| Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Nuk mori vizë, vetëvritet 27-vjeçari
Ilia Vinjau i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i ballkonit, në kushtet e depresionit mendor.
KORÇË- Një 27-vjeçar i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, i lodhur nga pritja për një vizë greke. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.10 të Korçës paraditen e djeshme, kohë kur Ilia Vinjau është hedhur nga kati i tretë i ballkonit të shtëpisë së tij. Burime nga policia lokale pohojnë se 27-vjeçari ka shfrytëzuar një moment kur nëna e tij nuk ndodhej në shtëpi, për t´i dhënë fund jetës. Vinjau është dërguar me urgjencë nga fqinjët e tij në drejtim të spitalit të Korçës, por megjithë ndihmën e mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë. Sipas hetuesve të kësaj çështjeje, mësohet se Vinjau ka punuar për vite të tëra në Greqi. Rreth një vit më parë, ai është kthyer në Korçë, me dëshirën për të nxjerrë një vizë të rregullt, e mosrealizimi i këtij plani duket se e ka shtyrë atë drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.
Mësohet se Ilia Vinjau jetonte në Korçë vetëm me të ëmën, që mëgjithëse kishte nënshtetësi amerikane, nuk donte ta linte vetëm djalin e vogël. Burimet policore pohuan se dokumentet e Ilias nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vononin, ndërsa përpjekjet e tij për të shkuar në Greqi me vizë të rregullt dështuan. Nga ana tjetër, 27-vjeçari nuk kishte mundur të siguronte punë në Korçë, gjë që duket se ka rënduar gjendjen e tij psikologjike.
| Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.