Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga volter datë 25 Gusht 2004 - 05:23:

Nuk i le librat as grate-----Kalosh CELIKU


Librat nuk i le. Grate
Deri ne vdekje do t'i mjel. Pi
Thoni cka te doni per mua. U cmend
E mashtroi Nusja me peshterke Xhindi
Une e mashtrova Veten. Grate
Dhe do te vdes i shenjte. Varrosmeni ne Tyrbe
Cuca Boheme te me jap gji. Vere
Edhe njehere te ngrihem nga varri...


Postuar nga volter datë 25 Gusht 2004 - 05:26:

Une kam ditur te vdes----Kalosh CELIKU


Grate i dua. Nen Rrap u cmenda
Me dy shtamba vere. Edhe nje poezi
Nuk u prish pune a me deshen Ato. Bukuri
Une kam ditur te vdes. E rringjallem perseri
Luften ta vazhdoj edhe ne kete liber
Armen ta nxjerr nga brezi per liri...


Postuar nga volter datë 25 Gusht 2004 - 05:36:

E pashe vdekjen ne Voskopoje-----Kalosh CELIKU


E ndeza nje qiri ne kishe. Voskopoje
Meshe bera me poete. U luta per Ty
Matane flakes e pashe. Zonjen Vdekje
Buzeqeshi. Edhe ma beri me sy.

Dihet. Ia ktheva pershendetjen. Buzeqeshjen
Edhe per te ndezur nje qiri
E ngrita me fund nje gote raki...

Kete poezi kur kam degjuar me komentim nga poeti Kalosh Celiku, jam mbushur me ajer te coroditur, dhe kam filluar ta shoh boten me nje sy fare te thelle. Me duket vetja se flisja me nje engjell, me nje dreq, me nje njeri qe lind, qe vdes, dhe qe ringjallet perseri...Obobo nuk eshte pak te jesh poet...

Plloshtani


Postuar nga volter datë 29 Gusht 2004 - 04:24:

Loja e syve--------Kalosh CELIKU


Mos germo shume thelle
se do te hasesh ne gur
varre e eshtra
Mos germo shume thelle
se do te hasesh ne plage
do te shpertheje vaji
Mos germo shume thelle
se do te mbytesh ne mua


Postuar nga volter datë 29 Gusht 2004 - 04:28:

Kalosh CELIKU (Vjellja e zorreve)

"E dashur, do ta ndez dhomen
doreshkrimet, te gjithe librat
qytetin do ta ngre ne kembe
taverne ne taverne do te rrokullis gota
gjokun do ta lidh per Rrapi
armet do t'i nxjerr nga brezi
do te te vras kete nate
e pas mesnate nga dritarja
do te bej vetevrasje ne shtrat..."


Postuar nga volter datë 29 Gusht 2004 - 04:51:

Fytyra pa perde--------Valbona Zumce


drita qe shkelqenin
me dhembe te nxirre peme te bllombuara
oxhaqe te tymosura
mure te rrenuar
rruge me kthesa te drejta
fytyra pa perde?!
duar me doreza
mundohen ta thyejne
kristalin e lirise
per gjethe te thata
te vjeshtes se harruar
per shitse te themelit
qe kane harruar
nga e kane trasheguar


Postuar nga volter datë 29 Gusht 2004 - 04:54:

Rrufeja s'do caje qiellin-----Valbona Zumce

Ne gjelberimin e vrazhde
te kesaj vjeshte
rrufeja s'do caje qiellin
e mbushur me lot
qielli, renkonte driten e zbehte
te trungut te motmotshem
rrufeja s'do caje qiellin
asaj i buzeqesh
trungu i lashtesise


Postuar nga volter datë 29 Gusht 2004 - 04:56:

Brumi i neserm-------Valbona Zumce

Ne kaltersine e pafund
te qiellit te lodhur
pas shume mjegullave
pas shume reve
qe lan sketerren shiu,
ne balten thithese
qe hante miser
ne kaltersine
e qiellit te lodhur
nje kokerr grur
ngjeshi token
brumin e neserm...


Postuar nga volter datë 13 Shtator 2004 - 01:30:

Kroi--------Jusuf Gervalla

Te kane pare enderr njerezit e planetit tjeter
ty qe ben dashuri te fshehte me naten e perlotur
si njeriu i ka frikuar. Gjemon. Si njeriu.
ia ke ftohur shalqirin plakut nje dite vere
ia ke pare gjinjte Trendelines
s'kane ardhur te ti te te pine por qe t'i shohin vashat
nuk je grire ne dimer
s'ke shtrire veres
fije e hidhur e kujtimit te femijerise


Postuar nga volter datë 13 Shtator 2004 - 02:10:

Dy fije flete-----Jusuf Gervalla

Te ma prekesh zemren akull e kam
Fytyren dylle te verdhe ---kembet plumb
As t’ia mbath shelgjishtes as te fle n’kasolle

Ne duart e mia floke kujtimesh—ne buze
Buzet e perroit te ftohte
(te flas mesomeni per semundjen dhe dashurine)
se e keputi lulen e shengjergjit
te shkrumit stines pritjes
e ne trupin tim serish mugulloi
me kemishe e mafese te lerosur dellinjave
ikte si thelleze qe duhet shume shume
nga termeti I shqetesimit tim, o, e panjohur

ne endrren e saj u futa me fener dite
nuk ishte as grua lule as flutur as lume
yll a hene praptisur ne pus
grua e shendetshme shume-e qarte
druri shtathedhur ne oborrin e shkrete
te femijerise


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.