Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 203 204 205 206 207 208 209 210 211 [212] 213 214 215 216 217 218 219 220 221 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga briseide datë 21 Korrik 2009 - 21:02:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy

Ne mes tallazesh dimri
anija ngre velat per udhetim
dhe nuk pyet per stuhine
rrugen can me zemerim.

Besimi eshte i forte
dyshime kjo zemer nuk ka
papritur zera sirenash jehojne
timoni i anijes nga duart ra.

Tingujt e embel shperbejne
cdo arsyetim rezistence.
Ne meshire te dallgeve
mbetet anija memece.

Me sy te mbyllur pergjysem
cdo drejtim harrohet
vetem kembanat aventuriere
nga brenda shpirtit degjohen.

Shpejt sirenat lodhen
me kete loje hipnoze
dhe heshtja mbizoteron
ne anijen misterioze.

Per ku u nisem valle
ate mengjes te zymte dimri?
Ashtu me nxitim
pa varka shpetimi?

Anija e lodhur
nen diell turfullon,
mungesa e llogjikes
mbi krye shume rendon.

Ate qe nuk e peruli dimri
shiu, rrufete apo acari,
u shperbe ne hic
nga nje marrezi enderrimtari.



Sikur eshte shkruar sot per mua!


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 203 204 205 206 207 208 209 210 211 [212] 213 214 215 216 217 218 219 220 221 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.