Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 » Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Poezi per ty (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7973)
E pres me padurim
castin qe te takohem me ty
Dua te te puth buze e sy,
dua ta shuaj kete mall
qe po me djeg per ty.
vetem atehere shpirti im do te kete qetesi
se te gjeta ty shpirti im
dhe te cmuaren dashuri.
per kacurelen
Sonte vetëm yjet në qiell më bënë shoqëri, përpiqesha të të parafytyroja, por, kot... TY s'të shihja askund, ishe tretur në errësirë... Ahhh sa kisha dëshirë që të takoja mbrëmë e të ç'malleshim... Por, si duket vështirë e kam t'i shpëtoj skëterrës që po më përcjell në çdo hap dhe ngadal po më bëhet pjesë jete... Megjithate, unë ende po qëndroj dhe do përpiqem të qëndroj e fortë në shpirt... E tillë dua të mbes, se kam besim në TY dhe në sytë e t'u që ndjejnë plot vezullim, plot dritë shprese, edhe pse për momentin të vetmin ngushllim i kam fjalët e tua që m'i dërgon nëpërmjet postës elektronike... Unë vazhdoj e vazhdoj të të pres, por s'di deri kur do mundem kështu!!!
mergimi
ceshte mergimi thoni ju
gjeja me e veshtire ne bote
pergjigjem une
ndoshta ju keni ndier
ndjenja deshperimi por
mergimi eshte
nje kenge nje kenge vajtimi
kjo thenie me vjen ndermend
"Balta eshte me e embel se mjalta
po e kuptoni ju vertete
cdo te thone keto fjal te arta
ndoshta jane pa kuptim
por keto jane ndjenjat e
nje njeriu ne mergim.
Ndjej se pa ty , vdes.
Pa syte e tu qe me ngrohin, humbas shikimin e syve te mi.
Pa buzet e tua, humbas zerin tim.
Pa duart e tua, nuk di c'do te thote te prekesh.
Ti je zeri im, shikimi im, trupi im.
Zemrat tona nuk duhet te ndahen....dhe eshte kjo qe po ndodh
Ndjej se pa ty vdes, sepse ti je jeta ime. Duke humbur ty, humbas edhe jeten.
S’ka nate qe syri te mos qaje. Mungesa jote me sjell vec dhimbje. Ku shkuan ato fjale, ku shkoi ai shikim qe me jepte dashurine?. Me mungon jeta ime! Sa me fjale nuk e them dot! Merre zemren e coptoje qe me kurre te mos derdhe lot.Trupin im hi te behet, ne te nje lule do te mbije, ai eshte shpirti im qe jeton vec per ty.
per kacurelen
Dua te shfaqem ne qiell, ku aty poshte jeton ti dhe te zbres prane dritares tende, e te filloj te kendoj per dashuri. Jam i sigurt qe do ta njohesh zerin tim duke pare syte qe shkelqejne ne errsire doren do zgjas dhe do te shtrengoj fort ne krahet e mi. Fluturumin do marim atje ku s’ndodhet njeri, vetem une dhe ti ne perjetesi....
Ti...
Ti veq mua me thuaj TE DUA
asnje tjeter mos dashuro sa mua.
Ti gjithmone per mua mendo
kurre nga zemra jote mos me largo.
Ti dashurine tende mua ma fal
Eja i dashur se po te pres me malle.
Ne zemren tende mos lejo te hyj tjeter njeri
se ti linde per mua dhe une linda per ty.
Ti mos lejo qe tjeter emer te zere vendin tim
Te siguroj o engjell se asnje ste don sa ky shpirti im.
Vetem une jam me lot ne sy,
askush sdo te doj sa TE DUA une ty.
Zemren time mos ma lendo qe ne rini
Me mire eja dhe me vrit vete ti.
ti e di qe une TE DUA
prandaj dhe ti me duaj vetem mua.
Kete nate
Sikur te ishim bashke te dy
te te puthja buze dhe sy.
Kjo nate sdo te kishte mbarim,
sikur te ishim bashke o shpirti im.
Kete nate vetem nje gje kerkoj
vetem buzen tend te shijoj.
sikur neser le te vdisja
vetem ty kete nate te prisja.
Sdo kish mundur dikush te na ndale
Pa shuar kete dashuri dhe malle.
kete nate dhe yjet do te gezonin
dhe shpirtat tone do te kendonin.
dhe hena me shume do te ndriqonte,
Sikur kjo nate neve te na bashkonte.
Kjo nate do te kishte vetem nje emer
sikur te ishim bashke o zemer.
Do te shtrengoja ne krahet e mi,
si dy zogj do te fluturonim te dy.
Kjo nate cdo gje do kish tjeter kuptim,
Po te ishe ti prane kraharorit tim.
Ne syte e mi pikoj lot,do te bej rruge te gjate sonte per te ardhur tek ti shpirt, te rrjedh nga syte e tu gjer tek buzet,aty te treteten bashke me puthjen per ty....
Lulet e pranveres shume shpejt u thane
dallendyshet iken kengen ne mes e lane.
Qielli sonte veq po nxin
mua si akull po me ngrin.
Iku dhe vera pa u ndjere
Me iken lulet pa u marre ere
erdhi dimri plot shi dhe stuhi.
Po me fut te gjelle ne dhe te zi.
kur tek une te nisesh me ardhe
ne dore mer nje tufe lulesh te bardhe
dhe tek varri ti mi bje
se i mar dhe pse jam nen dhe.
Kur te afrohesh tek varri im
thirre fort emrin tim.
Por lot mos lesho mbi varr
Por mendo se TE DOJA kur isha gjalle.
Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 23 24 » Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.