Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 202 203 204 205 206 207 208 209 210 [211] 212 213 214 215 216 217 218 219 220 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Ndonjehere ndodh te gjendesh ne nje gjendje qe te kujton buzen e nje gremine.
Teksa gjithcka- rreth e perqark-dukej sikur nxinte, dhe nje udhetimi perspektivash te medha dukej sikur i kish ardhur fundi
(sepse punet erdhen, ose u sollen ne ate pike nga vete individi)
Nje dore miqesore , erdh e u afrua nga cepa te harruar.Nje ndihme qe do te vleresohet per tere jeten. Dhe perspektivat
(qe ne fund te fundit ketu ku jemi, varen nga nje cope leter me vule e fotografi) Rilinden po ashtu si edhe une.
E llogjika e groposur rreth dy vjet me pare diku - bashke me emocionet;teper te forta per tu mbajtur afer- U rikthye edhe ajo perseri.
Ne fund te fundit , mu deshen 120 dite per te kuptuar ate qe kuptova qe javen e pare...
Sa i verber eshte valle njeriu kur nuk do te shikoje?Majft i verber.
Nese dikush, qesh si dikush tjeter, sillet si dikush tjeter , flet si dikush tjeter per te cilin ti dikur ke ndjere aq shume ...
Atehere e para e punes ,ti nuk do kete dikush, po mundohesh te rijetosh me te dicka qe i perket dikujt tjeter.
E dyta e punes , Ky dikush meriton shume me teper se sa te jete nje fotokopje e njerezve te te kaluares tende.Meriton te gjeje dike per te cilin eshte special/Unique in its own kind.
E treta e punes. Nese edhe per vete ty ajo dashuri e hereshme per nje arsye ose nje tjeter ka perfunduar
Nese ti vete nuk deshiron e shpreson rikithim
Atehere deshira instiktive per te "Ripare filmin e vjeter" -nje film me fund te hidhur- nuk ka te beje me shume me shprese sesa me autolezionizem...
E fajin, njeriu vertete duhet ta kerkoje veç tek vetja.
Megjithate problemi me i madh nuk eshte ketu ,te pakten tek njerezit me nje pike ndergjegje.Problemi rritet , kur njeriu ne fjale mendon qe nuk ka lenduar vec veten , por edhe te tjere.
Sidomos kur brerjet e tua te ndergjegjes , Rrisnin Paranoien e ndjenjen e persekutimit te njerezit.
Sidomos kur terbimi yt momentan,kthen dimrat nga gri ne te kuq per te tjere.
Ne fakt njeriu duhet te kete kujdes me veprimet e tij, interpretohen jo gjithmone ne te njejten drite nen te cilen behen.
E gjithkush nga ne duhet te pranoje pasojat e veprimeve.
Per sa i perket shkaqeve nga te cilat lindin veprimet.Asgje nuk shperthen nga minuti ne minute tek njeriu.
Nese tronditje e emocione te medha te permbysin "papritur" , gjeri ne ate pike sa te mos jesh i afte te perdoresh llogjiken e qete, kjo do te thote qe per vite me rradhe je munduar ti shtypesh e te mohosh ekzistencen e tyre, nje zgjidhje e gabuar.
Megjithate une, e shume te tjere qe merren me njerezine, thone qe ne pjesen me te madhe te rasteve
eksperienca te tilla Autolezioniste/vetendeshkuese njeriu ja krijon vetes per te dale nga nje gjendje e gjate apatie
Gjume letargjik.
Shkurt muhabeti , nje çekiç kokes per te mbledh pipllat qe te jane shperndare reve...
Megjithate brerja e ndergjegjes mbetet.
E fjalet nuk kane shume vlere ndonjehere. Eshte thjeshte qe disa si rraca e Muve nxjerrin dufin ne vende te tilla , ne letra te tilal imagjinare, sepse nuk mund ta bejne ate ne boten e "vertete".
Zakon i vjeter, qe me ka bere te ndjehem mire megjithese ndoshta nuk ka qene gjithmone i pershtatshem.
Zakonet e vjeter vdesin ngadale thone.Po vdesin.
Erdh pranvera, e me vone vera do te mbushe kete qytet me ajer te thate e teper te ngrohte.
E ne Ricohemi ne kembe, shkundim pluhurin nga rrobat
(megjithese njolla ngelen)
E rivazhdojme te ecim, nje rruge qe eshte zgjatur pak me teper nga c'duhet.
Jeta eshte e bukur
Nuk mund ta kuptojne se sa , ata qe nuk kane vuajtur te pakten nje here.
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 202 203 204 205 206 207 208 209 210 [211] 212 213 214 215 216 217 218 219 220 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.