Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga volter datë 26 Shtator 2004 - 04:20:

Wink

Loja me zjarr-----Kalosh Celiku

Ti jeton te luajsh me zjarr. Flake
Nuk ke frike se Une jam qiri
Ndoshe ti ngjizish fletet. Digjesh
Perpelitesh ne shtrat. Nate...


Postuar nga volter datë 26 Shtator 2004 - 04:23:

Gjaku i Shenjte-------Kalosh Celiku


Gjaku i shenjte me ece neper damare
Brez pas brezi. E mba gjalle trurin
Zemren. Dhe ate gjak dua ta fus
Ne damaret e Tu. Ece ne vazhdimesi
Jete. Brez pas brezi ne lufte...


Postuar nga volter datë 12 Tetor 2004 - 19:19:

jam engjell-----------Fatime Kulli

jam engjell e pafaj
ndiej nje dahsuri
ketu s'me lene te qete
dua me shume liri

dua te fluturoj
lart ne qiell
atje te pij kaltersi
atje te thith dashuri

jam engjell
dua te shkelqej
te shperndaj rete nbga qielli
te me dhuroje dashuri dielli


Postuar nga volter datë 12 Tetor 2004 - 19:21:

Kendoj nje kenge------Fatime Kulli

keto pelena te bardha, fajesi e nxire e pafajesise
askush s'bezene, as duart e mia
veshtirmi m'u tha, buza m'u drodh
c'te them bija ime, petaledrite e pacelur
nje meteor me shkau nga dora, s'di ku me ra.


Postuar nga volter datë 12 Tetor 2004 - 19:24:

Klithme-----Fatime Kulli

me erdhe papritur aq prane
me valltare kristali ne sy
s'fola vec pashe per nje cast
gezim dhe trishtim kish aty

c'te ish valle ajo flake
me ngjyra ylberi ne skaj?
c'te ish pra ajo qe pashe
ish dhimbje apo ishte faj?

ish gjethe qe jeten kerkon
ish enderr qe flatra i vije
ish mbresa qe dhimbjen sheron
ish klithme me krahe lirie?


Postuar nga volter datë 12 Tetor 2004 - 19:26:

Mur ete akullta----------Fatime Kulli

mure te akullta, perpara
mure te akullta, prapa
mure te akullta, majtas
mure te akullta, djathtas
pa ajer... pa frymemarrje...

e ngrire s'flas
e ngrire s'plas


Postuar nga volter datë 12 Tetor 2004 - 19:28:

Lakuriq------------Fatime Kulli

Pash driten lakuriqe
fjeta me naten lakuriq
shetita me henen lakuriqe
zbulova cdo qenie te gjalle lakuriqe
u rrotullova rreth botes lakuriqe
dhe mbeta lakuriq...


Postuar nga volter datë 12 Tetor 2004 - 19:30:

Unaza--------Fatime Kulli

moj unaze e florinjte
kur te futa ne gishtin tim
te dhahse nje betim
gishti, unazen e mbulon
betimi harron, nis e tradheton


Postuar nga volter datë 12 Tetor 2004 - 19:39:

Ardhmeri---------Fatime Kulli

U pame nje dite ne sy
dhe na mallkuan perendite
pame perendite dhe mallkuam
veteveten


Postuar nga volter datë 12 Tetor 2004 - 19:41:

Eshte vone-----------Fatime Kulli

Eshte vona...
gjethet kane rene
lulet jane vyshkur
Yjet jane fshehur...
buzet jane rreshkur
eshte vone...
dhe zogjte kane heshtur.


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.