Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 05 Shtator 2009 - 20:35:

Citim:
Po citoj ato që tha erious


varet prej rrethanave... te jesh indiferent ndaj nje femre koti, eshte normale me duket

tek ajo nuk ka si lind dashuria, sepse me te shumica indiferent tregohen.

te jesh indiferent ndaj nje femre kapricioze, lozonjare, bukuroshe, egoiste e fodulle... ka shume shance ta besh per vete sesa ti lepish "culon" ore e minut.



....

Ne fakt nuk po flisja per indiferencen ndaj nje personi ( ndaj meje ne kete rast), por per ate ndaj gjerave , situatave etc etc.

 


Postuar nga Katilesha datë 08 Shtator 2009 - 02:43:

Exclamation

Vend qe therrmoq endrrat dhe thyen shpresat
qe rrit deshirat  mureve te humneres
qe kacavjerr endrrat ne kanope shpresash
Dhe njerez i  ngjyen ne llum inatesh.

 
Ndjenja qe lindin aty ku vdes jeta
Dhe jetojne ku dhe vdekja eshte ne agoni
Shpresojne  atje ku meket dhe vete  shpresa
Guxojne  te ndezin diellin me qirinj.
 
07.09.2009 / 23:41


Postuar nga Katilesha datë 28 Shtator 2009 - 00:05:

Post

Sot e gjithe dita me ka shkuar duke u ankuar per dhimbjet qe me kishin kapur dhe per pa mundesine qofte per te levizur sepse nje mpirje totale e krahut te majte me linte ne vend dhe une nuk arrija te mbushesha me fryme. Kjo gjendje parazite qe me detyroj qe gjithe diten ta kaloja shtrire, duke qendruar me ore te tera ne nje pozicion dhe kur duhesha te ngritesha pervec dhimbjeve duhej te duroja edhe ngercet,me kujtoj/mesoj shume. Pervecse me dha  mundesine te behesha padron i pultit si kurre me pare  me beri te  mendoj per guximin dhe luften e brendshme tonen. Dhe pasi paralelizova situata , njerez, pasi hapa kapituj kohore, racionalizova mbi arsye, shkaqe, semundje , vijat kohore ne te cilat shtriheshin , e vetmja figure qe qendronte akoma ne kembe e pamposhtur dhe e forte si nje shkemb nga ana e karakterit nuk isha une dhe askush tjeter ,por nje e afermja ime qe kishte fituar betejen e saj me sklerozen deseminante dhe luften e saj me vdekjen. Cdo takim me te ishte si nje karikim energjish dhe forcash  per mua dhe perballe saj vetja dhe cdokush tjeter me dukej gati -gati ne kushte te  " mjerusheme". Para saj krenaria per arritjet qe mund te kem bere ne jete une ( apo edhe ndonje qe ka arritur me shume se une) , jane thjeshte disa kokrra kripe qe shkermoqen me t'i hedhur ne uje. Kurse ajo vazhdon te mbetet aty , nje figure stoike , e patrembur qe ka kaluar trauma, ka pare kembet t'i thehen nga dashuria nje here e perjete duke e detyruar ta coje jeten ne karrike me rrota, ka pare hipokrizine njerezore t'i jape vetem goditje pas shpine , ka pare gjithe miqt e saj te jetes te plaken prane niperve dhe mebsave te tyre dhe ajo e perjashtuar nga emocionet e permbushjeve te cikleve per t'u bere bashkshorte, nene, gjyshe,  perseri ajo  qendron nje hap me lart se te gjithe, si nje figure mitike... Dhe sot teksa une ankohesha nga nje dhimbje krejtesisht mosperfillese perballe te asaj cfare ajo kishte kaluar dhe vazhdon te kaloje me beri ta ndjej veten si nje femije qe qurravitet  pas fustanit te nenes dhe qe cdo gje i plotesohet mjafton qe ai ta kerkoje ate , e nderkaq me shfaqej ajo , me floket e thinjur, me fytyren qe i rrezaton nga forca  dhe nga syte blu dhe kembet e tretura te  qe i terhiqen zvarre pas kularit ku ajo mban duart dhe mundohet te rrije ne kembe dhe te sillet si nje njeri normal. Te laje enet, te gatuaje, te hedh rrobat ne tel dhe permbi te gjitha te fitoje cdo sekond diten e neserme. E teksa mendoja kete i dhashe vetes , durova dhimbjen e padurueshme qe me ther gjithe trupin si me thike, dola jashte, bera nje xhiro , u mbusha me ajer te paster dhe u ula ketu per te ndare me ju letren e dites se sotme.

Per ty " E".


Postuar nga Roi datë 28 Shtator 2009 - 04:27:

Tale vertet i bukur dhe prekes shkrimi i sotem !
Faktikisht ndonjehere ankohemi edhe per gjene me te vogel,per budalleqe te cilat para situatash si ajo qe ti ke pershkruar, do ishin vertet siperfaqesore,mund te quheshin pa druajte  naze apo tèka dhe kur mendohesh mire dhe ben nje krahasim te lehte,te duket vetja si njeri i llastuar, i perkedhelur !

Nga njerez te tille mund te mesojme vertet shume ! Mund dhe duhet  te kemi me pak percmim per gjerat e thjeshta qe na rrethojne,te cilat normalisht i japim si te dhena,i pretendojme edhe se ndoshta s'kemi shume per to ! Ne kontekste te tjera,apo per persona te tjere, keto te mira,komodite materiale apo mundesia per te bere ato gjera qe deshirojme,  do ishin (pothuajse) nje lluks !


Postuar nga Katilesha datë 28 Shtator 2009 - 21:04:

Arrow

Pikerisht Roi dhe c'eshte me e keqja ne jemi njerez shume me egoiste se ato  , shume me te "keqinj" se ato  dhe shume me te ndrydhur  sidomos kur vjen momenti per te falur dike.

 


Postuar nga Katilesha datë 03 Tetor 2009 - 22:51:

Lightbulb

E kam shijuar deri ne detajin  me te fshehur mengjesin e sotem. Perde te mbyllura, nostalgjine dhe melankoline e deshirave te ndrydhura qe ishin shnderruar ne nje shi litar qe binte pa pushim , dhe gellenjkat e kafes qe e kam pire pothuajse me symbyllur dhe gjysem shtrire. Mengjes i zymte qe te karikon energji pozitive, qe te injekton kujtime qe te sjellin buzeqeshje, qe te ben ta fillosh diten mbare. Zgjimi , syte e kalter dhe te dashur te nenes time dhe nje ze ne telefon qe te permbys gjithe planet e dites duke te kujtuar dt.28 shtator. Dhe ti qe habitesh se si ke mundur te harrosh nje date kaq te rendesishme dhe mundohesh ne moment ta ndreqesh gabimin e "pafalshem" me buzeqeshje, duke projektuar aty per aty nje dite, nje vend, nje leter, kartoline dhe nje dhurate. Mbyll telefonin , shtrihem perseri dhe shijoj disa caste qetesie dhe rehatie te thelle , para se te vesh kepucet dhe t'i dhuroj vetes nje vazhdim ndryshe dhe me ritimik dites.., nje dite qe me fali nje dhurate kur prisja te beja nje, dite qe me fali shume dashuri , kur mendoja se do isha une qe do ia falja dikujt tjeter, dite qe me rikonfirmoj per te disaten here si ne keto 8 vite , qe miqesia e vertete ekziston.



 


Postuar nga Katilesha datë 07 Tetor 2009 - 22:43:

Lightbulb

Ky eshte rrefimi i nje vajze qe i shihte njerezit me krahe te afte te fluturonin , te afte te cliroheshin nga prangat qe i kishin mberthyer ekzistencen. Eshte rrefimi i nje vajze qe  fliste vetem me qukitjen e majes se lapesit mbi leter , qe fliste vetem me gjuhen e emocioneve. Rrefimi i nje vajze qe rendtte pas jetes, jetonte cdo frymemarrje , perqafonte fort te tashmen dhe mundohej te pekthente ne piktura dhe foto ndjenjat e saj....

"  Mendoja se gjithcka kishte marre fund. Kur hapa syte ,drita e forte e diellit gati sa nuk me verboi dhe mbylla syte instiktivisht sikur doja te mbrohesha. Ndihesha si e mberthyer pas nje karrige elektrike , i gjithe trupi me kishte ngrire, duart dhe kembet nuk mund t'i levizja , ndersa nga goja nuk me dilte asnje fjale sado qe shqyhesha duke thirrur per ndihme. Asnje levizje, njerezit ecnin , rendinin ne nje destinacion pa rendesi , per ata nuk ekzistoja , isha me e padukshme se hija , ata benin vare-vingo mbi trupin tim , numra te ndryshem kepucesh , prerje te ndryshme ekzistencash me hipnin persiper duke me shkelur dhe une ndjeja se po futesha cdo here e me shume ne nje gremine qe nuk po i vinte fundi. Dhe cuditerisht nuk ndjeja asnje dhimbje...asnje. Vazhdoja te qendroja e ngrire , me goje te shqyer dhe me syte e zgurdulluar mundohesha te gjeja , te perceptoja ne ate kaos ekzistencash dhe realitetesh nje fije shprese pas se ciles te kapesha. Cdo perpjekje sikur pritej me gershere te medha. Sikur nje dore e plotfuqishme me kontrollonte dhe me pengonte ne sforcot e mia. E nderkaq  me dukej sikur drita e diellit  rrezet e te cilit me ngjanin me kamzhike qe me fishkullonin trupin , dhe qielli po me zhyteshin brenda meje nepermjet syve. Syri ishte organi i vetem jetesor  , ku  qindra,mijera ,miliona botera   garonin me njera-tjetren ,se cila do penetronte me pare brenda meje ,se cila do e gezonte me pare zhvirgjerimin e ngjyrimeve krejt te cilterta dhe te dlira qe ujezonin brenda formes se tij prej bajame.  Dhe pas kesaj , ndjeva stomakun te me vinte te goja, ndjeja nje peshtjellim brenda meje, sikur nje luge po perziente shpejt  cdo gje qe kisha absorbuar dhe  me erdhi te vjedh, te pastrohem nga ajo ndytesire qe me ishte impunuar te gelltisja. Ndihesha e piset , si nje virgjereshe 30 vjecare e perdhunuar qe eshte  ndotur me gjakun e saj ,deshmi e pafajsise dhe e gjithe frikerave dhe frustrimeve te saj."


Postuar nga Katilesha datë 24 Tetor 2009 - 23:05:

Lightbulb

Komunikimi me veten tone nepermjet letres eshte i ngjashem me komunikimin me pasqyren. Mendimet qe shprehim nepermjet fjaleve dhe vargjeve mbeten gjithnje statike , te pandryshueshme por ato qe ndryshojme  jemi ne , intepretimi jone per ato c'kemi shkruar. E njejta gje ndodh edhe kur jemi para pasqyres ,ne jemi te njejtet,asgje nuk ndryshon nga darka ne mengjes ne personin tone,por jemi ne ata qe kur perballemi me pasqyren ndryshojme dhe ne baze te gjendjes tone emocionale te dites apo momentit vendosim t'i dhurojme vetes nje buzeqeshje ( ) apo te trishtohemi ( ) , te lundrojme pastaj permes shembelltyres se syve tane ne momente te trishta qe kane thyer buzeqeshjet ne trishtime apo  kane thyer lumturine e dites ne lot. Gjithcka varet nga ne dhe nga askush tjeter dhe kjo duhet ngulitur mire ne mendje.

Une sot i dhuroj vetes shume

 


Postuar nga Katilesha datë 29 Tetor 2009 - 23:19:

Exclamation

Perse dreqin nuk pergjigjesh?

 Gjithnje kur duhet telefonatat nuk marrin pergjigje , nuk degjohet nje "Allo" qe i paraprin nje shpetimi , nje clirimi nga nje tendosje e momentit qe te duket sikur ka ne dore te gjithe oret e tjera qe do vijne ne vazhdimesi....Pastaj me nje shtremberim te fytyres  plandosesh ne kolltukun e zyres , strukesh brenda tij dhe perpiqesh te vesh ne pune nje mekanizem mbrojtes per te dale e "lare" nga cmenduria e nje casti. Keshtu mospergjigjen ne telefon e quan si nje shenje , ai mik me mospergjigjen e tij ne telefon te ka dhene nje pergjigje te nenkuptuar, keshtu qe ty nuk te mbetet asgje tjeter vecse te gjesh nje menyre per te zbutur cmendurine tende dhe per te gjetur nje objekt momental per t'i orjentuar energjite. Por ndonese energjite fokalizohen ne nje objekt kuturu , i pari mendim qe te godet mendjen eshte ai qe nqs do te kishte "Allo" , do te kishte edhe nje  perforcim te cmndurise tende ,se ne vetvete ajo ishte nje cmenduri e nevojshme, qe dikur kishte qene thjeshte nje citim ,kurse sot ishte perkufizimi i gjithe ekzistences tende ne kete moment ,aq sa te dukej sikur gjithcka varej nga ajo dreq "Allo" qe nuk u degjua nga matane telefonit. Perfundimi: Per momentim po zbus cmendurine , por do i ritelefonoj perseri mikun tim , thjeshte per te rikonfirmuar veten nepermjet fjaleve te nje njeriu qe deri me sot me eshte gjetur gjithnje prane dhe me ka dhene pergjigje te zgjuara ne momente te veshtira.


Postuar nga BIONDIA datë 29 Tetor 2009 - 23:23:

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Perse dreqin nuk pergjigjesh?

  Per momentim po zbus cmendurine , por do i ritelefonoj perseri mikun tim , thjeshte per te rikonfirmuar veten nepermjet fjaleve te nje njeriu qe deri me sot me eshte gjetur gjithnje prane dhe me ka dhene pergjigje te zgjuara ne momente te veshtira.



sa fatlume je qe ke nje mik te tille ...keta lloj miqsh ste lejne kurre vetem dhe dine cte thone ne momentin e duhur ...ste gjykojne kurre... dhe aq me shume cdo fjale qe thojne e mendojme shume mire se thone kshu sa per te thene ...


  Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.