Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Vendose ta grisesh masken e hipokrizise dhe te jesh vetevetja vetem per nje cast.Vendose te mos ta genjeje me boten me buzeqeshje ,mos ta perkedhelje me henen dhe te mos puthje me yjet.Vendose nje cast shkujdesur te beheshe pjese e imja dhe pastaj te me vidhje shpirtin .Pikerisht ai cast egoizmi ishte lamtumira qe vret me shume sesa dashuria e humbur qe su gjet kurre .Me kujtohet kur jetoja mes iluzionesh ku une bastardi i zakonshem kisha njohur dike qe nuk me linte te isha bastard as edhe nje cast te vetem .Me kujtohet kur ne endrat e mia me ty prisja agimin te vinte ,dhe pastaj ne zgjim te takoheshim perseri. Tashme sbej asgje tjeter vecse djeg fotografi kujtimesh ku ti buzeqeshje duke ... duke me vrare me copeza mashtrimesh.Vazhdoj akoma te jetoj ashtu si di ,ashtu si nuk isha kurre me ty ,ashtu si duhet te jete i njejti bastard.Ndersa ti akoma vazhdon ta kesh ate masken e hipokrizise duke buzeqeshur ,pa e ditur se bota te perqesh .Jeto si te duash por mos me thuaj qe te pakten une te mos ta bej nje gje te tille sepse une ...nejse.
Shkoi dhe kjo dite .Me dashje pa dashur pertypa shijen e hidhur te monotonis qe me gerryen pak nga pak pa e kuptuar.Pa e kuptuar se normaliteti me vret buzeqeshjen qe kurre se humb pavarsisht nga njerzit pavarsisht nga ngjarjet. Buzeqesh gjithmon thoshte Morrison dhe trishtimin qe nuk buzeqesh kurre ta kesh thjesht nje menyre tjeter per te buzeqeshur. Me te vertet me vrau monotonia sot ,me te vertet .Por skam cte bej duhet ti buzeqesh jetes dhe botes se keshtu jeta dhe bota mund te buzeqeshin me mua...
Sonte hena me ofron copeza drite ne te cilat une identifikoj diten time sot . Sot ku fjalet ishin kontur i dites pjese e asaj gotes ku here eshte gjysem bosh dhe here eshte gjysem plot . Arrij akoma te jem ai qe jam pa u shtirur para andrallave te dites dhe mbush goten gjysem bosh me endra deshire . Nuk e kuptoj perse kjo hene me jep copeza drita sikur ti kishte me tollon nje copez tani dhe nje pastaj .Porsi dashuria me mendje dhe jo me zemer pak dashuri tani dhe pak me vone sepse po te dashurosh i gjithi ... vuan . Por a e di se cfar i them vetes-Me mire vuaj tani se pastaj do te te marri malli per keto dashurite pasionale,sdo te kesh me kohe . Ama dhe une sa tragjike e bej ,vuajtjen e vertet se kam provuar kurre.Pastaj thone se kush ska vuajtur ne dashuri nuk ka dashuruar kurre .Tashme nuk e di,a kam vuajtur une ? A kam dashuruar une ? Ndoshta...
Me vjen shume keq per ty.O zot si qenke katandisur.Tashme as maska jote nuk ben me efekt .Nuk e besoja se nje dite ti do te ishe vetevetja edhe ne hipokrizine e aktrimit. Perse je katandisur keshtu ? Perse ... ?E di cfar do te thuash ,se andrrallat e jetes tende te cuan te beheshe ajo qe ke qene gjithmon .E di por te pakten perpiqu te mos shkaterrosh gjithcka ose te pakten te mos shkaterrosh iluzionin qe te tjeret kishin krijuar per ty .Ta kam thene qe ti i humb njerzit qe te duan por kujdes se tashme po humb veteveten ,se miqte , mua dhe shpirtin i ke humbur me kohe...
Ditet e mia pa ty poezi e shkruar ne shpirt ,poezi e fshire me lot...
Ditet e mia pa ty kujtime qe me pine gjakun,kujtime qe si fshij dot...
Ditet e mia pa ty enderr qe kujtoja se me vriste ,por me shpirt me mban gjalle...
Ditet e mia pa ty dikur emblem e dhimbjes,dhimbje qe skam me mall...
Ditet e mia pa ty jane mesuar te ushqehen me monotonine ,me shijen e keqe qe le boshlleku,pakuptimesia,pritja...Kam frike,kam frike se sekondat mund te mesohen me kete ushqim dhe kur lumturia te shfaqet ne fund te ketij tuneli ata te verbohen aq shume sa me vone sdo mund dot ta shijojne ate...
ditet e mia pa ty gjithmone do mbeten keshtu te verbeta pa jete pa shije ne kujtese te harruar ne pritje qe nuk do kete kurre fund .Ditet e mia pa ty jane gjithmone te zbrazeta u mungon ajo deshira per te qene ajo deshira per te jetuar per te qeshur deshira per te qene ajo qe jam
Boll i vrava ditet e mia me dhimbje pa kuptim ne mungesen tende.Boll e treta shpirtin duke e shkrire me acid kujtimesh se lumturise imagjinare. Sot vendosa ta thyej heshtjen me zhurmen e pikave te ujit qe bien ne ndergjegjen time,e cila ka vendosur te rri ne vigjilenc tashme e tutje sepse ndihet fajtore per lumturin e humbur .Keto dite jane komplete edhe pa ty ose me sakte me ty do te ishin sakate sdo te kishin veteveten dhe mua . U be kohe pa te pare dhe pa te pasur pjes tyren dhe timen dhe si une dhe ditet e mia ndien me mire pa ty...
Arsyeja nuk e njeh ndjenjen ,nuk ka sesi .Sepse as ti nuk e njeh si ndjenjen por edhe arsyen .Keto dite pa ty po njihen me arsyen dhe me deshiren per te jetuar edhe pa ty neper labirintet e kujteses ,pa te pasur ty lajtmotiv ,muze inspiruese .Keto dite pa ty po njihen edhe me ndjenjen e cila nuk eshte me e verber ,nuk eshte me si ti .Keto diote pa ty po njihen me vetveten ,me lirin ...
Ankth...Mund te te prek,te te puth ,te te perqafoj.Ankth...
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.