| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 205 206 207 208 209 210 211 212 213 [214] 215 216 217 218 219 220 221 222 223 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Citim:nuk e di pse?! pikerisht kjo teme, gjitmone!? te gjitha shkrimet ktu i lexoj me kenaqesi, kur hapi e-mailing dhe kur shoh shkrimet e reja ktu menjehere me shtyn kureshtja, nuk e di pse?! ndoshta ktu me jepet varjanti ti njoh njerzit ne nje menyre me te aferme, me te thelle, me te brendshme. ne boten rreale shoh vetem siperfaqen , pothuajse kurr nuk i njoh dhe asnjehere nuk me shtyn kureshtja, thjesht mbesin kujtime fugurative. ktu, nganjehere gjej shkrime si kto, fjale qe tingullojne shpesh brenda meje si nje broken record "Pagjumesia" shkoj me dite te tera pa gjume, nje semundje qujatur insomnia qe me ka shoqeruar gjithe jeten, shpesh here deshira ime me e madhe eshte ajo e nje gjumi te gjate e te thelle. deri ne moshen 9-10 vjecare kam perkundur koken nje ore ose me shume qe te turudhosesha trunin tim, dhe si i dehur t'me zinte gjumi:)!
Po citoj ato që tha katilesha007
Pagjumesia ( pasi eshte kthyer ne nje ves) , ka edhe anen e saj pozitive, spese ajo te jep mundesine te ulesh balle per balle me veten tende, te pish nje kafe per telhallek , te llafosesh me te si me nje mike te vjeter , qe kuptoheni me sy dhe qe mendimet dhe deshirat i shprehni me ngjyrimin e tyre momentale... Nuk ka komunikim me te sinqerte me veten vetem se ne kete ore, ku je krejtesisht e zhveshur nga pelhura e paragjykimeve , je e zhveshur nga tisi i ekzistences se "tjetrit" qe te dikton dhe diktaturon ne fjale ,mendime dhe sjellje.Ne kete ore ndihesh e zhveshur nga vete lekura jote , lekure qe e ke ndenjur ne tel per t'u thare nga djersitja e eres se qelbur te fjaleve pershtyme. Ne kete ore s'ka ore, koha ka ndalur ne vend dhe lundron ne mes ures qe kane krijuar kryqezimet e syve dhe shpirtit. Ne kete ore askush nuk mundet te genjeje.....
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 205 206 207 208 209 210 211 212 213 [214] 215 216 217 218 219 220 221 222 223 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.