| Forumi Horizont | Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Futboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=13)
-- Shqiperi-hollande (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14467)
Ne votimin tim ja i dhashe fitoren tulipaneve,sepse e di qe ne ''te djegurit'' ne fund hame golin.Ndeshjen e pashe me disa miq.Atyre ju kam thene keshtu:''Ja kam shume friken ujkut Rud van Nisterloi dhe ai na i beri gjemen.Gjate 90'-ve ai nuk kapi top; qendroi si nje hije ne fushe dhe ne fund na ndeshkoi.Mendoj qe perplasja ose me mire grindja ne fund na shkaktoi humbjen.Ishte teper e panevojeshme sepse na ndeshkoi me karton te kuq,me 5' shtese te cilat tulipanet me eksperiencen e tyre te madhe diten t'i shfrytezojne ne favor te tyre.Ndoshta ka qene e qellimeshme dhe provokuese nderhyrja e R van Nisterloit.Nje karton i verdhe nuk ish asgje per te.Kokethati anglez u tregua shume i padrejte karshi djemve te perfaqesueses sone.Por c't'i besh.Kur je i vogel nuk ke fuqi per asgje.Djemte tane u perpoqen per me te miren por ......aq eshte mundesia.Une do ta quaj nje ecje perpara ndeshjet e kombetares sone.Dikur shqiptaret luanin me frike duke u mbledhur tek zona e rreptesise e duke u mundur nga 8-0.Ishin gjithmone te trembur e inferiore kaeshi kundershtareve,ndersa tani nuk jane te till,pavaresisht se buka me margarine i ka lene si te djegur nga zjarret e komunizmit.
Futbolli hollandez me ka lene mbresa qe ne kampionatin boteror e vitit 1974 te zhvilluar ne Gjermani.Qe nga ajo kohe jam tifoz i tulipaneve,por karshi kombetares sone deshiroja mposhtjen e tyre.
PS: ne shkrimin e djeshem e kam pasur fjalen per ndeshjen e pare midis Gerqise dhe Turqise.Pashe ritransmetimin e saj.
| Gjithsej 57 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.