Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Puthme shpirt te largoj friken.
Se kam frike se ti mos iken
Kam frike se mos shkon me henen
kur ajo perendon dhe lind agimi
kur miremengjes i thua botes
dhe lamtumire i thua endres
Kam frike kur me ze gjumi
dhe ti do te shkosh bashke me eren
duke shushuritur midis gjetheve
duke puthur aromen e trandafilave
duke lozur me engjejt si femij
duke peshperitur poezi zanave
duke perkedhelur petale shpirtrash
shpirtra te humbur,humbur neper lot.
Kam frike...
Puthme,vritme por te lutem mos ik.
Filloj te shkruaj ,pastaj se di gjithcka prish prap.Konfuzion ne mendjen time , ndoshta keto dite kane qene aq te zena sa ti nuk ke pasur mundesin te jesh as ne anekset e bodrumeve te kujteses.Pastaj cdo te beje ti ne ditet e mia valle? Asgje ,vec pak ndot nga ana ime.A do te me thuash se perse flas keshtu ,perse jam bere keshtu sepse une nuk jam keshtu ,per ty jam dikush tjeter.Jam dikush qe ti njeh mire ,jam dikush qe smund te jete keshtu.Gabohesh une jam keshtu ,keshtu si me sheh tani ,i njejti bastard qe ti kishe antipati ne fillim ,i njejti... I njejti...
Mirese u ktheve diabolic. Vertet keto dite pa ty,shkrimet e tua ne forum ishin si lulet ne prag te dimrit.Te tkurrura ,te strukura sikur u mungonte ngrohtesia e fjaleve te tua.
Uroj te jesh mire. Kenaqsi si gjithmone te te lexoj.
=Ditet e tua pa mua jane kthyer ne re te bardha, atje tej ne horizontin e zymte.
Kur isha ne avjon(rreth 9 ore per ne Vienna) cuditerisht s`me benin me pershtypje shtellungat e bardha te reve.Te imagjinoja sikur ti ishe cdo shtellunge reje qe siperkalonte avjoni.Eh , mendoja"Sa shpejt zbardhi drita!"
As dy ore nuk kisha qe isha nisur nga JFK(nate),dhe ja perballja me driten e reve!
Ashtu si isha veshur une, ca mos te kishe te ftohte!Mbeshtolla kembet ne batanijen ngjyre jeshile te hapet(batanije t`i thuash, me ekq se carcaf ishte)
dhe me koken kthyer nga dritarja enderroja diten e re.
Po sikur atje te te takoja TY?!Sikur?!
Ashtu tere bezdi durova gjtihe ate udhetim te gjate.Pagjumesi, kufjet en vesh qe me bezdisnin(pasi ajo lloj muzike sme qetsonte fare);
te ftohtet qe ndjeva,te vjellat e nje te panjohuri afer meje, ato stjuardesat
e zbardhura nga kremrat e renda, me shpifen cdo deshire!
Zbrita...
Si ate dite dhe sot, mendova sesi do te ishin ditet e mia pa TY, por dhe ditet e tua pa mua.
Veshtire te genjeja vetveten me.Budallaqe, i thosha vetes.Mos filozofo me teper se do prishesh dhe buzeqeshjen tende aq te padjallzuar.
Dhe ditet iken, iken e iken, her me buzeqeshje, her me bezdi e her me enderra te frikshme.
Po jetoja realitetin tim, boten qe me rrethonte(dhe pse kisha shkuar ne Boten e Cudirave te Medha)!!!=
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Mirese u ktheve diabolic.Vertet keto dite pa ty,shkrimet e tua ne forum ishin si lulet ne prag te dimrit.Te tkurrura ,te strukura sikur u mungonte ngrohtesia e fjaleve te tua.
Uroj te jesh mire. Kenaqsi si gjithmone te te lexoj.![]()
...
Ditet e mia me ty ishin genjeshter, ditet e mia pa ty jane te verteta...
=Ditet e mia pa TY me dhembin ne palcen e shpirtit(nese vertet mund te kem nje shpirt brenda meje!)
Shpesh pyes veten:-"Si do kishin qene ditet e mia me TY?!"
...dhe heshtja me vret, me keqtrajton trishtimi;aq sa me humbet shkelqimi i syve...sepse une vec TY Dashurova,dhe gjtihmone
do e vuaj Mungesen TENDE.C`rendesi ka perse vuaj?C`rendesi ka
perse lumturohem?C`rendesi ka se ne c`planet ndodhemi?
...Une bashkejetoj me TY ne planetin e SHPIRTIT TIM.Aty te gjej, te takoj, te flas, te buzeqesh, te prek, te ledhatoj,te bertas,te puth embelsisht...dhe ashtu me sy mbyllur, kryqezohem ne mekatin e SHENJTE.
Sepse une s`di te dashuroj ndryshe;-o krejtesisht, o hic!=
Me ka marre malli per ditet e humbura ne iluzion.Per ditet ku asgje skishte kuptim pervec egzistences tende ne formen e kujtimit a te egzistences tende si ide a forme fizike. Me ka marre malli te te them te dua e pastaj te te dergoj ne djalle.Ah djalli ta marre si nuk e gjetem kurre rrugen e duhur per ne parajs ,rrugen qe na con drejt lumturise.Ah djalli ta marre ,malli me ka marre,deshira per ty me ka marre ,deshira per te te thene , shko ne djalle shpirti im...
ditet e mija pa ty...?mendoj cdo cast larg teje momentet me te lumtura qe kalonim kur ishim bashke dhe ajo me ben me te forte dhe ti rezistoj madhit qe mos te me marre per poshte...por do te thoja edhe se ditet e mija pa ty jane thjeshte nje...ferr.
Kjo dite e purpurt me verbon syte.Me duket sikur me mbyt me monotonine e saj .Por gjithsesi sot ishte e djele dhe te djelave ka qene gjithmon keshtu .Ka qene gjithmon dite ndeshjesh,ku prisja vetem milani te lozte dhe asgje tjeter skishte rendesi.As ti...
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.