Forumi Horizont Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga volter datë 22 Shkurt 2006 - 05:11:

Qetesia ... prehja... heshtja... hyjnorja poezi dhe urtesia filozofi le te mbeten mysafir tek qenia ime.. Sonte me duket se kam shume nevoje, mbase trishtimi me ka mberthyer ngado...

pershendetje


Postuar nga Enya datë 22 Shkurt 2006 - 05:21:

Lightbulb

Asnje cast nuk eshte i pershtatshem per te treguar nje pjese jete,
marre nga fantazite shpirterore te ndjenjave.
Dhe ashtu i le te ndryshken ne diamante te kalter,i zhvesh fshehtesisht
dhe i mbuloj serish me embelsine e Mirekuptimit!
Kete cast asgje s`mundem te te them,pervec se te luaj valeve te fantazise sime
qe fle e qete aty ku e lashe...tek zemra jote e qeshur dhe aq e bukur!
Jam dhe ndihem vertet e lumtur qe te njoha, qofte dhe siperfaqesisht.
Keshtu jam une,-e akullt-e paprekshme,e paparritshme,enderr e ngrohte,
gjithmone drejt ikjes!


Postuar nga ~Enigme~ datë 22 Shkurt 2006 - 05:34:

Dhe ja serish rikthehem ketu dhe ashtu e shtangur shtoj zinxhirin ne hedhje mendimesh te castit.
E coroditur nga talenti dhe stilit te personit me siper mundohem te rikthehem ne mendimet ku marin labirintet dhe ja ashtu si nje stuhi pas nje shiu rjedhin dhe perplasen ne ane te nje trotuari...
Sa nevoje kane keto rruge per diellin te shfaqet dhe ja ashtu me rezet e tij te ledhatoje ato dhe te riktheje qetesi....


Postuar nga volter datë 23 Shkurt 2006 - 03:56:

Analizat e tepruar mbi te drejten nderkombetare, dhe zakonisht mbi te drejten e nje shkence politike kane dhene nje hov shume te madh ne kokat e tyre, dhe ngado qe studion verehet nje trishtim urtesie...


Postuar nga Demokrate4ever datë 23 Shkurt 2006 - 04:42:

Ecja rruges se qetesise sime ..njerez te panjohur , fytyra te remdomta, te terbuara qe koha shnderroj nga njerez ne profete me genjeshtren e saj..Me vjen keq..Fjala dhimbje behet nje tingull ,ku mijera te tjere kendojne.. trishtimi shnerrohet ne shije , qe lehtas e shijojne dhe kenaqen !Perfektcione qe rrethojne krijesat e vogla dhe te vdekura!

Qetesi! Ku mund te degjosh rrahjet e nje zemre si tingujt e nje kenge..Nje buzqeshje nga pas thyen pasqyren e kesaj qetesie .Je ti..

lost_soul te pershendes me kengen qe po degjoj tani:
When the stars go blu -The corrs


Postuar nga lost_soul datë 23 Shkurt 2006 - 08:37:

Nothing really matters

Triviale apo jo. Kuptimi shume i qarte......atehere, po e perkthej une ne dy menyra te ndryshme.

1. Asgje ne te vertete nuk ka rendesi.
2. Asgjeja me te vertete ka rendesi.

Kur dikusht flet psh gjermanisht, une s'e kuptoj, sepse s'di gjermanisht. Shpesh, edhe kur dikush flet shqip, une prap s'e kuptoj. S'ka lidhje gjuha ndoshta, ajo s'eshte vecse nje protokoll. E kam shume te veshtire te kuptoj nje poet psh, por jo vetem poet.
Cuditerisht shume njerez betohen dhe vene duart ne zjarr qe i kuptojne te gjitha. Kjo me ben te ndjehem budalla madje me keq se ata te vertetit qe nuk e dine qe jane te tille, sepse une e di.....

... thjesht nje mendim i castit...

te pershendendes miqesisht demokrate...me Bob Dylan qe po degjoj, ... s'me kujtohet titulli....je shume e embel


Postuar nga ~Enigme~ datë 23 Shkurt 2006 - 19:52:

E mbushur me dhurata qe ma bejne me sy....zemra ime zgjedh me te voglen se nuk doja te te lija vete atje te heshtur duke pritur radhen tende.
Te hap lehte dhe te buzeqesh, te ruaj si nje diamand te cmuar por jeta eshte e mbushur me hidherime dhe ngacmime. Kur nuk arijme dicka heshtim ose luftojme dhe ja une sot zgjedh heshtjen.....


Postuar nga Iyua datë 24 Shkurt 2006 - 01:18:

E lodhur nga Kjo Jete !
Te mbushura me vuajtje kujtime.... As duart nuk duan te shkrujne me nuk kane me enrgjine e dikurshme.. Gjithcka iku si pa kuptuar..


Postuar nga aura datë 24 Shkurt 2006 - 01:42:

dy te rinj po flirtonin symbyllur me kitare....


Postuar nga Demokrate4ever datë 24 Shkurt 2006 - 02:01:

Motivi i mendimeve te castit lost_soul.. ti uroj pasdite ose mbremje te bukur! Te pershendes me nje kengen qe te pelqen ty te;- Bob Dylanit!


  Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.