Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga volter datë 10 Korrik 2004 - 04:56:

Thumbs down

E bukura jetoi dhe lulezoi ne jeten time, si nje yll gjigand me shtate pale ngjyrash te bukura, e bukura u mbjell ne shpirtin tim te madh, dhe u qetesua si asnjehere me pare, e bukura u ndesh me hijezimet me te bukura artistike, ne gjoksin tim, e bukura takoi valen e jetes magjepese, e bukura takoi vargjet dede te dashurise, e bukura mblodhi djersen erotike te dashurise, e bukura pasuroi ndjenjat me entuziazem te cilter, e bukura me perqafoi me gocen paemer, dhe e bukura ne fund me nxori ngjyren e vecante te dashurise nga thellesia shpirterore, dhe u lendova fare pak... e bukura m'i neutralizoi nervat me gocen paemer, dhe tani ndiej vetmine e plages se sheruar....E bukura me eksploroi tere qenien time modeste.............E bukura pikturoi ne qiellin e Plloshtanit kengen E BUKURA MORE....

Plloshtani


Postuar nga BluE_icE datë 24 Korrik 2004 - 21:53:

it's scary,very much so

s'e paskam ditur qe kam qene kaq e etur per dije.
I feel like i am hungry for knowledge,a row starve, i just can't stop reading and reading and reading not only artistic books,academical books, books where to find answers ,where to find truths.
and when i looked back i realized i have had this hungriness before but not this strong ,not with this magnitude .


Postuar nga déjà-vu datë 27 Korrik 2004 - 02:32:

Fjale,fjale dhe vetem fjale...

P.s Mund edhe ti konsideroja 'bla-bla-bla'' te thena me nje fare klasi.


Postuar nga BluE_icE datë 27 Korrik 2004 - 09:52:

Angry

...edhe bota te mbytet me pas
pasi te kem zbrazur thesin e mbushur plot ...
pasi ti kem thene njerezve te "klasit" qe klas s'kane
ti mbajne fjalet per nje klas tjeter.
pasi tu kem thene te kene kujdes mbi "te vertetat"
qe thone me ze te larte ,
e megjithate nga e verteta kane frike,
kane frike nga kureshtaret
nga analizuesit qe mund te zbulojn e gjera...
kane frike te hapin nje pjese te zeze te vetes se tyre
kane frike te thone "me fal"
sepse "super" egoja e tyre s'ua lejon
e keshtu kthehen me pak njerezor
E tani me gjithe keto, kush ia jep te drejten te gjykojne ?KUSH?

..edhe bota me gjithe keta njerez le te shembet....


Postuar nga déjà-vu datë 27 Korrik 2004 - 15:31:

Nderkohe qe pres,qe njerezit te fillojne te shikojne pak me larg se maja e hundes se tyre dhe preshin te heqin si force shtytese,ne pritje te ndonje ''mrekullie'' (çuditerisht nuk di perse ndihen te thirrur ne çeshtje) qe kjo gje mund te ndodhe,shkeputem nga e vetmja hapesire e lire(pseudo-e lire) dhe filloj hedh mendimet e mia diku tjeter.
Ndoshta larg syve te kritikes,larg gjykimit koherent te nje mase byte-sh ku nje kendveshtrim i caktuar ne lidhje me njerezit ngelet thjeshte i tille,pa pasur frike se hijet e Frontit Demokratik te lagjes do me denojne per agjitacion e propagande,do tregojne me gisht heretikun nderkohe qee vetmja herezi ishte te falem ketu ne nje moment dobesie ...

Besoja se ishte nje vend i lire.


P.s Njehere nje zog pule kishte ftohte,ashtu i druajtur nga i ftohti kerkon mbrojtje ne nje fushe por nuk po gjente asgje ne te cilen mund te fshihej.
E mire,ne distance shikon nje lope dhe i lutet:''te lutem,kam ftohte...shiko si po dridhem...ndihmome nese ke mundesi''
Lopa,si natyre e mire qe eshte ,ne mungese alternativash edhe ajo i leshon nje bajge siper,bajga eshte e ngrohte sa del dhe per pasoje e mban ngrohte(mendoni lopa).
Lopa ishte e bindur te kishte bere diçka pozitive brenda saj,ndersa zogu i pules duke qene se u mbulua i gjithi nga gjithe ajo bajge,filloi te kerkonte qe te dilte prej aty.
''Hey ??'' i thote ai lopes,''shiko çfare me bere''.
Hodhi rrezikun e te ftohtit per momentin por kishte nje tjeter problem ne dukje....
Ngre syte,e ashtu lart ne qiell shikon nje skifter dhe i thote:''te luem,tregohu i mire...nxirrem nga ketu sepse po rrezikoj shume''

Skifteri,nuk ja ben fjalen dy,leshohet poshte ne fluturim dhe e nxjerr nga bajga....dhe ashtu si ishte e ha.

Morali:Jo te gjithe ata qe te dhjesin siper jane armiqte e tu e jo domosdoshmerisht te gjithe ata qe te nxjerrin nga m**i jane miqte e tu!


Postuar nga BluE_icE datë 28 Korrik 2004 - 09:51:

uh gee funny

faleminderit per fabulen tende me kaq shume vlera.
Do t'ua forward te gjitheve armiqeve te tu qe kur ua ke me te pabese te pakten e ben nga e mira per ta.

nice job


Postuar nga amor alucius datë 30 Korrik 2004 - 03:55:

Ka momente ne te cilat do doja te humbisja nga zemerimi,
nga hipokrizia e nje miresjelljeje fallso,
nga deshira e zjarrte per te ja perplasur cdo gje ne surrat,
e ti thoja,ja,kjo/ky je ti,
s'te vjen turp per veten?
shikoje dhe pak veten ne pasqyre,
fiksoje veten gjate e qarte,
tani,cdo thuash per mua?
apo vazhdon koncepti mesjetar i thenieve mbas shpine
sepse ne fytyre s'ke guxim ti thuash?
Ja,ti qe je aq i/e sigurte per mua kur flet
mi thuaj ne fytyre,
ah po,luaj dhe ca rolin e viktimkes,
sa te shkon,te ben te ndihesh femer e vertete?
Harrohen sakrificat,mbrojtja,
ngelet ndjenjat e adoleshentit
qe ne nje faze te adoleshences mundohet te
hedhe poshte imazhin e prinderve:
" e po s'ke nga ti dish gjerat ti o ma/ba..."
-"jo babush,s'kam nga ti di,une jam thjeshte ai qe te dha jete
,asgje me teper.Kam jetuar vetem "pak" vjet me shume se ti
e si pasoje me mungon eksperienca."


E di si eshte puna mik/mikeshe?Ne djall,pasi mua s'do me terheqesh ne lojerat e tua qe as vete si kupton deri ne fund!!!Mundohu te zgjidhesh lemshin e personalitetit tend pastaj eja e bej thashetheme


Postuar nga volter datë 30 Korrik 2004 - 04:44:

Me kujtohen momentet e mia artistike, kur me thembrat e kembeve shkelja parkun e zbukuruar, qe ishte mbushur me gjethe drunjesh, dhe nxirrja zhurmen dhe bujen e lehte artistike... Ecja si nje njeri modest dhe aty lexova papritur nje fryme romantike te nje shoqeje, qe kishte nje pamje provokuese. Takimi qe shume i cilter dhe pa asnje kundershti prapanike.....Por koha eshte ajo qe nxirrte ne pah kulturen objektive me krejt nuancat e ngjyrave artistike...Sa cudi... Biseda dhe leximi i heshtur i mendjes me bente kurioz te dij gjithcka mbi relativen e kesaj forceje...Krejt nyjet gordiane te shpirtit te artistit, aty u shperndaheshin si asnjehere me pare.... Aty lexova nje varg te bukur te trilluar nga mendja, sa qe e bera kurioz te mbaje mendj kete kujtim te bukur vjeshtas laaa...

Ishte kenaqesi e vecante qe u takuam si nje shoqeri e hapur


Postuar nga déjà-vu datë 31 Korrik 2004 - 11:35:

Nuk besoj se ka gje me te mire,kur ne mengjes,e fillon diten me pak kafe e ndersa e kthen ngadale,aroma e saj(nese eshte e pjekur mire) te mbyt hundet dhe te jep ate ndjenje sensacion qe vetem ajo di te japi.

Mengjes,eshte momenti per te dale.


Postuar nga BluE_icE datë 31 Korrik 2004 - 22:58:

Arrow

E dashur ,nuk besoj se eshte e cudtishme te them qe e prisja nje replike prej teje ,sigurisht edhe natyren e saj gjithashtu….

Flm per opinionin tend “ekspert”


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.