja. Te dyja kane dicka qe vleresoj me shpirt.
Nejse, se sot mu lidhen fjalet, nuk po di te shprehem tamam. Po ju them vetem ate qe di nga vleresimi shkencor i dashurise.
Eshte e njohur se dashuria eshte nje forme osesiviteti, pra nje lloj fiksimi. E keni degjuar shprehjen "Eshte bere me fiksime" ? Ne nje fare menyre dashuria i bie te jete nje forme fiksimi. Megjithate ju kujtoj qe ne dinamikat mes nje cifti lojrat nuk jane aq te thjeshta sac mund te dalin ne kete forum. Po te degjonit psikologe te vertete do mbeteshit gojehapur. Do ju dukej dicka e pamundur, por nga ajo qe del i bie qe shpesh njeriu ben zgjdhjet e veta ne baze te nje konfiguracioni te caktuar. Pra edhe kur nderron dashnoren mundohet te gjeje te njejtin konfiguracion vartesish ne raport. Prandaj edhe gjerat nuk jane asnjehere aq te thjeshta sa thashethemet shqiptare na kane bere te gjykojme. Psh ne nje cift, vajza ka probleme me shendetin dhe ka nevoje per te fejuarin qe te cohet nga krevati etj. Ju do thonit sa gjynah e shkreta dhe sa zemer te madhe paska ai djale. Ok, keto jane ndjenjat pozitive qe vijne ne castin e pare. Por nuk mendoni se kjo gjendje mund te jete konfiguracion i kendshem per vajzen e cila jo vetem varet nga i dashuri ne jeten e perditshme, por VAR te dashurin me jeten e saj. Pra fundi fundit ai qe mbetet i lidhur detyrimisht pas tjetrit del i dashuri, i cili nuk jeton dot jeten e tij dhe mbetet i kontrolluar nga e fejuara.
Mbase keto jane pak te veshtira per tu kuptuar, dhe mbase une nuk i spjegoj mire, por eshte e rendesishme te kuptojme te gjithe qe bota nuk eshte aq bardh e zi sa e kujtojme. Ose me mire ajo qe neve na duket e bardhe jo gjithmone eshte e tille. Nje gjykim si ky mund te na hape mendjen per te patur me pak paragjykime dhe prototipa.
Dhe sic e thashe me pare, mos kujtoni se e bardha eshte e tille gjithmone. Edhe te heqesh paragjykimet nga mendja nuk eshte gje e mire. Personi mbetet pa asnje pike mbeshtetese ne jeten e tij. Eshte thjesht nje ceshtje ekuilibri qe duhet gjetur duke respektuar veten dhe te tjeret.
Se fundi, per tu rikthyer tek tema e dashurise, me pelqen menyra si e perballon jeten si Mendimtari ashtu edhe Mjellma. Mbase dikujt mund ti duken nivele te ndryshme serioziteti por mua me duket i njejti pikerisht sepse ploteson nje nga kushtet qe Mendimtari tha per te qene nje njeri i arrire:
2. Te kete besim tek vetja e te doje veten me shume se cdo gje !
O, se mos harroj. Edhe kur do tjetrin me shume se veten eshte nje gjendje qe me pelqen.
Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.