Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Syrius datë 04 Maj 2006 - 21:49:

Ndonjehere ndodh te gjendesh ne nje gjendje qe te kujton buzen e nje gremine.
Teksa gjithcka- rreth e perqark-dukej sikur nxinte, dhe nje udhetimi perspektivash te medha dukej sikur i kish ardhur fundi
(sepse punet erdhen, ose u sollen ne ate pike nga vete individi)

Nje dore miqesore , erdh e u afrua nga cepa te harruar.Nje ndihme qe do te vleresohet per tere jeten. Dhe perspektivat
(qe ne fund te fundit ketu ku jemi, varen nga nje cope leter me vule e fotografi) Rilinden po ashtu si edhe une.

E llogjika e groposur rreth dy vjet me pare diku - bashke me emocionet;teper te forta per tu mbajtur afer- U rikthye edhe ajo perseri.

Ne fund te fundit , mu deshen 120 dite per te kuptuar ate qe kuptova qe javen e pare...
Sa i verber eshte valle njeriu kur nuk do te shikoje?Majft i verber.

Nese dikush, qesh si dikush tjeter, sillet si dikush tjeter , flet si dikush tjeter per te cilin ti dikur ke ndjere aq shume ...

Atehere e para e punes ,ti nuk do kete dikush, po mundohesh te rijetosh me te dicka qe i perket dikujt tjeter.

E dyta e punes , Ky dikush meriton shume me teper se sa te jete nje fotokopje e njerezve te te kaluares tende.Meriton te gjeje dike per te cilin eshte special/Unique in its own kind.

E treta e punes. Nese edhe per vete ty ajo dashuri e hereshme per nje arsye ose nje tjeter ka perfunduar
Nese ti vete nuk deshiron e shpreson rikithim
Atehere deshira instiktive per te "Ripare filmin e vjeter" -nje film me fund te hidhur- nuk ka te beje me shume me shprese sesa me autolezionizem...

E fajin, njeriu vertete duhet ta kerkoje veç tek vetja.

Megjithate problemi me i madh nuk eshte ketu ,te pakten tek njerezit me nje pike ndergjegje.Problemi rritet , kur njeriu ne fjale mendon qe nuk ka lenduar vec veten , por edhe te tjere.

Sidomos kur brerjet e tua te ndergjegjes , Rrisnin Paranoien e ndjenjen e persekutimit te njerezit.

Sidomos kur terbimi yt momentan,kthen dimrat nga gri ne te kuq per te tjere.

Ne fakt njeriu duhet te kete kujdes me veprimet e tij, interpretohen jo gjithmone ne te njejten drite nen te cilen behen.
E gjithkush nga ne duhet te pranoje pasojat e veprimeve.

Per sa i perket shkaqeve nga te cilat lindin veprimet.Asgje nuk shperthen nga minuti ne minute tek njeriu.
Nese tronditje e emocione te medha te permbysin "papritur" , gjeri ne ate pike sa te mos jesh i afte te perdoresh llogjiken e qete, kjo do te thote qe per vite me rradhe je munduar ti shtypesh e te mohosh ekzistencen e tyre, nje zgjidhje e gabuar.

Megjithate une, e shume te tjere qe merren me njerezine, thone qe ne pjesen me te madhe te rasteve
eksperienca te tilla Autolezioniste/vetendeshkuese njeriu ja krijon vetes per te dale nga nje gjendje e gjate apatie
Gjume letargjik.
Shkurt muhabeti , nje çekiç kokes per te mbledh pipllat qe te jane shperndare reve...

Megjithate brerja e ndergjegjes mbetet.
E fjalet nuk kane shume vlere ndonjehere. Eshte thjeshte qe disa si rraca e Muve nxjerrin dufin ne vende te tilla , ne letra te tilal imagjinare, sepse nuk mund ta bejne ate ne boten e "vertete".

Zakon i vjeter, qe me ka bere te ndjehem mire megjithese ndoshta nuk ka qene gjithmone i pershtatshem.
Zakonet e vjeter vdesin ngadale thone.Po vdesin.

Erdh pranvera, e me vone vera do te mbushe kete qytet me ajer te thate e teper te ngrohte.
E ne Ricohemi ne kembe, shkundim pluhurin nga rrobat
(megjithese njolla ngelen)
E rivazhdojme te ecim, nje rruge qe eshte zgjatur pak me teper nga c'duhet.

Jeta eshte e bukur
Nuk mund ta kuptojne se sa , ata qe nuk kane vuajtur te pakten nje here.


Postuar nga Klodel datë 04 Maj 2006 - 23:28:

Njerezit nuk i kuptoj me. Hoqa dore nga kuptimi i tyre. Gjithnje ngre syte lart dhe e pyes zotin si na duron te gjitheve? Si ke nerva te merresh me te gjithe? Por kot nuk thone qe eshte i plotfuqishem. Ashtu besoj dhe une. Dhe besimi qe zoti nuk do me braktise asnjehere, sic nuk me ka braktisur, do jete sherimi im, forca ime, gjalleria ime, vendosmeria ime. Kudo lexoj qe gjerat nuk ndodhin pa arsye, madje as rastesia ne vetvete nuk eshte thjesht rastesi por fsheh nje mister apo nje llogjike ne vetvete. Ashtu sic e fshehin ndoshta pa e kuptuar dhe vendimet, veprimet, mendimet, endrrat, meditime, apo eksplorimet qe bejme cdo dite, qofte brenda vetes qofte ne boten qe na rrethon. Perpiqemi te zbulojme te zbulojme te zbulojme, shpesh here humbasim ne labirintet e "zbulimeve" tona, por kur e ke ndier njehere driten brenda vetes, veshtire se mund ta harrosh. Jo per gje por vete bota jote ne menyre te pakuptueshme ka ndryshuar.

Ne kete moment? E rendesishme per mua teksa shoh rrugen e gjate e te veshtire qe kam bere per t'ju afruar drites qe mendoj se gjendet ne nje pike te caktuar, edhe pse hapesira ime eshte shume dimensionale, eshte pasuria shpirterore qe kam fituar, gjerat qe kam kuptuar, zbuluar tek vetja, ato qe kam perjetuar qe te gjitha bashke perbejne thesarin tim. Jo te dikujt tjeter. VETEM timin. Ate qe vetem une ja di vleren, kuptimin, thesarin qe me ka bere te jem kjo qe jam dhe qe jam shume e lumtur per personin qe jam tani. Do doja te kisha qene keshtu gjithe jeten time, T'i kisha kuptuar gjerat gjithmone keshtu si i kuptoj tani, t'ua dija vleren ashtu si ua di tani, te shihja xhevahiret e fshehura ne gjerat e thjeshta, ashtu si i shoh tani. Por fundja sa te rrosh do mesosh e do kuptosh dhe tani e kuptoj qe jam rritur. Tani e kam gjetur uren, qe mendoja se nuk e kisha, por qe ne fakt nuk isha ende gati per ta zbuluar. Tani kuptoj fjalet e nje lutjeje qe e kam lexuar e lexuar pafund, por qe nuk ja kam pas ditur kuptimin e vertete:

 "O Ahmad!  Forget not My bounties while I am absent.  Remember My days during thy days, and My distress and banishment in this remote prison.  And be thou so steadfast in My love that thy heart shall not waver, even if the swords of the enemies rain blows upon thee and all the heavens and the earth arise against thee. 

Be thou as a flame of fire to My enemies and a river of life eternal to My loved ones, and be not of those who doubt. "I will be a flame of fire and a river of life: kjo eshte ajo qe eshte shkruar ne tabelen e jetes sime.


Postuar nga Cindi datë 05 Maj 2006 - 01:05:

Sa ndodhira shume me te rendesishme ka ne kete bote dhe ne merremi me dyshimet dhe hamendjet qe ndodhin ne trurin tone bosh te fantazive. Sa jete humbasin ne dite dhe ne behemi egoiste per te patur me teper makina dhe shtepira, te dashur dhe te dashura. Sa zemra perpeliten cdo dite dhe luftojne tjeshte per nje frymemarje te lehte dhe per kete frymemarje te falenderojne Zotin 100 here qe ua ktheu mbrapsht. Dhe ne te pashpirterit qahemi dhe jargavitemi me ankesat tona te pafundme, qe nuk kane asnje fare kuptimi dhe llogjike, ne krahasim me te gjitha ato qe na dha ai i madhi.

Sa mire do te ishte te gjithe te luteshim qofte edhe nje sekonde per keto shpirtera qe luftojne me jeten cdo seconde dhe cdo minute.

Une sapo e bera dhe ndjehem kaq e cliruar se brenda meje e di qe dicka nga lutja ime do te degjohet.

Fund egoizmit kaq te shfrenuar njerezor.


Postuar nga Syrius datë 05 Maj 2006 - 18:55:

Pershendetje.
Edhe nje mendim nese me lejohet.
---------------------------------------------

Njerezit nuk i kuptoj me. Hoqa dore nga kuptimi i tyre..

------------------------------------------

Besoj se njeriu duhet gjithmone te perpiqet te kuptoje.Nese arrin te kuptoje , atehere do te jete ne gjendje te justifikoje.Po kjo varet nga empatia e thellesia e secilit prej nesh.

Per sa i perket njerezve te vecante, nuk mund ti njohesh pa patur nje baze te ngjashme ku te mbeshtetesh, e pa njohur historine per te cilen behet fjale, e historite e shumta (apo mungesen e/jeten e sheshte)qe e kane bere te jete kush eshte.
Nese vertete beson se te mjaftojne disa fjale apo reagime momentale per te kuptuar karakterin e nje njeriu atehere e vetmja gje qe po ben eshte te kercesh nga nje paragjykim ne tjetrin , e nga nje perfundim i sheshte ne tjetrin.

Dikush qe mundohet ti shohe gjerat thelle, eshte ne gjendje edhe te fale….perfundime fyese apo sjellje nihliste te personave kundrejt gati c’do trajte te karakterit tend..
-----------------------------------------------------
Sa ndodhira shume me te rendesishme ka ne kete bote dhe ne merremi me dyshimet dhe hamendjet qe ndodhin ne trurin tone bosh te fantazive. Sa jete humbasin ne dite dhe ne behemi egoiste per te patur me teper makina dhe shtepira, te dashur dhe te dashura. Sa zemra perpeliten cdo dite dhe luftojne tjeshte per nje frymemarje te lehte dhe per kete frymemarje te falenderojne Zotin 100 here qe ua ktheu mbrapsht. Dhe ne te pashpirterit qahemi dhe jargavitemi me ankesat tona te pafundme, qe nuk kane asnje fare kuptimi dhe llogjike, ne krahasim me te gjitha ato qe na dha ai i madhi
------------------------------------------------------
Eshte evertete , sa ndodhira te rendesishme ka ne kete bote , cdo dite. Sa jete humbasin ne dite.
…..e sa njerez ankohen c’do dite per probleme qe te tjereve u duken kaq te vogla ne krahasim me te vetat…..
Vetem se problemi qendron ketu.
Per secilin nga ne ka gjera qe jane komplet te perballueshme , e te tjera qe jane shume me pak. Gati c’do njeri eshte i ndertuar ndryshe, emocionalisht e fizikisht.

Ka njerez qe nuk ankohen sepse kane kaluar muaj te tere pa shtepi. Nuk ankohen se mund te mos kene patur per te ngrene ,a po se humben pasuri te tera tek Zequa , tek Sudja apo tek Mafishja .Ose ne Wall Street .Nuk ankohen se nuk kane makina apo karroca me guzhineta
That’s life.Ce la vie.etj

Ankohen per tjera gjera , qe per ta jane mbytese.
Edhe dicka akoma me e rendesishme , ankimet , si komplimentat , si shakate, si cdo reagim i njeriut varet nga kush vine, e perse.

Ndryshe nga ate qe ankohen perdite, nese nje karakter i mbyllur brenda vetes fillon e ankohet, kjo do te thote qe nuk mban me fare uje pilafi.
Dhe ankimet, ose me mire renkimet, jane nje zgjedhje midis shfryrjes se dufit, e hakmarrjes…
Zgjedhja e pare tregon dobesi momentale, por gjithashtu tregon fillimin e pershtatjes
..e Falje!!!
------------------------------------------------
Sa mire do te ishte te gjithe te luteshim qofte edhe nje sekonde per keto shpirtera qe luftojne me jeten cdo seconde dhe cdo minute.

fund egoizmit te shfrenuar njerezor

--------------------------------------------------
Disa njerez jo vetem qe “luten” , por edhe kane perballuar momente kur nje shpirt ka pushuar se luftuari me jeten!!!! Kur nje shpirt i lodhur e i semure akome lufton.Momente kur sy femijesh te uritur I ndiqnin neper dhoma te medha.

Disa njerez nuk ankohen per keto gjera naten , por mundohen te bejne dicka diten , per ata mijera e mijera femije ne bote qe vuajne nga uria,
per ata shpirtra te bllokuar brenda nje trupi qe nuk funksionon me.
Per boten ne te cilen jetojme Te gjitha keto brenda mundesive te tyre te vogla.

Edhe une vete jam Kundra egoizmit te shfrenuar materialist, te njerezve qe duan gjithcka vetem per vete.
Kundra atyre qe jane gati te ecin mbi kufoma e mbi kafka per te arritur aty ku duan.Kunder hipokrizise automatike , manipulimit te njerezve te pafajshem.

Ama gjithashtu besoj , qe nje lutje boshe para krevatit te dhomes se gjumit , e pa ndjekur nga nje aksion sado I vogel gjate dites
Eshte egoizem.
Behet thjeshte per te fjetur pak me rehat.Ka mijera e mijera mundesi per te hyre ne kontakt me organizata qe vertete mundohen te bejne dicka…


Difekte, difekte.
Brire karakteriale qe aq shume inate i kemi ne teori.Po sa zvogelohen per momentin keto difekte , kur i perkasin nje njeriu te rendesishem….

Nuk ish aspak qellimi im te ofendoja njeri.
Shpreha thjesht nje mendim.
Megjithese tashme biseda te tilla teorike neper forume nuk me sjellin asnje lloj kenaqesie.E ne fakt besoj se ish pergjigja ime e fundit neper forume shqiptare

Kalofshi mire kudo qe jeni.
Syrius = kalimtar rasti


Postuar nga Klodel datë 07 Maj 2006 - 17:54:

Sot te pashe ne enderr mamush. Pashe familjen si gjithmone te gjithe bashke, me bisedat dhe me veprimet tona te zakonshme. Sa me kishte marre malli. Nuk doja te zgjohesha qe te shijoja sa me shume te ishte e mundur pranine tende. Te dua shume. Teper shume. Shpresoj qe e ndien aty ku je tani.


Postuar nga Klodel datë 13 Maj 2006 - 02:34:

Fever......... fever...............fever


Postuar nga Lela_Dr datë 13 Maj 2006 - 02:36:

Klodel shume fantastike kjo picture.


Postuar nga Klodel datë 13 Maj 2006 - 02:45:

Flm Lela.

Keshtu foli Zarathustra- Friedrich Nietzche


Kështu foli Zarathustra- Keshtu fola une ne kete nate me hene te plote

Çfarë gjuhe do të flasë një shpirt kur ai flet vetëm me veten? Gjuhën e ditirambit. Unë jam shpikësi i Ditirambit. Dëgjohet se si Zarathustra flet me veten para Lindjes së diellit: një lumturi e smeraldtë, një butësi e tillë hyjnore nuk kishte gjetur një gjuhë që ta shprehte para se ta gjeja unë. Edhe melankolia më e thellë e një dionis të tillë bëhet ditiramb. PO marr si tregues Këngën e Natës- vajtimin e pavdekshëm të qënieve të dënuara të mos dashurojnë nga tepria e dritës dhe fuqisë që kanë, nga natyra e vet diellore:
"Është natë: tani flasin më fort të gjitha shatërvanet gurgulluese. Edhe shpirti im është një shatërvan gurgullues.
Është natë: pikërisht tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari.
Ka tek mua diçka të pashpërblyer dhe të pashpërblyeshme që do të flasë me zë të lartë. Ka tek mua një dëshirë dashurie që flet gjuhën e dashurisë.
Unë jam dritë: ah sikur të isha natë! Po kjo është vetmia ime, që jam i pështjellë nga drita.
Ah të isha i errët si nata! Si do t'i thithja farat e dritës!
Dhe ju vetë do t'ju bekoja, ju o yje të vegjël vezullues, xixëllonja të qiellit! Dhe do të isha bekuar nga dhuratat tuaja prej drite. Po unë jetoj me dritën time, unë përthith brenda meje flakët që shpërthejnë prej meje.
Unë nuk e njoh lumturinë e atij që merr; dhe shpesh herë ëndërrova se të vjedhësh të bën më të lumtur sesa të marrësh.
Varfëria ime është kjo, që dora ime nuk pushon kurrë së dhëni. Xhelozia ime është kjo , që unë shikoj sy që presin dhe netë të ndriçuara dëshire.
Oh fatkeqësi e të gjithë dhuruesve! Oh eklips i diellit tim! Oh dëshirë për të dëshiruar! O uri e tërbuar në ngopje!
Ata marrin prej meje, po a e prek unë shpirtin e tyre? Është një humnerë mes marrjes dhe dhënies, dhe humnera më e vogël duhet të kalohet e fundit.
Uria lind nga bukurua ime; do të doja t'u bëja keq atyre që ndriçoj, do të doja t'i zhvishja ata të cilëve u kam bërë dhurata- prandaj kam uri për ligësi.
Hakmarrje të tillë kërkon plotësia ime, ligësi të tilla burojnë nga vetmia ime.
Lumturia ime për të dhënë vdiq bashkë me dhënien, virtyti im u lodh nga tepria e tij!
Rreziku i atij që jep është gjithnjë humbja e turpit; dora e atij që jep gjithnjë bëhet me kallo nga puna e shpërndarjes.
Syri im nuk mbushte me lot para turpit të atij që kërkon. Dora ime është bërë tepër e ashpër për dridhjet e duarve që janë plot.
Ku shkoi loti i syrit tim dhe penda e lehtë e zemres sime? O vetmi e të gjithë atyre që japin! O Heshtje memece e të gjithë atyre që ndriçojnë.
Shumë diej rrotullohen në hapësirën boshe; gjithçkaje që është e errët i flasin me dritën e tyre- ndërsa me mua heshtin.
Ah kjo armiqësia e dritës kundrejt asaj që ndriçon; ajo përshkon pa pikë mëshire rrugët e saj. Pa të drejtë me çdo gjë që ndriçon, të padrejtë në thelb të shpritit, të ftohtë me diejt- kështu ecin të gjithë diejt në qiell. Si stuhi fluturojnë diejt në rrugët e tyre. Ata ndjekin vullnetin e tyre të paepur: kjo është ftohtësia e tyre.
Oh veç ju jeni , ju të errëtit, ju të natës, që krijoni ngrohtësinë nga ajo që ndriçon! Veç ju pini qumësht e çlodhje nga gjinjtë e dritës!
Ah ka akull rreth meje, dora ime digjet kur prek akullin! Ah kam etje që ankohet e dëshiron etjen tuaj!
Është natë: ah, sikur të ishte dritë ! Dhe etje për natë! Dhe vetmi!
Është natë: si burim gurgullon prej meje dëshira ime- dëshira ime për të folur.
Është natë: tani flasin më fort të gjitha shatërvanet gurgulluese. Edhe shpirti im është një shatërvan gurgullues.
Është natë: tani zgjohen të gjitha këngët e të dashuruarve. Edhe shpirti im është kënga e një të dashuruari".


Postuar nga volter datë 13 Maj 2006 - 03:01:

Nga malet e larta - Friedrich Nietzsche \ eshte poezia ime me per shpirti.

Ajo qe na lidhte dikur, lidhja e nje shprese te vetme:Kush i lexon shenjat qe dikur ju brendashkroi dashurine ende te perenduar? Une i krahasoj me pergamenen qe dora i largohet nga prekja , sic eshte ajo e nxire, e djegur. Nuk ka me miq:ata jane si t'i quaj ata? Vetem hije te miqve! Por naten me trokasin ende ne zemer dhe te dritarja, Me veshtrojne dhe thone: "Po a ishin me te vertete?" O fjale e venitur qe dikur mbaje ere si trendafil!


p.s klodel paske folur me ate taktin me perfekt njerezor derime tani. Te pergezoj e dashur!


Postuar nga Syrius datë 13 Maj 2006 - 17:26:

Luleve te ndryshme u morra ere ne kete jete
Te vetmet qe me trullosen e me ngelen ne mend
ishin ato qe pashe nga larg, per arsye...
Qofshin gjethe hithre
..apo lulekuqe.-------------------------------------Une
------------------------------------

Nuk mund te vras te vetmen gje qe me mban gjalle..
shpresen.
Nje krijese qe zgjohet me mua ne mengjes
plagoset gjate dites
vdes ne mbremje
Por ringjallet perseri te nesermen
...me rilindjen e aurores ---------------------Paolo Coelho


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.