Forumi Horizont Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 24 Prill 2005 - 20:51:

"NOSTALGJI"

Sec kam nje plage akoma duke kulluar
pika -pika gjakun
dashurine mbaron!
sec kam nje plogeshtim qe lotin ka mbaruar
sec kam nje enderr
qe nga gjumi me zgjon!.




se di cfare eshte valle vuajtje apo liri
nje nate ne vetmi
apo puthje e harruar!
se di kur do thahen lotet ne syte e mi
e di qe zemra ime
nje dit ka per tu sheruar!.




e di qe nje engjell me pret diku e lumtur
dashurine time pret
pret puthjet e mia!
zemra ime fluturon kurr ska per te humbur
ne qiellin e shpirtit tim
vend nuk ka vetmia!.




24-04-2005
italy


  Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.