Forumi Horizont | Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Pse të deshta aq shum? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17861)
Engjëllushë!
Çdo vit t'blej dhuratën
S'kam si ta dërgoj
Kur marr t'shkruaj adresën
Më kthehet,se e gaboj...
Do i mbledhi të gjitha
Dua t'i mbajë kujtim
Kur të jamë e mërzitur
Me to gjejë ngushllim..
Në këtë vit mi zemër
Kukullat s'të shkojn shum
Do ishe më e rritur
Dhuratë ke një parfum...
Kur t'shpërndajm dhuratat
E të kaloj viti i vjetër
Prap aty pran bredhit
Mbetet një dhuratë më tepër...
-----------------------------------------
Kot sa jetoj..........
Për shpirtin tënd po shkruaj vargje,
O Engjëll drite,ku më le?!
Rri e brengosur në këto pragje
Dhe pika e lotit grryen dhe.
S'gëzoj dot' festë,nuk më qesh buza,
Ty të kujtoj çdo çast e ditë.
Për ty më vjen si ëndërr muza
Atje më prit,o shpirt më pritë.
Çfar po tret dheu?!..S'paska mëshirë...
Çfar mban mbi tok- s'po e kuptoj!
Të vi tek ty më ardhka mirë,
Të rri e gjallë,kot sa jetoj.......
Gjithsej 97 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 97 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.