Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9732)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 20 Dhjetor 2005 - 19:44:

"MOS MË LE..."


Po të lutem me gjithë zemër, mos më ik, mos më le,
Këta lotë që nuk po ndalen t'i kam fal, a i sheh...
Nëse të pëlqen ndonjë tjetër, pse nuk flet, pse s'ma the,
Ku të mbeti dashuria, ai premtim që ma dhe...?

...Mos më le, mos më le!



Mos ma le shëtitoren sonte, s'jam mësu të shetis vetë,
Këto rrugë që i kaluam, sikur qajnë, mbetën shkretë...
Ah kjo zemër që më digjet, më s'duron pse s'pëlcet,
Po e shoh se pa mëshirë po më vret...

...Oh, mos më le, mos më le!




** ** **




" Mos qaj "



Mos qaj, mos qaj, se unë s'kam faj,
këtë dashuri, me zor se mbaj,
u mundova të ta them,
ah kjo zemër po më dhemb...
Se s'më dashuron
dhe po më harron.
Do të kisha falur çdo gjë në këtë jetë,
vetëm që kjo ndarje të mos jetë e vërtetë.

Kush të tha se s'jam për ty,
dua të të shoh me sy
eja se të kanë mashtru
dhe të flasin keqë për mu...!


Mos qaj, mos qaj!


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.