| Forumi Horizont | Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Mbase edhe une duke lexuar deri ne kete ore,do achieve ate status qe ti ke....Por ate me te rendesishmin tashme e kam arritur,perkatesia e njeri-tjetrit......
P.S....kat,nice t'ju lexosh..:cincin
Rregulloj mbeshtetesen e karriges, volumin muzikes, dhe kercas gishtat...
Rruga e shkrimeve me ka derguar ne cdo skute te shpirtit. Duke filluar nga qoshet e erreta te degradimit shoqeror apo grahmen e fundit te romantizmit, fjalet e vrullshme te unit jane derdhur ne leter apo kode njeshash dhe dyshash. Ne kete udhetim cudiberes, kalimtaret e rastit nuk i kane kursyer epitetet e shumllojshme qe me kane zbehur, irrituar, trishtuar, por gjithashtu me kane falur buzeqeshje, vetkenaqesi dhe pse jo gezim shpirteror. Kam turbulluar ujra te qeta, kam germuar ne varreza te shenjta, kam udhetuar naten lakuriq, jam perpjekur te shoh pertej portretit te pasqyres, kam zbehur te bardhen e lemuar dhe kam fryre me gjithe force rrjetave te merimangave.
Shume me kane quajtur te depresionuar, foshnjerak ndjenjash, punk rebel qe nuk ka haberin e botes apo mjeran qe ka humbur besimin ne njerzimi. Ndoshta mbasi boja e mendimeve te mia nuk derdhet me per te lartesuar virtytet e larta te njerzimit apo per ti thurrur elegji dashurise. Cfare tjeter mund te presesh nga nje pjelle e gjenerates-y? Ndoshta dicka eshte vertet e thyer ne mekanizmin tim te te menduarit dhe shiriti i ideve ngecet perseri e perseri ne anet e erreta te galaktikes njerzore. Atje ku shume nuk guxojne te shkojne mbasi vrima e zeze e depresionit fshihet mbas cdo kthese dhe nje hap i pamenduar shnderrohet ne nje bilete pa kthim ne Odisene e trishtimit.
Por sot po ju them qe une e DUA JETEN. Dua cdo frymemarje, cdo hap, cdo grimce magjie qe Jeta na fal. E dashuroj kete dhurate te pacmuar qe me eshte falur ne nje menyre perfekte. Perfekte ne te njejten menyre si hapesirat blu te detit kur puth qiellin apo bulezat e veses ne fijet e barit. Perfekte si lulet e nje molle kur celin papritur nje mengjes pranvere apo perendimit te diellit ne nje dite pa re. Perfekte si nje pikture ekspresioniste qe te ben te ndalosh dhe te ulesh apo si nje melodi nga "Flauti Magjik" qe te ben te heshtesh dhe te mbyllesh syte. Perfekte si buzeqeshja e nje vajze kur per here te pare ndjen zjarrin e dashurise apo si dora e ngrohte e nje nene kur perkedhel ballin e femijes para se te dorezohet gjumit. E dua jeten me gjithe plotesine qe mbart dhe urrej cdo tjetersim te madheshtise se saj ne fragmente te mbytyra nga subjektivizmi egoist. E dua jeten edhe kur humbas neper obeliske ogurzinj dhe papritur ndjej forcen e saj te me pushtoje dhe ne fundin e honeve te deshperimit. Nqs e mendon nuk mund te prekesh tabanin e dhimbjes nqs nuk ke kapur kulmin e lumturise. Gjithcka ka nje te mire dhe te keqe apo jo? Nje fillim dhe nje mbarim? Nje pol negativ dhe nje pozitiv? Ndaj nqs une ndodh qe te shoh kahun negativ te ererave te jetes mbrekulli atehere kjo do te thote qe dikur kam perjetuar kahun tjeter pozitiv ose ndoshta ky perjetim do te ndodhe neser dhe une do te bie ne gjunje dhe te filloj pakuptuar as vete se si, te falenderoj Krijuesin e Jetes. Ne cdo udhetim ne rruget e vetmise apo flaket e mundimit, ne cdo tronditje te urrejtjes apo mocal te trishtimit, kujtimi i diteve te bardha me mekon plaget dhe aroma e bekuar e Jetes ndjehet perseri ne flegrat e hundes duke mjekuar cdo plage qe e djeshmja mund te na kete sjelle.
Cdo hap qe marr, cdo faqe qe mbush , cdo mendim qe cukit diku me siguron me teper qe edhe ne frutat me te hidhura te se keqes, pema e drites egziston dhe eshte vetem nje kthese larg.
April 20, 2008
ingmetalboy
Bukur, Ingmetalboy 
Vertet dicka qe ja vlen te lexosh. Great ingmetalboy...
Arti i te shkruarit perbehet nga formulimi dhe ndarja me publikun. Ne keto shkrime te dyja perputhen pa e kuptuar. 
Amour, Demokrate dhe Fajtor.
Thanx qe ndaloni per te lexuar shkrimet e mija. Shpresoj qe t'ju kete pelqyer. Gjithashtu shpresoj mos mos kam zhgenjyer ndonje.
jam per pak dite pushimi ne mexico tani,.po hapi pak laptopin, i premtova vetes se sdo hy ne forum, po smoke nje cigare, nga balkoni i vogel i ktij hotelit, kam nje view fantastik te oqeanit...ky shkrimi i bukur i imgetalboy me preku pak, sidomos ato fjale E DUA JETEN, sidomos kur fjala suicide perseritet shume here ne trunin tim, me ndihmon te bie ne nje gjume te thelle.
po mendoja sikur te dija te shkruaja bukur si ky djali imgetalboy, do pershkruaja nje mbasdite te bukur si kjo, e mbushur me emocione.
tani po shkoj kayaking, kjo po me merr per dore pothuajse, si nje femije, qe ta shojoj ket dite te bukur.
akoma nuk e kam falenderuar ket vajze, kyt njeri te persosur, qe s'kerkon asgje, vecse une ta shijoj pak jeten. as nuk e kupton se cfar po shkrauj tani, ne shqip.
i turn around and smile, lets go i say, trying to lead, not knowing where i'm going, not knowing the next step, not knowing what life has in store for me!!! i keep wolking into the unknown, the only thing i have known so well.
Ne fakt te vish ketu domethene te DITAROSESH. Pak a shume i ngjan nje rrefimi tek prifti qe une e kam pare vetem neper filma. Ka dhe nga ata dallkauke qe e kane provuar realisht, por jam me fat te gjendem tek "ditari" dhe te mos gjykohem si ofendues nga fetaristet e rradhes.
Ne fakt e gjithe kjo jete eshte nje ekuacion i pazgjidhur qe avash avash i gjenden faktoret. Femrat zakonisht pelqejne meshkuj me ekuacione te zgjidhura, qe ti hyjne ne forme X-i dhe ti dalin matane me pjellje te perfunduara. Ah c'lumturi femerore te jesh nje Ypsilon i zgjidhur.
Por ka dhe femra ndryshe, ashtu sic ka dhe meshkuj ndryshe, ashtu sic ka edhe ekuacione te veshtira. Here pas here perballem me realitetin, me tregun e seksit tjeter. Kjo mund te qelloje ndonje party, pub apo diskoteke. Di vetem qe ciftet e martuara i evitojne keto ambjente sepse eshte e veshtire ti perballojne. Me se shumti jane njerezit plastike qe i hyjne ambjenteve te tilla. Te tille ka plot sot, madje modernizmi karakterizohet nga plasticiteti i te gjitha moshave. Ajo qe mungon eshte dialogu i qarte mes qirjeve okazionale dhe qirjeve tradicionale. Ketu qendron dhe klecka mes brezave, te cilen ne mundohemi te fshehim me bindjen se e dime cfare po bejme. Ne fakt e kuptojme shume vone qe jemi femije te rritur, qe si cdo femije nuk e di cfare ben dhe ku shkon. Ndjekim hormonet dhe nuhatjet spermo-vezore qe na cojne ne epshe te imagjinuara. E ne fund ato epshe mbajne gjalle raportet tona unike, gjoja besnike, ku perfundojne shumica prej nesh.
Qepare po vezhgoja nje femer. Me luhej me te. Jo per te tronditur raportin e saj me mashkullin fiks, sa per te shtuar nje pengese drejt njohjes se nje mashkulli tjeter. Me luhej nje hap me tutje sesa lojerat olimpike normale. Me luhej me deshiren e saj per tu tundur para nje mashkulli te paidentifikuar qe e bente te ndihej femer. Dhe te mendosh qe mashkulli fiks ishte para saj, ulur ne karrige. Sa me pelqente ajo ide, pra rritja e kufirit te saj per te dale nga ai mashkull fiks. Ose me sakte me luhej mashkullisht me deshiren e saj femerore per te qene e deshiruar. Prandaj cdo shikim qe merrte ishte nje ftese drejt nje bote tjeter, larg asaj qe kishte, nje hap me shume se mundesite e saj, tutje atij pelqimi bythesh qe ia vlenin vertet. Te mesosh ekuacionin tend eshte dhe keshtu, teksa luan me ekuacionin e ndonje femre te pazgjidhur qe mundohet te shperbehet/shkèrdhehet nga nje ligj "i forte" matematike.
Moderatori mund ta fshije nese ky mesazh eshte ie papershtatshem.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Aman,mos e fshini postimin e fajtorit...

P.S: Intonacione te tilla neper germezime,me lejojne te bej lidhje personale me penen e te pakrahasueshmit tim...
| Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.