Forumi Horizont | Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 208 209 210 211 212 213 214 215 216 [217] 218 219 220 221 222 223 224 225 226 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)
:o Atehere me duket se eshte e udhes te them dhe une disa fjale se mendoj qe shkak per kete zhvillim ishin ato qe shkruajta.Fillimisht dua te kerkoj falje se ndoshta nuk tregova adresen se ku i mora ato artikuj, dhe Amoxili e gjeti ,i mora nga adresa ne internet e KOASH-it.Dhe sa i perket per te paren (qe thote se si u shpallen qytetare nderi te Tiranes udheheqesit fetare te Shqiperise ndermjet tyre dhe Kryepeshkopi Anastas) eshte dicka e njohur nuk eshte se shpika une. Sa i perket temes se dyte dua te them qe dhe ate e morra tek e njejta adrese dhe arsyea qe nuk e shkruajta ishte sepse nuk eshte e nevojshme kjo gje kur pergjigja eshte e bazuar ne fakte dhe ne te verteta qe ne smund ti ndryshojme, disa nga ne ndoshta si dine dhe disa te tjere nuk duan ti dine ,por nejse , kjo eshte puna e tyre.
Ti them dhe dicka Amoxilit sepse nuk i thote gjerat te plota Ne adresen e KOASH-it vertet ka opsionin per te zgjedhur gjuhen greke per te pare faqen, por kur e hap kete faqe parqitet ne shqip dhe pervec gjuhes greke mund te zgjedhesh dhe gjuhen angleze nqs do.Ne rregull Amoxil.SA per pseodonimin tim te kisha shpjeguar nje here se perse e morra une kete emer dhe qe nuk ka te bej fare me greqizimin e emrit Landi, por nuk do rri tani te merrem perseri me nje njeri si ty qe nuk do te kuptoj apo duhet te them "nuk kupton dot"
Nuk kuptova cfare do te thote Petriti.Une nuk mohoj qe jane bere gabime dhe shkelje nga Patriarkana e Stambollit(Konstandinopojes)ne drejtim te kishes sone kur shpallej e pavarur ,por kjo gje ndodh ne shumicen e rasteve kur nje Kishe do te shpalle pavarsine e saj.Megjithate nuk kuptoj se clidhje ka kjo me Kryepeshkopin Anastas, i cili kur erdhi ne Shqiperinuk erdhi si Krepeshkop por u zgjodh me pas pas kerkeses se besimtareve shqiptare dhe miratimit te Patriarkanes Ekumenike. Dhe ne ato vite ishte nje vendim me se i drejte, duke patur parasysh mungesen e skajshme te klerikeve duke mos permendur ne ishin te kualifikuar apo jo.Do te vij koha kur Kryepeshkopi Anasts te mos jete me , pasaredhesi i tij do te jete shqiptar. Por dua te kujtoj dicka qe te krishteret ortodokse jane fillimisht te krishtere dhe pastaj shtetas te cdo vendi perkates. .
Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 208 209 210 211 212 213 214 215 216 [217] 218 219 220 221 222 223 224 225 226 » ... E fundit » Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.