Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 204 205 206 207 208 209 210 211 212 [213] 214 215 216 217 218 219 220 221 222 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Katilesha datë 30 Prill 2008 - 05:38:

Post

Pagjumesia ( pasi eshte kthyer ne nje ves) , ka edhe anen e saj pozitive, spese ajo te jep mundesine te ulesh balle per balle me veten tende, te pish nje kafe per telhallek , te llafosesh me te si me nje  mike te vjeter  , qe kuptoheni me sy dhe qe mendimet dhe deshirat i shprehni me ngjyrimin e tyre momentale... Nuk ka komunikim me te sinqerte me veten vetem se ne kete ore, ku je krejtesisht e zhveshur nga pelhura e paragjykimeve , je e zhveshur nga tisi i ekzistences se "tjetrit" qe te dikton dhe diktaturon ne fjale ,mendime dhe sjellje.Ne kete ore ndihesh e zhveshur nga vete lekura jote , lekure qe e ke ndenjur ne tel per t'u thare nga djersitja e eres se qelbur te fjaleve pershtyme. Ne kete ore s'ka ore, koha ka ndalur ne vend dhe lundron ne mes ures qe kane krijuar kryqezimet e syve dhe shpirtit. Ne kete ore askush nuk mundet te genjeje.....


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 204 205 206 207 208 209 210 211 212 [213] 214 215 216 217 218 219 220 221 222 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.