Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)


Postuar nga iliriusa datë 14 Dhjetor 2008 - 07:33:

Filloj e shkruaj ngadal, lehtazi, me qetesi...
Kam kaq kohe qe i kam braktisur shkronjat edhe tani kam frike se me urrejne per vetmin qe i rasa ne fytyre me dhune... me indiference, pa meshire....
Nuk e di me nqs mundem ta perkthej te timin shpirt ne nje leter. Ndoshta u lodha duke i gdhendur renkimet e tij me shkronja, a ndoshta u lodh ai. S'e di! Por me duket se kam harruar nje gjuhe te shenjte e here here ndihem e shurdher. Shpirti im s'me flet. Une s'i flas. Qendrojme ne vetmi, ne prani te njeri - tjetrit. Degjohen zhurma. Dyer qe perplasen e lene pas kushedi sec njerez, kushedi sec fjale e c' ndjenja..., e ne prap qendrojme aty. Une mbeshtjell gishtrinjte e njeres dore me tjetren ne prehrin tim. E ndjej qetesin qe vozit perreth si te ishte nje qenie e gjalle. Qetesia merr fryme, ashper pa ndrojtje, e eger, pothuajse e dhuneshme... e une ulem aty ... kam harruar sesi te flas... shpirti ka harruar se kush jam une. E qendrojme te dy te ftohte ne krahet e njeri-tjetrit. Ul koken ngadale as vete s'e di c'kerkoj, as vete s'e di pse kthehem serish... ama...
Zot c'qetesi!


Postuar nga roke datë 20 Dhjetor 2008 - 16:46:

....ndrysho kendveshtrimin e te parit dhe te menduarit te gjerave qe te rrethojne e te kane rrethuar.Jo cdo gje e "keqe" te rrethon vetem ty.Shprehe dhe gezimin ne shkronjat e tua.Mos i ler monstrat te te mbajne peng....


Postuar nga iliriusa datë 27 Dhjetor 2008 - 10:04:

Fjalet vazhdojne te na lene ne balte. Perpiqemi me kot ti japim ngjyren e duhur, format e duhura, kthesat e ashpra apo te buta, aromat delikate e esencen e paster te ndjenjave..., fjalet gjithemon bien pre e vetevetes e leshohen thatazi ne flete edhe thyhen. Gjitheseicili ka nje monster brenda vetes. Cdo monster ka nje tjeter emer, ose disa emra. Nje forem ose disa forma, nje trup ose disa trupa, nje gjymtyre ose me mijra. Nuk e njoh te tendin monster, nuk e njeh timin. Shpeshhere dikush shfaqet nga turma edhe perpiqet ti japi nje pergjigje te ceket nje problemi te thelle, nje shikim shpjegues nga ana e rruges nje endrre qe kaperthehet tek temthat e tu e nganjehere e ke te veshtire ta shkulesh prej lekures.Ti shikon, merr fryme thelle, edhe brinjet clirohen pakeza ne perpjekje per terhequr nga rrenjet e shpirtit fjalet e duhura. Ndonjehere teksa ndjen ajrin te arratiset lehtazi prej mushkrive pertyp pjeseza te shkeputura rrenjesh. Ne menyre qesharake zgjat gishtrinjte tek buzet, zhvat copezat e shpirtit me mollezat e gjishtrinjeve edhe fillon ti vendosesh mbi leter, i rrotullon verrdall, i forcon ne kavitetet e ndrydhura te rrenjeve perbri, i leviz djathtas, pak me lart, i shtyn pak ne te majte derisa me ne fund gjen pozicionin perfekt e formon nje shkronje. Vazhdon me kembengulje derisa formon nje fjale, me pas nje fjali, e nje paragraf, e nje monolog te tere. Te tjere sy e shohin, e lexojne...s'arrijne ta kuptojne aspak. Monstri nuk me sundon mua, monstri nuk me ka zene ne lak, monstri perkundrazi perpiqet gjithemon te me fitoj e nuk mundet. Perplaset me kokefortesin time, me kraharorin femeror qe merr fryme me shpejtesi, perplaset me shpirtin qe e thyhen e shperdredh cdo dite por qe rilind te nesermen. Sterzgjatet ne rrezet e para te diellit, shterhiqet si shkendije e verber e tij...edhe monstri hungerine si bisha qe eshte, mbllacitet si goja e shemtuar qe mbart...
Fjalet gjithesesi na lene ne balte.Shikimi i ceket e indiferent i kalimtarit perbri qe s'arrin te prek as siperfaqen e shendritshme te shpirtit tend, s'eshte asgje me teper se nje monster me shume. Nje monster i vockel, i parendesishem....hmmm...me mire mos ta nenvleftesosh mund te marri permasa monstruoze nje dite.
Gjithesesi, fjalet na lene ne balte. Pertyp ne vetevete mendimin qe me kthehet serish ndersa ngul thembrat ne balten e erret pertoke....
Hmmm...dimri mbjell kaq shume monstra...
I degjon?


Postuar nga roke datë 27 Dhjetor 2008 - 12:25:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
[...
Fjalet gjithesesi na lene ne balte.Shikimi i ceket e indiferent i kalimtarit perbri qe s'arrin te prek as siperfaqen e shendritshme te shpirtit tend, s'eshte asgje me teper se nje monster me shume. Nje monster i vockel, i parendesishem....hmmm...me mire mos ta nenvleftesosh mund te marri permasa monstruoze nje dite.
Gjithesesi, fjalet na lene ne balte. Pertyp ne vetevete mendimin qe me kthehet serish ndersa ngul thembrat ne balten e erret pertoke....
Hmmm...dimri mbjell kaq shume monstra...
I degjon? [/B]


...nqs ti i konsideron njerezit monstra eshte pune tjeter.cdo njeri prej nesh eshte i lire ne vendosjen e epiteteve.
...Je gabim.Njerezit e ndertojne boten gabim dhe jo e kunderta.kryesorja eshte te dish ti rrotullohesh kesaj bote,ti lesh menjane inatet se ato te erresojne shpirtin dhe mendimin dhe pastaj fut te gjithe ne peshoren tende te pagezuar nga TY me emrin "Monster".
Personalisht per mua,"kalimtarin indiferent" ske as te me nevleftesosh as te mbivleresosh, s'te shkrova per kredite,thjesht ngaqe lexova kete temen tende dhe pashe qe ne asnje nga shkrimet e tua ketu nuk mbizoteronte frymezimi,jeta,aroma,e qeshura,por vetem vetulla te ngrysura dhe inate te vjetra.nqs duhet te jesh membership i kesaj faqe per te shkruar ose nqs te bezdis mendimi im une te kerkoj te falur....


Postuar nga iliriusa datë 28 Dhjetor 2008 - 08:30:

Shkrimi im i mesiperm ishte me teper nje 'monolog retorik' nqs mund ta quaj keshtu sesa nje pergjigje ndaj teje Roke.


Nuk i konsideroj njerzit monstra, te pakten jo te gjithe perndryshe do te kisha humbur shpresen tek kjo bote. Per te te shpjeguar ate cfare desha te thosha do te ishte pak e veshtire por do te perpiqem me aq sa mundem. Ti u fute ne kete teme edhe dhe nje koment te cilin ke cdo te drejte ta japesh, ama nuk do te thote se ti arrin ta kuptosh drejte sec perfaqeson kjo teme. U perpoqa te te shpjegoja ne paragrafine e shkurter me siper por nuk me kuptove. Tematika e kesaj teme eshte pakez me e thelle nga c'e konsideron ti. Nuk eshte aq e thjeshte edhe nuk mund ta marresh lehtazi e cektazi edhe te me konsiderosh si nje person qe ve epitete sipas deshires edhe i quaj njerzit monstra edhe boten te mbrapsht.

Kjo teme u krijua prej meje me qellimin qe te ishte nje deshmi sesi njeriu lufton per te ndenjtur ne shpirt i paster apo per tu bere njeri me i mire. "Monstrat" apo "Monstri" i kesaj teme mund te jete gjithecka e gjithekush. Dyshimet, frikat, medyshjet, udhekryqet.... cfaredolloj ndjenje qe te prek e te trrullos qetesine. Cdo njeri, i njohur a i huaj... cdo kalimtar qe me nje fjale a me nje gjest mund te te shqetesoj apo prek, apo trondit. TI nuk je 'kalimtari indiferent' i kesaj teme. Ishte nje epitet i pergjithesuar njesoj si edhe mostri.

Frymezimi te cilin sipas teje me mungon, me lejo te te kundershtoj, besoj e kam pasur ne cdo paragraf qe kam postuar ne kete teme. Frymezimi mund te kete ngjyra te ndezura e te zjarrta e gjithashtu mund te kete edhe ngjyra te hirta e te vyshkura. Edhe aroma e shija e hidhur nuk mund t'i a heq ndjesin nje ndjenje apo nje momenti. Frymezimi eshte amorf edhe cdo shkrues gjen stilin individual per ta gdhendur.

Gjithemon e kam pasur me te lehte qe te shijoj momentin kur jam e lumtur edhe te luftoj depresionin apo momentin e trishtuar e te hidhur duke shkruajtur. Eshte menyra ime e vetembrojtjes e per kete nuk kam as pse te shfaqesohem as te shpjegohem. Plus qe ti harron temen qe po frekuenton. Titullohet "Monstra ne shpirtin tim", edhe eshte nje lufte e pafund ndaj gjitheckaje qe te ndrydh, doemos qe do te flasesh per fara te tilla. Jam dakort me ty qe njerzit e bejne boten sic eshte....ama edhe nje njeri i vetem mundet ta ndryshoj boten. Jane te nderthurrura te dyja, bota edhe njerzit. Influecojne ne menyre te ndersjellte, dikush me shume e dikush me pak.

Ka tema te tjera ne kete forum ku une shkruaj edhe per momente te bukura... gjithesesi eshte e drejta ime te shkruaj per cfare me terheq vemendjen me teper. Nuk mendoja se menyra ime e te shprehurit shqetesonte, bezdiste apo ofendonte dike. Nqs po, ishte e paqellimshme e i kerkoj ndjese kujtedo te cilin kam influencuar ne menyre te tille.

Inatet e vjetra nuk e di ku i sheh. Bota eshte me e komplikuar per disa e me e thjesht per te tjere. Menyra se si e shohim veteveten edhe te tjeret e percakton sasine e komplikimit apo te thjeshtesise. Koklavitja e esences sone si njeri krijon shumellojshmerin e larmin e individit..., na vecon nga tjetri, na jep nje emer personal, na nderthur nje univers vetjak. Mos kerko falje qe more pjese ne kete teme, tema eshte e lire...mendimi yt nuk me shqeteson...
Thjesht u pergjigja me monologjet e mia qe s'bejne as pyetje e as pergjigje. U nisa nga nje brerje e imet ne ndergjegje, e shkruajta per friken e dyshimin se kisha harruar te 'shkruaja', ishte nje monster i vockel e si te tille e mbertheva prej fyti edhe e gozhdova ne kete teme. Kjo nuk me kthen ne viktim, e as me percakton si njeri qe s'e njeh te qeshuren e si sheh ngjyrat, perkundrazi. Me percakton per nje njeri qe cdo te vertet kerkon ti japi emrin qe duhet. Ta shtjelloj e ti gjej rrenjet ku i ka hedhur, qe neser te mund ta dij nqs i ka frytet te embla apo te hidhura.
Gjithesesi u zgjata si teper. S'ka rendesi... s'eshte e nevojshme te lexosh gjithecka shkruajta... eshte thjesht nje monolog... neser fryne era e mbart te tjera fjale, te gjitha mbartin te vertetat e tyre, dosido na lene ne balte...


Postuar nga roke datë 28 Dhjetor 2008 - 21:02:

hmmm....kete fjaline tende te fundit do ishte me mire te shkruhej nga fillimi se une e lexova shkrimin tend.nejse.
Nuk e di ne ke luajtur ndonjehere mega million. Duhet te gjesh 6 numra qe te behesh milioner.Por problemi qendron se kombinimet e atyre numrave jane shumehere me shume sesa e gjithe popullsia e amerikes te luaje.Keshtu dhe menyra e te te interpretuarit te shkrimit tend nga ty,une tjetri e shume te tjere mbrapa tjetrit.Une nuk te mohova ose te ndalova frymezimin dhe e di qe frymezimi qendron dhe ne aspektin "pozitiv" dhe ne ate "negativ".As nuk te kerkova llogari(dhe skam pse)pse te shkruash ne kete forem bardhe e zi,sikur je tifoze me JUVENTUSIN.une thjesht hodha ate cmendova konkretisht per shkrimet e tua dhe me menyre te thjeshte ,pasi gjerat mund te shpjegohen dhe me "rrugen siperfaqesore " timen.Une nuk te thashe se nuk eshte percjelle me frymezim ose pa "takt" letrar tema qe ke hapur.Perkundrazi ke perdorur nje stil te admirueshem,nje performance,cdo fjali ehste e thurur shkelqyeshem ne menyren letrare e artistike.Veshtrimi im ishte thjesht ne planin real,por e kundershtoj ate qe thua se e kap ne siperfaqe se cfare shkruan.Mgjth shkrimet e tua ketu, vecanerisht per letersine kane qene te nje shkalle te larte nuk mohohet kjo gje.SO....hate dhe game,not the player....

ps. te me falesh per ndonje gje nqs te trazoj mendimin tend...


Postuar nga iliriusa datë 28 Dhjetor 2008 - 23:22:

Citim:
Po citoj ato që tha roke


. ne asnje nga shkrimet e tua ketu nuk mbizoteronte frymezimi,jeta,aroma,e qeshura,por vetem vetulla te ngrysura dhe inate te vjetra.nqs duhet te jesh membership i kesaj faqe per te shkruar ose nqs te bezdis mendimi im une te kerkoj te falur....



Ok Roke po ta shkruaj ne fillim nuk eshte e nevojshme te lexosh deri ne fund cka kam shkruajtur.
Ke cdo te drejte te komentosh, ta thashe edhe ne mesazhin e mesiperm. Por sic komentove ti, komentova edhe une. Edhe sa per frymezimin.
Pikerisht ketu ne pjesen qe kam cituar nga ty lexova ne komentin tend se nuk ka mbizoteruar ne asnje nga shkrimet e mia frymezimi.
Gjithesesi realiteti eshte dhe mbetet relativ. Keshtu edhe shkrimi e ajo cfare dikush mund te thote apo deshiron te thote nepermjet tij. Gjithesesi mua nuk me bezdis kur njerzit shprehen mbi ato cka shkruaj, qofte pozitivisht qofte negativisht. Te dy llojet e komenteve te mesojne dicka. Por desha te komentoja mbi ato cka the sepse the
Citim:
Roke :Jo cdo gje e "keqe" te rrethon vetem ty.
edhe ishte dicka qe tingellonte sikur une te isha nje 'qaramane letrare' qe i duket vetja viktim e kesaj bote edhe se gjithecka e keqe i ndodh asaj. E desha te qartesoja qe eshte e kunderta. Kaq.
Te falenderoj per fjalet e mira qe the ndaj menyres sime te te shkruarit!
Gjithe te mirat!

Ps. I don't hate the game. I don't hate the player. I just play the game like a player!


Postuar nga NS-6 datë 25 Tetor 2009 - 03:37:

do qendroj ketu ne heshtje, ne kete cep te erret dhe thjesht do te te vezhgoj...nuk ka gje me te bukur se sa te jesh nje spektator ne gabimet e tjetrit dhe te qeshesh pa ze tek e sheh tek fajeson veten! per sa kohe ajo ceshtje nuk te perfshin ne menyre direkte, drejton gishtin drejt tij dhe e fajeson me te gjitha gabimet e mundshme! fillon te improvizosh skenare te ndryshme se si mund te kishte shkuar ceshtja dhe ironia behet e mprehte.
do te te vezhgoj tek do ecesh perpara dhe do te jesh i lumtur dhe ne heshtje do te te uroj te te ndodhe dicka e keqe! fundja kjo eshte natyra ime dhe se vetem keto ceshtje e bejne intersante vezhgimin...cfare gjehet interesante tek personat e lumtur? asgje!
tek te deshperuarit mund ti gezohesh loteve te tyre, deshtimeve te tyre, aftesive te tyre per te terhequr te tjere ne deshperimin e tyre...mund ti shohesh tek futen ne ate vorbull mendimesh prej se ciles nuk dalin me.
e sic te kam thene edhe nje here tjeter, do ngelesh vetem me mua...atehere kur te gjithe do te te jene larguar! atehere do te flasim, do te te tregoj eksperiencen time dhe do behem per ty miku me i mire! une jam nje moster ne shpirtin tend, ushqehem prej teje e ti nuk ben dot pa mua! jam ajo pjese qe do doje te ishe, me ke zili...


Postuar nga Katilesha datë 26 Tetor 2009 - 23:31:

Thumbs up

Kishte kohe qe nuk te lexoja ne kete menyre.  Eshte e shfaqur ajo pjese  e vetes per te cilen shume pak vete kane frike te flasin per te,ose kane turp. Me pelqen!

 


Postuar nga agata datë 27 Tetor 2009 - 15:54:

Ns-6, shume e bukur cfare ke shkrujatur...
Mu kujtua, kur per here te pare hape temen "mendime te çastit" dhe aty shkruaje mendime vertet fantastike...
Tashme ajo teme eshte kthyer ne gallat, kurse ti po thuaj nuk vjen me fare...


  Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 12 13 14 15 16 17 18 19 20 [21] 22 »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.