Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 205 206 207 208 209 210 211 212 213 [214] 215 216 217 218 219 220 221 222 223 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Syrius datë 05 Maj 2006 - 18:55:

Pershendetje.
Edhe nje mendim nese me lejohet.
---------------------------------------------

Njerezit nuk i kuptoj me. Hoqa dore nga kuptimi i tyre..

------------------------------------------

Besoj se njeriu duhet gjithmone te perpiqet te kuptoje.Nese arrin te kuptoje , atehere do te jete ne gjendje te justifikoje.Po kjo varet nga empatia e thellesia e secilit prej nesh.

Per sa i perket njerezve te vecante, nuk mund ti njohesh pa patur nje baze te ngjashme ku te mbeshtetesh, e pa njohur historine per te cilen behet fjale, e historite e shumta (apo mungesen e/jeten e sheshte)qe e kane bere te jete kush eshte.
Nese vertete beson se te mjaftojne disa fjale apo reagime momentale per te kuptuar karakterin e nje njeriu atehere e vetmja gje qe po ben eshte te kercesh nga nje paragjykim ne tjetrin , e nga nje perfundim i sheshte ne tjetrin.

Dikush qe mundohet ti shohe gjerat thelle, eshte ne gjendje edhe te fale….perfundime fyese apo sjellje nihliste te personave kundrejt gati c’do trajte te karakterit tend..
-----------------------------------------------------
Sa ndodhira shume me te rendesishme ka ne kete bote dhe ne merremi me dyshimet dhe hamendjet qe ndodhin ne trurin tone bosh te fantazive. Sa jete humbasin ne dite dhe ne behemi egoiste per te patur me teper makina dhe shtepira, te dashur dhe te dashura. Sa zemra perpeliten cdo dite dhe luftojne tjeshte per nje frymemarje te lehte dhe per kete frymemarje te falenderojne Zotin 100 here qe ua ktheu mbrapsht. Dhe ne te pashpirterit qahemi dhe jargavitemi me ankesat tona te pafundme, qe nuk kane asnje fare kuptimi dhe llogjike, ne krahasim me te gjitha ato qe na dha ai i madhi
------------------------------------------------------
Eshte evertete , sa ndodhira te rendesishme ka ne kete bote , cdo dite. Sa jete humbasin ne dite.
…..e sa njerez ankohen c’do dite per probleme qe te tjereve u duken kaq te vogla ne krahasim me te vetat…..
Vetem se problemi qendron ketu.
Per secilin nga ne ka gjera qe jane komplet te perballueshme , e te tjera qe jane shume me pak. Gati c’do njeri eshte i ndertuar ndryshe, emocionalisht e fizikisht.

Ka njerez qe nuk ankohen sepse kane kaluar muaj te tere pa shtepi. Nuk ankohen se mund te mos kene patur per te ngrene ,a po se humben pasuri te tera tek Zequa , tek Sudja apo tek Mafishja .Ose ne Wall Street .Nuk ankohen se nuk kane makina apo karroca me guzhineta
That’s life.Ce la vie.etj

Ankohen per tjera gjera , qe per ta jane mbytese.
Edhe dicka akoma me e rendesishme , ankimet , si komplimentat , si shakate, si cdo reagim i njeriut varet nga kush vine, e perse.

Ndryshe nga ate qe ankohen perdite, nese nje karakter i mbyllur brenda vetes fillon e ankohet, kjo do te thote qe nuk mban me fare uje pilafi.
Dhe ankimet, ose me mire renkimet, jane nje zgjedhje midis shfryrjes se dufit, e hakmarrjes…
Zgjedhja e pare tregon dobesi momentale, por gjithashtu tregon fillimin e pershtatjes
..e Falje!!!
------------------------------------------------
Sa mire do te ishte te gjithe te luteshim qofte edhe nje sekonde per keto shpirtera qe luftojne me jeten cdo seconde dhe cdo minute.

fund egoizmit te shfrenuar njerezor

--------------------------------------------------
Disa njerez jo vetem qe “luten” , por edhe kane perballuar momente kur nje shpirt ka pushuar se luftuari me jeten!!!! Kur nje shpirt i lodhur e i semure akome lufton.Momente kur sy femijesh te uritur I ndiqnin neper dhoma te medha.

Disa njerez nuk ankohen per keto gjera naten , por mundohen te bejne dicka diten , per ata mijera e mijera femije ne bote qe vuajne nga uria,
per ata shpirtra te bllokuar brenda nje trupi qe nuk funksionon me.
Per boten ne te cilen jetojme Te gjitha keto brenda mundesive te tyre te vogla.

Edhe une vete jam Kundra egoizmit te shfrenuar materialist, te njerezve qe duan gjithcka vetem per vete.
Kundra atyre qe jane gati te ecin mbi kufoma e mbi kafka per te arritur aty ku duan.Kunder hipokrizise automatike , manipulimit te njerezve te pafajshem.

Ama gjithashtu besoj , qe nje lutje boshe para krevatit te dhomes se gjumit , e pa ndjekur nga nje aksion sado I vogel gjate dites
Eshte egoizem.
Behet thjeshte per te fjetur pak me rehat.Ka mijera e mijera mundesi per te hyre ne kontakt me organizata qe vertete mundohen te bejne dicka…


Difekte, difekte.
Brire karakteriale qe aq shume inate i kemi ne teori.Po sa zvogelohen per momentin keto difekte , kur i perkasin nje njeriu te rendesishem….

Nuk ish aspak qellimi im te ofendoja njeri.
Shpreha thjesht nje mendim.
Megjithese tashme biseda te tilla teorike neper forume nuk me sjellin asnje lloj kenaqesie.E ne fakt besoj se ish pergjigja ime e fundit neper forume shqiptare

Kalofshi mire kudo qe jeni.
Syrius = kalimtar rasti


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 205 206 207 208 209 210 211 212 213 [214] 215 216 217 218 219 220 221 222 223 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.