Forumi Horizont | Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)
Pershendetje!
Në kohën e sotme,
40% E femrave dhe 25% e meshkujve ne botën perendimore rrezikohen të goditen nga depresioni dhe nga vështërsi të këtijë lloji. Këta njerëz kanë nevojë për ndihmë profesionale.
Tek këta të sëmurë, depresioni lllogaritet si njëra ndër sëmurjet e rënda.
Është e natyrshme të reagoj njeriu kur është i mërzitur, i dëshpruar në jetë ky është një reaksion, psh kurpërjeton ndonjë humbje o fatkeqësi psh, vdekja e ndonj të afërmi , divorci, apo rrethana të vështira jetësore, që njeriu nuk mund t´ju përballoj, në këto situata të natyrshme por të rënda, njeriu kërkohet të gjejë forca, për të gjetur rrugë të reja në jetë.
Kur njeriu flet për sëmurjen e depresionit mendon që nuk ështe një reaksion i natyrshëm që nuk mund të ngjanë nga vështirësitë e jetës por ndodhë , nga faktorë jo të natyrshëm.
Ata të cilët goditen nga depresioni nuk flasin shpesh për sëmurjen e tyre. Kjo do thotë që shumica nuk kërkojnë ndihmë për arsye që ata nuk e dijnë që ka ndihmë efektive për ta.
Shumica, e konsiderojnë karakterin e depresionnit si personale.
Ka disa lloj simptome që spjegohen për depresionin këtu janë disa nga simptomet e zakonshme njeriu nuk ka nevojë ti ketë të gjitha simptomet për ta zbuluar diagnozën e depresionit.
1-Njeriu sheh jetën vetëm zi, është thellësisht i dëshpruar.
2-Atë që ka dëshiruar ta bëjë më nuk i duket interesant.
3-Ka zbritje në peshë nuk ka oreks në ushqim
4. Ka pagjumësi, zgjohet shumë heret
5. E ndien veten shumë të lodhur dhe s´ka energji.
6. E nënvleftëson veten , e ndien veten fajtor, ndjenjat i ka të turbullta, të pavlera, ndofta rrethi i tij e akuzon si pesimist.
7. E ka vështirë ta merr një vendim shumë të thjeshtë.
8. Dëshirën për sex e ka shumë të ulët, rrezikohet seriozisht ta humb edhe aftësinë për sex.
Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.