Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Tradheti e Dyfishte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=256)
Ehh mor dje me vajza, shume ngushellime po lexoj ketu. Shume pesimizem.
Ajo letra qe kish shkruar Redi me pelqeu jashte mase. Para disa vjetesh mora pjese ne realizmin e nje filmi me metrazh te shkurter ne Shqiperi. Ne film lexohej nje leter dhe ishte dicka e bukur si puna e asaj tendes. Ndaj kur po lexoja letren tende po imagjinoja me vete te beja film historine tende. Do ishte gje e bukur sepse shqiptaret kane nevoje te pasqyrojne jeten neper filma. fatkeqesisht filmat ne Shqiperi jane te pkte dhe mundesia e krijimit te filmave te rinj eshte e vogel. Por sidoqofte po te behej nje film do doja te ish i thjeshte dhe te prekte gjerat e thjeshta te shqiptareve, si puna e historise tende. Tashme kemi nevoje ti leme idete e medha dhe abstrakte qe jemi mesuar te degjojme neper kenge e filma. Kemi nevoje te prekim emocionet e njeri tjetrit e te gjejme veten personazh te nje kenge apo filmi.
sic ju thashe me lart shikoj shume depresion ne kete teme. Dhe jo nga Redi por nga ata qe i pergjigjen. Pse duhet bere gjithe ky sforcim.
Jemi mesuar qe kush tradhetohet te jete i humburi, i padeshiruari. Ne vend qe te ngushellojme Redin pse nuk mundohemi te dalim nga ky mentalitet/inferioritet. Te te tradhetoje nje femer nuk eshte fundi i botes dhe as do te thote qe falimentove si mashkull perderisa ajo pelqen nje tjeter. Nese nje femer te tradheton thjesht tregon se nuk te do, qe nuk ka respekt per ty. Dhe une personalisht nuk ndihem keq per persona qe nuk me respektojne. Kam shume te tjere qe i dua dhe me duan ne cdo cast. Kam shoqeri (qofte dhe te njohur ne internet) qe me duan aq shume sa preokupohen kur nuk jam mire me humor.
Kam pershtypjen se Redi ka nevoje te kuptoje keto gjera. Dhe bashke me Redin ti kuptojme te gjithe. Jo cdo eveniment i keq duhet te na coje down.
fundi i fundit jeta eshte eksperience. Ne jetojme qe te provojme edhe keto gjera, dhe ne te ardhmen eksperienca te na ndihmoje te jemi me te kujdesshem, me te zgjuar. Ju qe thoni se nuk do donit kurre te ishit si Redi kini parasysh qe tani Redi eshte me i sigurt ne vetvete sepse di te vleresoje me mire nje femer dhe veten e tij. Ka nje eksperience qe ju nuk e keni, per kete eshte ne avantazh.
E folur trashe ishte kjo qe thashe une, por historia e Redit ka dhe detaje te bukura dhe te rendesishme. Psh fakti qe Redi e donte (ose e do) ate vajze. Fakti qe ajo i kerkoi falje tregon se ajo nuk do ta humbase etj.
E gjithe kjo histori ka te beje me disa gjera qe udheheqin mentalitetin tone. Ketu dalin bukur ne pah. E para nje mashkull qe vuan nuk ishte pare (sipas korcares). Ne fakt meshkujt dine te dashurojne shume fort por kur nje mashkull bie ne dashuri marrezisht duket me feminor dhe kete femrat nuk e pelqejne. Se dyti kjo histori duket me e dhimbshme sepse u tradhetua mashkulli nga femra dhe kjo per mentalitetin disi maskilist shqiptar eshte me e veshtire per tu pertypur. Se treti arrijme tek fleksibiliteti i mentalitetin tone shqiptar. Jemi mesuar qe baballaret mos lene vajzat te shkojne me djem pa u fejuar, dhe vellezerit te mos lene mostrat po ashtu. Jemi mesuar qe grate ti martojme te virgjera dhe ideja qe mund te kete shkuar me te tjera me pare te prishi imazhin qe kemi per te. E pra kjo kohe ka kaluar.
Pse te mos mendojme qe sic kemi ne meshkjt deshire te zgjedhim femra te mira edhe kur kemi dashnore ashtu kane dhe femrat deshira per seks me meshkuj qe nuk i njohin. Fundi i fundit femrat nuk e vleresojne seksin aq sa e vleresojme ne djemte. Femra afeksionohet me nje mashkull dhe nuk do te ndahet nga ai edhe po se kenaqi nga ana seksuale.
Dua te them, le te harrojme per nje cast limitet tona psikologjike. Le te mendojme qe femrat qe duam kane deshire te shkojne dhe me te tjere, po aq sac kemi ne te shkojme me femrat e mira qe shohim rruges. Atehere do mesohemi vertet te vleresojme gjera te rendesishme sic ishte falja qe i kerkoi ajo vajza Redit dhe jo thjesht te ngushellojme Redin per "tragjedine" qe i ka ndodhur. Atehere mund ti mesojme edhe Redit se nuk eshte fundi i botes, sepse iken nje vajze vjen nje tjeter, dashurite perfundojne. Ajo qe ka rendesi eshte qe per momentin te kesh nje goce te kendshme ne krah dhe tja kalosh bukur. Cdo gje e ka nje fund dhe ne nuk mund te mbajme tjetrin me zor. Nese raporti eshte i shendetshem ska nevoje per pergjerime, meshire, lot, dhe dhimbje. Jetohet me buzeqeshje derisa perfundon, dhe kur peerfundon .......BYE.
Pershendetje
Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.