Forumi Horizont Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 05 Tetor 2005 - 01:57:

te rikthehemi ne shkollen e dashurise...

Me thuaj te dua.

Me thuaj te dua, te me shtohet hijeshia
Pa dashurine tende,ndjehem krejt i humbur.
Me thuaj te dua te kthehen duart e mija
Ne nje pene te arte, qe per ty shkruan bukur.

Me thuaj te dua qe te transformohem
Te behem i pashem, trendafil me vese
Ma thuaj ne mengjes,sapo te zgjohem
Sepse disa ndjenja nuk pranojne vonese.

Me thuaj te dua te me shtohet fantazia
Te ngrihet vargu im, ne ajer si drite
Me vezellimin e tij, te shohe njerezia
Se si ne k’te bote nisin dashurite.


Do te ndryshoj rendin ,nese do me duash
Vrerin do nderroj me nurin e miresise
Shkolla e urrejtjes do falimentoje
Vendin do ja zere, shkolle e dashurise.

Me thuaj te dua, thuaje me nxitim
Me thuaj te dua te rrije shpirti qete
Me thuaj te dua, ky eshte rasti im
Te behem i lumtur ndoshta edhe “mbret”


  Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.