Forumi Horizont | Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)
Disa këshilla te tjera rreth agjërimit.
Agjërimi i muajit të Ramazanit është detyre, si për burra si për gra.(per muslimanet)
Agjërimi është çështje personale e çdo individi, nuk mund ta kryejë askush në emër të tjetrit ose për tjetrin.
Përjashtim nga obligimi për agjërim bëjnë: fëmija, i çmenduri, i sëmuri, i shtyri në moshë jetike të pleqërisë, udhëtari, gruaja në ditët e të përmuajshmeve dhe në ditët e lehonisë. Pas kalimit të sëmundjes, duhen agjëruar aq ditë sa kanë mbetur mangut, po ashtu edhe udhëtari edhe gruaja pas ditëve të lëna. I moshuari nuk ka shpresë se do të fitojë fuqi të re, prandaj, nëse ka mundësi ekonomike, jep sadaka (lemoshe)për çdo ditë të paagjëruar, e nëse nuk ka, atëherë është i falur.
Në ndonjë rast, veçse sipas këshillës së mjekut të sinqertë dhe të aftë, lirohet nga agjërimi edhe gruaja shtatzënë dhe ajo gjidhënëse për hir të ruajtjes së shëndetit, por pas kalimit të arsyes duhet bërë zëvendësimi.
Gjatë agjërimit duhet ruajtur nga çdo punë dhe fjalë e keqe, sepse ato dëmtojnë vlerën e agjërimit. Duhet ruajtur edhe nga ushqimi dhe kontakti seksual.
Ç'do vepër e mirë është e shpërblyer nga Zoti, e ajo është e shpërblyer shumëfish kur kryhet gjatë Ramazanit, andaj duhet përpjekur që përveç agjërimit të shtohet edhe namazi, sadakaja, mbarëvajtja ndërnjerëzore etj.
Ngrënia dhe pirja me harresë nuk e prishin agjërimin, nuk e prish as të vjellët pa dëshirë, as larja gjatë ditës, as injeksioni (përveç atij ushqyes), as pompa me pluhur për të sëmurët nga azma.
Agjërimi është një ibadet në vete, nuk është i varur prej ndonjë ibadeti tjetër, edhe pse është më mirë të jetë i shoqëruar edhe nga ibadete të tjera. Është edhe çështje personale e individuale, që do të thotë se agjërimin e ndonjërit nga bashkëshortët nuk e dëmton mosagjërimi i tjetrit, e kështu me radhë, edhe relacioni prind, fëmijë ose anëtar familjeje, megjithqë duhen bërë përpjekje dhe për të bindur edhe tjetrin për agjërim.
Kurrë nuk është vonë për t'u kthyer në rrugën e drejtë, për të përqafuar mësimet islame, për t'iu përulur madhërisë së Mëshiruesit, në duart e të cilit është çdo gjë, e në duart e Tij duhet ta dorëzojmë edhe shpirtin.
Të mos e lëshojmë rastin dhe në këtë muaj të bekuar të fitojmë mëshirën, faljen e mëkateve dhe shpërblimin me Xhenet nga i madhi Zot .
Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.