Forumi Horizont Gjithsej 401 faqe: « E parë ... « 210 211 212 213 214 215 216 217 218 [219] 220 221 222 223 224 225 226 227 228 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga Fajtori datë 14 Dhjetor 2006 - 14:46:

pergjigja e pyetjes 85

Cod. A14122006

Citim:
pyetja 85
si eshte e mundur qe nje demtim i hemisferes se majte jep shenja ne pjesen e djathte te trupit?


Sepse pothuajse te gjitha funksionet gjenden ne anen e kundert te trurit. Kjo eshte me e qarte ne zonen e levizjes dhe te ndjeshmerise qe gjenden respektivisht para dhe pas carjes qendrore (central sulcus). Nderkohe edhe shikimi perfundon te dergoje cfare shikojne ne anen e djathte ne pjesen e majte te trurit, por degjimi nuk e ka ndarjen kaq te theksuar. Duhet thene se jo te gjitha funksionet jane te kryqezuara. Nuhatja perpunohet ne te njejten ane qe eshte dhe vrima e hundes. Nderkohe demitmi i hemisferes se majte ne pergjithesi demton edhe aftesine per te folur ose kuptuar gjuhen pasi shumica e njerezve e perpunojne gjuhen pikerisht me hemisferen e majte. Demtimi i gjuhes quhet afazi dhe ndahet ne tipe te ndryshme sipas simptomave (nuk kupton, nuk flet dot, etj). Ka edhe nje disfunksion tjeter qe vjen nga demtimi i hemisferes se majte. Kjo quhet apraxia dhe individi nuk kryen dot veprime te ndryshme qe i kerkohen (psh "bej sikur po i jep motorit"). Edhe kjo ndahet ne tipe te ndryshme sipas simptomave.

Demtimi i nje hemisfere te caktuar ka efekte te vecanta ne humor. Ne pergjithesi pacientet e demtuar ne hemisferen e majte jane shume te merzitur dhe e ndjejne shume semundjen. Nderkohe ata qe demtohen tek e djathta nuk merziten dhe aq, madje e injorojne semundjen. Ka teori lidhur mbi kete por nuk ka pse ti hyjme gjerave kaq thelle.


  Gjithsej 401 faqe: « E parë ... « 210 211 212 213 214 215 216 217 218 [219] 220 221 222 223 224 225 226 227 228 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.