Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gramatikë, filologji dhe etimologji (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=399)
-- Një pyetje për të gjithë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3108)


Postuar nga jonita datë 28 Nëntor 2003 - 14:42:

Citim:
Po citoj ato që tha ESHI
Jonida mos genje veten kot me keto qe na thua.
Po eshte e vertete qe kam jetuar ne Belgjike dhe Hollandishten kam pasur fatin ta mesoj ne UFSA ne Antwerpen . Te lutem rilexoje dhe nje here mesazhin tim se nuk kam zene gje ne goje se ata nuk kuptohen me njeri-tjetrin ,,,sigurisht qe kuptohen por une theksova faktin qe shumica e Belgjve frengjisht folesi sikurse e atyre hollandisht foles ...flasin me dialekt. Ti mbase nuk je ne ate nivel sa ti vesh re keto ndryshime por po te jap nje shembull te vogel nje Antwerpenar e flet Hollandishten me dialektin e Antwerps-it ndersa nje tjeter nga Brugge e flet hollandishten (ate te jetes se perditshme jo ate zyrtare)me dialektin e Brugge-s theksoj ketu qe ne thelb ajo hollandishte eshte por ka dhe fjale dialektore sikurse edhe theksi qe nuk mund ti mohosh apo ti shmangesh aspak.Kjo vlen edhe per Italishten p.sh nje Sicilian flet me dialektin e tij (ate Sicilian)ndersa nje Milanez e flet ne dialektin e tij, po perseris qe ne thelb e njejta gjuhe eshte.Po nuk tu mbush mendja me kaq ,ti jeton akoma ne Belgjike mund te pyesesh dhe nje Belg vete.
Kjo bote ka shume ngjyra, mua me pelqen e kuqja, ty e bardha(shembull ky)kshu qe njerezit jo vetem ketu ne forum apo ne chat ,flasin si ti pelqeje dhe me ca dialekti te kene deshire.Nuk mund te sforcohet njeri te flasi ne gjuhe letrare n.q.se nuk i vjen vetiu. Si do tu dukte ty psh po te te kerkohej te flasesh ne dialektin e Kosoves ????Ma merr mendja se do te dukej vetja se po behesh qesharake per te tjeret....etj etj
Mendimi im ,le te flasin njerezit ne ate gjuhe apo dialekt qe i pelqen dhe e kane me te lehte te shprehin ndjenjat e mendimet e tyre.

Suksese dhe te kalosh sa me mir ne kete forum.



Ti më thua se unë s'kam atë nivel që të jem e zonja të bëj diferencën midis dialekteve dhe gjuhës? Cgënjehu të lutem. Unë ka 13 vjet që bëj studime në Belgjikë dhe mbaroj universitetin këtë vit (në UCL) në filologji angleze dhe hollandeze. Ti kujton se s'di gjë? Në frengjisht, nuk flitet asnjë dialekt midis belgëve (wallons) dmth në jetën e përditëshme, por në FAMILJE ata mund të flasin 'wallon'. Unë kam me mijëra shokë belgë por asnjë nga ata nuk flet 'wallon' (pleqtë mund të flasin). Ata të rinj që flasin 'wallon' janë më shumë 'basse classe'.

Tani në Flandër, është problem tjetër. Cdo qytet ka një dialekt (si në Shqipëri) dhe një flamand i Antwerpen nuk e kupton dialektin e një flamandi nga Brugge (siç e the ti). Por atëhere si do të kuptohen? në cilën gjuhë? në hollandisht (Nederlands) e cila nuk është një dialekt.

E njëjta gjë në Itali, një siçilian nuk e kupton një milanez nqs flasin dialekte, atëhere ata flasin në italisht!

Kur banoja në Shqipëri (jam nga Elbasani), nuk i kuptoja dot kushërinjtë nga Shkodra, se kuptoja dot dialektin e Shkodrës, por s'kam ç'të bëj, s'është faji im, nuk mund t'i kuptoj të gjitha dialektet e Shqipërisë.

Dmth tani, cfarë doja të tregoja me mesazhin tim? Doja të thoja që edhe ne shqipëtarët të bëjmë si popujt e tjerë. Të flasim në shqip dhe jo në gjuhën e Tiranës apo të Elbasanit, të Kukësit, etj... Gabime mund të bëjmë sepse s'është gjithmonë kollaj.

Kjo do të ishte gjë e mirë por nuk e di nëse ne shqipëtarët jemi gati të bëjmë përpiqje apo jo...them se jo

Unë s'e shkruajta këtë mesazh për të bërë sherr këtu por vetëm për të dhënë një mendim që do të i ishte i interesant për të gjithë besoj.

Përshëndetje,


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.