Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 209 210 211 212 213 214 215 216 217 [218] 219 220 221 222 223 224 225 226 227 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 21 Maj 2012 - 13:07:

Citim:
Po citoj ato që tha eliz
Po pikerisht pse jeta i ben te gjitha keto,dhe realiteti egersohet,erresohet,shemtohet njeriu kerkon te bukuren.te hijshmen,fisniken ne menyre qe te krijoje nje si ta them barazpeshe te ketyre anonimeve e jeta te vazhdoje te kete kuptim. Peace cec.

Eshte e thjeshte.. ka njerez qe edhe ne mes te dimrit perpiqen te gjejne pakez pranvere. Une psh dhe ca te tjere qe e njohim veten si per "me kembe ne toke" do kundershtonim me force, duke perseritur qe ne fakt eshte dimer e eshte e gabuar te flasesh per pranvere ne nje stine te tille. Nuk ka lidhje. Nuk eshte brenda normave. Eshte papjekuri.
Dhe e kemi me te lehte t'i nenshtrohemi rregullave te egra te dimrit.. meqenese duhet ndjere ftohte, te ndjejme ftohte te gjithe njesoj. E kur duhet te japim shpjegime fshihemi pas fakteve, pas te dhenave.. se ne fakt kur qielli ka re duhet pranuar qe ka re, termometri shenon minus grade, nuk e mohon dot njeri. Kush kapet pas dy rrezesh dielli eshte i papergjegjshem, nuk di c'eshte dimri, nuk ka vuajtur ndonjehere te ftohtin.
Po kush e di pse me pas, kur vjen fundi, me te lumturit jane ata me "te papergjegjshmit". Ec e gjeje kush e ka gabim.


  Gjithsej 239 faqe: « E parë ... « 209 210 211 212 213 214 215 216 217 [218] 219 220 221 222 223 224 225 226 227 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.