Forumi Horizont Gjithsej 277 faqe: « E parë ... « 205 206 207 208 209 210 211 212 213 [214] 215 216 217 218 219 220 221 222 223 » ... E fundit »
Trego 277 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ç'mendim keni për martesën? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=900)


Postuar nga Piktor datë 01 Korrik 2012 - 02:51:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Piktor do sherr ti tani si ore vetem ne femrat paske deshire pse ju meshkujt e paskeni te nevojshe hajde iher shpjegoje mire ...une kete te thashe esperienca ime se dhe keto te martuarit qe njoh perkushtohen dhe shume dhe dyfish ...

Qe te kuptohemi qe ne fillim. Nuk e kam personale dmth me ty por thjesht nje shpjegim llogjik i asaj qe ndodh.
Kjo ne baze te nje vezhgimi qe nuk ka nevoje per ndonje zgjuarsi apo shkolle.
Vajzat gjithmone enderrojne princin e tyre te kalter. Naiviteti i tyre i ben te pranojne per princ te kalter edhe ndonje rob koti qofte pasanik apo varfanjak. Nuk ka dhe nuk egziston ky princ perveçse ne fabula. Tani te dalim prej enderrave dhe deshirave dhe flasim per dy persona qe martohen. Flasim per te martuar me deshire dhe dashuri dhe jo ato te tjerat qe nuk jane objekti yne.
Nese keta dy te rinj me enderra te ndryshme dhe jeta i perplas ne sfidat e saj familja i ngjan asaj anijes me vela apo pa vela qe gjendet ne mes te dallgeve te nje oqeani. Nqs te dy personazhet ne fjale nuk besojne shume tek njeri tjetri dhe te pakten nuk e degjojne ka shume mundesi qe kjo anije te mbytet. Mjafton nje manover e gabuar, aq pak duhet qe te mbytet. Neglizhenca mbi te gjitha. Sado i angazhuar te jete njeri nga kulmet ai bie nese kulmi tjeter nuk i pergjigjet.
Fola pak me pare per femrat dhe princin e tyre te kalter. tani te ndalemi tek meshkujt. Ne pergjithesi ata kane dy zgjedhje ose te martohen me nje femer te bukur ose te marrin nje shtepiake.
Ne rastin e pare jane viktima te bukurise femerore dhe ne rastin e dyte e shohin femren si objekt shtepiak.
Zgjidh e merr me pak fjale ky eshte princi i kalter.
Nese na genjen mendja se familja krijohet nga dashuria qe lind mes dy personave atehere dalim tek opcioni i pare i viktimes i cili me kalimin e kohes kthjellohet.
Qe ta mbyll e mos ta bej pesimiste pasi nuk eshte e tille, por as edhe entuziaste. Duhet mirekuptim sa me shume mirekuptim qe martesa te jete sa me e gjetur. Ke pare ti sa te veshtire e kane ketu ne itali ti thone po njeri-tjetrit dy persona? Sa me te rralla martesat aq me te shumta dhe divorcet, martohen tre apo kater çifte e ndahen shtate apo tete çifte te tjera.


  Gjithsej 277 faqe: « E parë ... « 205 206 207 208 209 210 211 212 213 [214] 215 216 217 218 219 220 221 222 223 » ... E fundit »
Trego 277 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.