Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
E kush mundet te me perballoje mua ne vrullin tim? Pyetja qe i bej gjithmone vetes. Konkluzioni qe nxjerr eshte- askush, sepse do duhej te ishte si une.
....
Po he te lutem mi perkedhel pak floket.Po he mo he, se s'me ze gjumi te betohem.
Ka filluar te me vervitet faktori “hallakatja” rreth e rrotull.Kam filluar te bej gafa ne seri.Po filloj ti rendis. Hapjen po ta bej me frazen "nuk behet lidhja 3she me patate" ndersa e 2ta eshte : "kush eshte E 11"? Shpjegim = ndersa drekonim, duke bere nje bisede per telefonatat qe mund te
besh ne te njejten linje une e futa nje zarzavate ne mes. Kurse e 2ta. tek beja numerkryqin duke futur germen E ne kutite nr 11 e mundohesha te degjoja
bisedat e motres dhe kusherires, kur me del nje njeri i panjohur une bej kete pyetjen e mesiperme. Truri im tashme fokusohet me nje veprim e nuk eshte me efikas te kryej veprime te tjera pernjeheresh.
Erdhi periudha kur flas percart. Me duket se quhet astinence kjo! Po ku ma gjeti xhanem?! Pikerisht tani ne prag te studimeve. e ndersa mmamit i eshte fiksuar qe lengjet bejne mire per memorien, e shtrydh portokalle e sill leng molle... Po c'lengje te shkretat! Mua pas nja 2 oresh studim sec me hipen nje deshire e cuditshme edhe kulmi eshte qe kam librin e drejtesise internacionale ne dore! E nese ndonje cift lexon libra mbi seksin apo sheh filma pornografike per te zgjeruar horizontet e tyre erotike, amore do provojme njehere me librat?!!! e sheh sa jam budallepsur. Ama edhe ti e ke nje pjese te fajit, Po kush te tha te shfaqesh neper libra e mia, po me ler pak te qete!
Nejse ...para nja 2 javesh pata idene e bukur te nxihesha pak me ato gjerat artificiale meqe dielli na ka lene shendene. Herae pare qe beja nje "lampada"llampe thuhet ne shqip Zbulova te vuaja pak me klaustrofobi, se sapo hyra ne ate kabinen sec me hipi nje si gjendje ankthi. E mire qe kishte thene ajo e qendres estetike te mbaja syte mbyllyr, se une naaa syte si poç, duke pare minutazhin qe kish mbetur. Si perfundim: pervec skuqjes se trupit mu skuqen edhe syte.
Ej e di qe po me vjen pak gjume tani!! Po he mo se s'jam gjumashe. Po cti bej une qe duart e tua ne koken time jane jane si ajo puna e kamomilit. He he se vetem pak do flej, po me ler te ze pozicionin tim te gjumit ndryshe s'gjej rehat. Hajt te te puth pak. Une rufjane?! E mire jam rufjane!
ps. ciao ana ciaoooo
hahahahah eh mi durrsake ta dish ti sa te tilla bej une ne dite. Por jane aq shume sa nuk i numeroj dot . Di vetem qe kolegeve u eshte shtuar jeta kushedi sa mijera vjet nga te qeshurat. e nejse
e bukura eshte qe i them me seriozitet.Sot s'di pse sa here fle pak dhe jam gjysem sonambull, rruga per te mberritur ne shtepi me duket me e gjate se ajo e magelanit.zakonisht ngaterrohen stacionet e autobusave.
Ose zbres nje stacion me perpara ne metro dhe pastaj nga turpi ngjitem lart dhe pres gjasme tramvajin. Por meqe zakonisht nuk e kam mendjen, i hypi atij te gabuarit dhe vec kur permendem dhe zbuloj qe ne vend t'i afrohem i jam larguar shtepise. eh i ka jeta keto
Tani kam qef te bej ate shenjen me dore qe bejne fituesit YES YES YES YES YES Preket qielli? Sapo e preka. Kush tha qe nuk mund te preket?
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Tani kam qef te bej ate shenjen me dore qe bejne fituesit YES YES YES YES YESPreket qielli? Sapo e preka. Kush tha qe nuk mund te preket?
![]()
Ja dhe dasma mbaroi....
As vete se kuptova gjithe ate stres, te bjere tjetra 3 kile sepse do martohet?? Mire une por dhe A u dobesua goxha...
"Sot eshte dita me e lumtur e jetes tende, duhet te qeshesh.."- me thoshte parukierja ndersa me rregullonte"
-Aman,- i thosha- mezi po pres te vije darka qe te heq llastiqet e kokes se vdiqa nga floket, pale ky fustani sa i rende...........uffaaa.
Po nejse, tre dite ishin te shkretat, bera durim ne cdo gje,
Ehh, s'ishte e lehte per mua kjo ceremoni...kot nuk thone qe gezimi dhe hidherimi jane bashke..Nje muaj beri daja im qe nderrroi jete, data ishte prere dhe nuk mund te shtyhej, keshtu thane te gjithe, keshtu u be, me dhimbje dhe gezim, u pertyp gjithcka..Ime më e kishte më te veshtire..Sapo hyra ne lokal te shtunen, mami me tezet filluan te perloteshin, ca per mua ca per ate qe s'mundi te ishte midis nesh, u perlota dhe une dhe u perpoqa te mos derdhja lote sepse me prishej grimi...
Eh se pata te lehte, i lutesha Zoti te me jepte durim dhe e kaperceva....
Gjendja shpirterore me ishte perzier, te mendoja se me ne fund po martohesha me njeriun e endrrave, ishte teper e bukur dhe emocionuese, por tek shihja syte e perlotur te mamit, te cilet perpiqeshin t'i fshiheshin veshtrimit tim....ishte e dhimbshme....
E diela kaloi me bukur, qielli shkelqente, edhe une duhej gjithashtu...
Momenti qe erdhen per te me marre ishte me i prekshmi...
Mami nuk qau dhe me jepte kurajo qe s'duhej te qaja, por ime moter u tregua zemerpule dhe me beri te nxirrja ca lote nga kafazi i kraharorit i cili gulconte se nga cfare corbe, as vete se kuptoja.....
Tek zbrisja shkallet e pallatit, tek i cili kisha ardhur 4 vjece, me vinin ndermend lojerat me peta aty te kati i pare, femijeria dhe gjithcka....
Nje nder momentet me te bukura ishte dhe ndalimi ne xhamin e qendres, hyme te dy duke bere pak lutje te Madherishmit...Njerezit aty rrotull, ndaluan duke na pare e duke na pershendetur....
Ishin dite te vecanta; sa shpejt kalojne ditet, vitet, jeta, gjithcka si nje enderr magjike, kjo eshte jeta, si nje ylber, e bukur per disa, por e shkurter per te gjithe.....
Isra te trashegohesh e me jete te gjate e te lumtur. Jam shume e gezuar per ty. Kushedi sa emocione ke patur. Kur te kesh kohe shkruaj pak me shume detaje. Ti e di qe martesa eshte endrra e cdo femre, te gjitha e imagjinojne ne njefare menyre dhe e perjetojne ndoshta ndryshe nga c'e kishin enderruar, me fuqishem me te lumtura me me emocione.
Ditari im sot: Sot nuk kam nevoje te bej cmenduri. Sot jeta me eshte shfaqur me gjithe cmendurine e vet. Nga njera ane nje lindje shume e deshiruar dhe shume e pritur qe te fal shume gezim, nga ana tjeter shume trishtim dhe hidherim per nje jete po e vogel qe lufton te zgjase ditet e saj, qe lufton per t'u cliruar nga prangat e ... nuk dua as ta mendoj me.... dua qe te largohet nga me te shumedashurit e mi. dua qe te na lere te qete te jetojme me ato kushte qe na ka ofruar kjo jete e cmendur, dua qe te mos shfaqet me me kthetrat e saj. S'dua tja degjoj me emrin... ate emer te tmerrshem qe ka, ate emer qe i shkuli nje nga nje shume njerez qe kam patur dhe kam ne zemer.
Isra u trashegofsh. Jete te lumtur dhe u plakshi bashke.
Mendoj se do kesh qene me e bukur se borebardha e perralles!
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 25 26 27 28 29 30 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.