Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Il giorno della civetta (1968)
Regjia: Damiano Damiani
Skenari: Leonardo Sciascia, Ugo Pirro
Aktore: Franko Nero, Claudia Cardinale
Nje novele e kthyer mire ne film. Ne panoramen kinematografike filmi nuk mbahet mend shume, por kjo vjen nga ankthi qe shkakton dhe jo nga mungesa e vlerave artistike. Historia nis nga nje vrasje dhe hetimi i nje kapiteni te policise. Por ne Sicili nuk eshte kollaj te besh hetime kur shteti ndjehet gati i tepert ne jeten e perditshme te banoreve. Jane ligjet mafioze dhe heshtja, shikimi i punes personale, ato qe mbizoterojne ne qytezen e vogel siciliane. Cdo njeri mundohet te evitoje perballjet me policine sepse respekton me teper statusin e shoqerise sic eshte, pa hyre ne meriten dhe drejtesine e vrasjeve. Kur edhe vellezerit nuk kane kurajo te flasin dhe denoncojne ndonje fajtor atehere ligji mbetet ne doren e vetme te mafies, e cila ne film perfaqsohet nga nje qytetar "i respektuar" dhe i pershendetur nga te gjithe. Mafiozi eshte ai qe ka lidhjet me politikanet e Romes, ai qe ka kulture te ngritur dhe qe di te respektoje detyren fisnike te kapitenit te policise, edhe pse roli i tij eshte te jete ne anen tjeter.
Pervec aktoreve kryesore filmi ka nje seri aktoresh te tjere qe te habisin me zotesine e tyre. Pikerisht per kete aresye filmi nuk eshte nje gjysem dokumentar sic ndodh me filma te tjere qe mundohen te pershkruajne mentalitetin sicilian nga jashte. Perkundrazi, skenat dhe kontradiktat qe pershkojne dialogjet te fusin vertet ne boten siciliane. Filmi le nje shije te hidhur, kesaj rradhe nuk fiton shteti, e mira dhe drejtesia, por rruga qe ndiqet le nje perjetim te vecante qe do ju sherbeje per te kuptuar realitetin sicilian ne cdo dokumentar dhe film qe shihni ne te ardhmen.
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.