Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga Katilesha datë 03 Qershor 2009 - 15:19:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Qielli ndaloi se buzeqeshuri dhe shiu fillon
duke shtyre njerzimin ne thellesi te mendimeve
Atje ku koha ndalon dhe perjetesia behet realitet
kostumi i ngushte i mishit bie ne toke



....

Me pelqeu e gjithe poezia,por keto vargje ishin edhe te miat dje...sot...dhe nuk e di edhe per sa dite....

 


Postuar nga ingmetalboy datë 04 Qershor 2009 - 19:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream


....

Me pelqeu e gjithe poezia,por keto vargje ishin edhe te miat dje...sot...dhe nuk e di edhe per sa dite....

 



Edhe shiu ka kohen e tij. Bile ndonjehere sherben si katalizator per te shpejtuar reaksionet shpirterore. Por them shpejtuar mbasi nuk mund te krijoje reaksione te reja te cilat nuk ndodhen atje qe ne fillim.


Postuar nga IQVLORA datë 10 Qershor 2009 - 16:49:

Atje ku koha ndalon dhe perjetesia behet realitet
kostumi i ngushte i mishit bie ne toke.

Great,great Ing!Muza juaj eshte bere e teper inteligjente dhe e sofistikuar.Ajo sheh me modernitetin e saj edhe ne skutat me te fshehta te mendimit njerezor.
Te perqafoj me dashuri!


Postuar nga ingmetalboy datë 15 Korrik 2009 - 23:17:

Citatet e urtesise se mbledhur neper stuhi
si shkumba e dallgeve te detit u treten,
bashke me to dhe kembanat ligjeruese
shuan tingujt e pergjumur te se kaluares.
Vetem nje pusulle ne deren e hekurt,
prej diellit perendues te kuq si gjak,
zbulon fajtorin e kerkesave per clirim
tek nguroset ngadale si dragua alabastre
me veshtrimin drejt perendimit.

Hija fillon dhe zmadhohet derisa humb forme
nata dhe boshlleku kerkellimat shumefishojne.
Gjumi dhe enderrat vetmine largojne
duke shkaterruar embrionet e fundit
te pritjes se akullt qe nje emer te vetem peshperit.

Kembet e krevatit ngadale zhyten
nen dheun e bute te sapo germitur.
Kockat e vjetra te skeleteve te fshehur,
dergjen ne prehjen e varit te se kaluares.
Mengjesi buze te plasura vetem sjell.
Shikimi nga perendimi ngadale rrallohet.
Frymemarje shpirterore clirojne muskujt e ngurtesuar
nga alabastra e dragonjve dekorative.


Postuar nga Tulipani datë 16 Korrik 2009 - 04:48:

Ingmetalboy s'dua te te bej komente te teperta mjaftojne poezite e tua fantazi-ndjellese. Por dua te te pyes nje gje, po titujt? Nuk i ve shpeshhere ... nuk e di ti po mua me duken si mbajteset e celesave ndoshta dekorative por na ndihmojne qe mos i humbim


Postuar nga ingmetalboy datë 16 Korrik 2009 - 11:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Ingmetalboy s'dua te te bej komente te teperta mjaftojne poezite e tua fantazi-ndjellese. Por dua te te pyes nje gje, po titujt? Nuk i ve shpeshhere ... nuk e di ti po mua me duken si mbajteset e celesave ndoshta dekorative por na ndihmojne qe mos i humbim


Ve ne pah nje pike goxha intriguese kur flet per titujt. Titujt per mua jane epitafe varesh te cilat permbysin kupen e fantazise ose jane idhuj sporadike te amplifikuar perkushtimi...
Kesmet e nesermja nuk me fsheh vizionet e sotme.


Postuar nga ingmetalboy datë 16 Korrik 2009 - 11:25:

Me shperbe sot si kufij pa fare.
Ne syte e kaloresise kembesori humbet
bashke me flijimet e tij pavdekesi falese.

Ne fund te vizioneve te mija cliruese,
Aferdita mekon plaget e vjetra.
Kur une ndjeja frymen tende,
pasigurite e tua pershkonin gjithesine.

Me prit sot ne pragun e pavdekesise,
fundi i botes nuk na prek.
Ne fund te rratheve perfekte
shtyj cdo gje ne pjedestalin e lumturise,
per ty,
me ty.

July 16, 2009
1:25 am


Postuar nga briseide datë 20 Korrik 2009 - 04:12:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Fytyra jote ne mengjez
ndez flak e yje.
Jemi ne ata qe vendosim
krahet te hapim apo gjunjet te thyejme.
Ne jemi ata qe caktojme
kujfijte e turpit, lakuriqesise.
Une eca pazhure drejt fundit te imagjinates
dhe ngrita koken te shoh lart
diellin qe ngroh
te verteten e shenjte.
Cfare mora dhe cfare dhashe?
Cfare desha dhe cfare bera?
Damka e dhimbjes u vendos mbi mua
dhe kryet mu rrezuan shume poshte.
Pa u perpjekur te nxitohem
ndoqa litarin ngadale
dhe leshoj veten pa frike
ne renie te lire ne hapesire.
Ne ishim.
Ne jemi.
Sot shohim rreth e rrotull
dhe supet ngreme kot me kot.
E nesermja... hm e nesermja do te vije
dhe ketij shpirti do ti dale nje zot.


Postuar nga ingmetalboy datë 21 Korrik 2009 - 10:27:

Gjeta nje poezi te vjeter timen qe nga kohet e gjimnazit i think. Me beri pershtypje ndaj dhe vendosa ta postoj sot.

Dhe vetem per Tulipanin po i ve titull.


Nuk dua me t'ja di.

Ky cast qe kaloi,
ishte i yti a e di?
Mendja dhe zemra e damkosur,
u turbullua nga deti merzi.
Meriza e humbjes se pathene
e pritjes se lodhshme pashprese,
casti i keputur nga kenga
qe qan per ne me denese.
Je ti faji? Ndoshta jam vete?!
Kompleks i vjeter mendor,
apo fati nje nate pa hene
qe capitet sonabul me zor?
Po ti nuk mund te pergjigjesh
sepse shpirti koordinata nuk ka,
qe te goditet me shigjete
nga Kupido qe mbrapa nuk pa.
Tani dua vetem te fle
dhe me s'dua t'ja di,
per cfare mbrapa lame,
cfare humba une apo... fitove ti.


Postuar nga Fajtori datë 21 Korrik 2009 - 13:31:

Thumbs up

.


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.