| Forumi Horizont | Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
Dashuria nuk vdes.
Dy zemra u kthyen ne nje
Dy shpirtera pranuan njeri tjetrin
Me pas u zune per hic gje
I hapen rrugen vrerit.
Vreri ish dinak ju mbuloi syte
I zbrazi teresisht i beri te lehte
Qe secili te gjnte nje dashuri te dyte
Dhe per shume kohe te mbetej e fshehte.
E mistereshme jeta u tregua
E heshtur me plot te papritura si gjithgji
Nga kjo vreri plotesisht u mashtrua
Dhe mori rrugen ne pune te tij.
Por jeta se la qe te largohej
E mbertheu me kthetrat e saj
Qe vreri me pas te pendohej
Dhe te dergjej, te dergjej ne vaj.
U shkri ky vrer e u be det
Por tashme qe teper vone
Se ai kish lene te shkrete
Nje dashuri kaq te njome.
Vreri me pas avulloi
Dhe jeta u ngrit serish ne piedestal
Kjo keto te rinj ndihmoi
Te ndreqnin kete gabim te madh.
E harruan dashurine e dyte
Dhe prej saj serish u ndane
Sepse e donin te paren si syte
Dhe te vdiste nuk e lane.
Te dy tashme jetojne ne mirekuptim
Respektojne e duan njeri-tjetrin
E kuptuan tashme se bene gabim
Ate dite qe u bashkuan me vrerin.
Kuptuan se dashuria nuk vdes
Se qendron e fresket perplot arome
Si lulja e mbuluar me vese
Qe kurre s’vyshket, por rrin e njome.
Te gjithe mbeten te hutuar
Cte ish valle kjo qe ndodhi
Me njeri-tjetrin zemeruar
Dhe perseri Zoti i mblodhi.
| Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.