Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Kerkoj lente te vjetra. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18702)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 11 Dhjetor 2012 - 14:02:

Femija ishte shtrire ne Bllok, perballe kishes katolike qe eshte ngjitur me ish-Manhattan. Guret pas jane pjese e bordures se viles se Enver Hoxhes, aty ku pasditeve shesin libra te vjeter.

Fotoja eshte bere me aparatin tim Pentax K-x dhe me lenten qe kam bashkangjitur te postimi i pare, Pentax-M SMC 50mm. Cilesia eshte e dobet pasi trotuari kishte trafik dhe duhej te beja nje shkrepje te shpejte. Gjithashtu ishte darke (erresire) dhe per cilesi te mire do duhej te perdorja flashin, gje qe nuk e bera per te mos interferuar me momentin. Doja te isha sa me pak ndikues saqe edhe zhurmen e aparatit do ta kisha kamufluar nese do te mundesha...

Per detaje teknike, nese doni mund te jap ISO, Focal Length ose Shutter Speed... Me thoni foton qe ju intereson.

Gjithashtu, e fundit por jo me pak e rendesishme, e nisa temen per te me dhuruar ndonjeri ndonje lente te vjeter, jo per fotot e mia. I lutna Adminit te ma nderroje titullin e postimit dhe ta quaje 1 Ne Dite meqe lente s'paska njeri.

PS: Sonte do te hedh nje foto me tematike me te embel meqenese ma kerkuat.


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.