| Forumi Horizont | Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=240)
-- Kombetarja Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1801)
Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në "Qemal Stafa"
Shkëmbi në vend të Skelës
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit një ditë para takimit me Gjeorgjinë. Kuqezinjtë, që paraditen e djeshme kanë qenë të lirë, kanë zbritur në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" në orën 17.30, për të zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme. Skuadra më shumë ka zhvilluar ushtrime të lehta fizike si dhe lojëra me top. Më pas, Brigeli e ka ndarë ekipin në dy grupe, me nga 8 futbollistë, dhe ka zhvilluar një ndeshje kontrolli. Blendi Shkëmbi është parë luajë në rolin e Skelës, ndërkohë që në sulm janë aktivizuar me formacionin bazë Tare dhe Rraklli. Stërvitja ka zgjatur rreth një orë dhe më pas kuqezinjtë janë kthyer në Linzë. Sot, në orën 20.00, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", ekipi i Shqipërisë do të luajë ndeshjen e fundit për eliminatoret e Euro 2004-s me Gjeorgjinë.
Ja formacioni i mundshëm i kuqezinjve kundër Gjeorgjisë:
Strakosha, Çipi, Beqiri, Aliaj, Cana, Hasi, Murati, Klodian Duro Shkëmbi (Muka), Tare, Rraklli.
| Gjithsej 129 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 129 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.