Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Laberi te dua shume (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2713)


Postuar nga Perendia datë 20 Prill 2004 - 23:41:

Kushtrimi...

Dhe ja sot n'ato lëndina
të Shushicës
c'janë mbledhur këta trima
t'Lepenicës
c'oshëtin kjo Vjosë e shkretë
përsëri
c'bubullin mali përpjetë
në stuhi
Luftë! Luftë! Shqipëtarë
sot në këmbë
ky armiku top e zjarr
ju me dhëmbë
ky armiku tank e topa
mitroloza
sic e di gjithë Evropa
ju me gjoksa
Luftë! Luftë! Shqipëtarë
për lirinë
o se boll kemi qarë
robërinë
o se boll jemi vrarë
për të tjerë
vec për vendin shqipëtarë
këtë herë
për junanin për shejtanin
për romakun
nënat juve kur ju qanin
derdhët gjakun
latë nënat latë gratë
dhe shtëpinë
në mërgim kockat i latë
djalërinë
vec për vendin shqipëtarë
këtë herë
o se boll jemi vrarë
për të tjerë
o se boll kemi qarë
robërinë
Luftë! Luftë! Shqipëtarë
për lirinë


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.