Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 09 Tetor 2007 - 21:45:

Lightbulb

Bota fillon e shpalos krahet e saj nen driten verbuese te magjise henore.

Jam ulur kembekryq ne mendimet e mija dhe teksa me veshtrim perkedhel cdo pellembe te fytyres se henes dhe teksa shoh se si yjet i behen kurore asaj,pyes veten se si ka lindur hena??

Patjeter ajo do te kete lindur nga lotet tane.Hena jane lotet tane te "prangezuar" brenda nje qelqi, brenda nje stolie te pacmim e cila mbahet e lidhur me qiellin me fijet e endrrave tona.

Sa te bukura jane netet me hene.Sa e lumtur ndihem kur perballe dritares se dhomes time krekoset hena dhe pret me padurim qe une te dal ne parvazin e endrrave dhe te bisedoj me te.

E cuditshme eshte forca qe na transmeton hena,ajo buzeqeshje qe papritmas lind ne fytyre sapo shikimet kryqezohen.

Moment ideal! Çiftezimi i hyjnores me tokesoren.Bebzat e syve po dashurohen,po njehesohen me mish e me shpirt ne Nje te vetme.

Gjithcka behet kaq ekzistenciale sa njeriu nuk di me te beje dallimin midis henes dhe vetes se tij,nuk di me te beje dallimin midis hyjnores dhe tokesores.

Tashme ai sheh veten,shpirtin e tij,ndjenjat e tij,gjithcka te tijen ne rrumbullaksine hyjnore te varur atje ne qiell mes nje deti te kalter yjesh.

Ç'magji!!

007


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.