Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
.Zoti e kish ruajtur me xhelozi ate emer
pasi krijoi qenien perfekte ,e quajti femer...
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Por, i dhuroi si mbrotje Mashkullin. Ai duhej jo vetem ta mbronte, por dhe ta nderonte;
dashuronte, embelsonte dhe vleresonte...Mirepo, mashkulli pasi arriste kenaqesine e tij
sexuale, harronte premtimet qe i kishte bere Zotit (krijuesit te TIJ) dhe peshtynte ne anen
tjeter te Femres...e keshtu, BOTA u PRISH.
ENYA, june 13/ 2008
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
Por, i dhuroi si mbrotje Mashkullin. Ai duhej jo vetem ta mbronte, por dhe ta nderonte;
dashuronte, embelsonte dhe vleresonte...Mirepo, mashkulli pasi arriste kenaqesine e tij
sexuale, harronte premtimet qe i kishte bere Zotit (krijuesit te TIJ) dhe peshtynte ne anen
tjeter te Femres...e keshtu, BOTA u PRISH.
ENYA, june 13/ 2008
je nje djale shpirt flori!
Beautiful diabolic.Si kurdohere mbetesh nje djalosh simpatik.Vjershat e tua na i heqin pak merzitjen.Ne pergjithesi shoqeria eshte indiferente karshi poetve,por ky eshte nje gabim i madh.Ata kurre nuk duhen lene vetem.Poezite e tyre duhen lexuar.Ato na japin kenaqsi e shprese per ta pare te ardhmen me shprese.Ata nuk kane nevoje nga ana materiale,por me shume t'i kujtosh e t'ju thuash nje fjale te mire . Shume pak eshte me te vertete,por per ata do te thote shume.
Pena t'u befte flori mor djale!
Respekte
diabolic sinqerisht je njish.
isha me nje shoqen time dhe po lexonim postimet e tua.kemi mbi 3 ore me kete pune.po na le pa fjale,kisha kohe pa lexuar postimet e tua meqe sjam futur me shpesh ne forum,por e shoh qe kam humbur shume.
p.s:shoqja ime ka rene brenda me ty.hhahahaah
nje puthje per ty.kalofsh sa me kendshem
Re: je nje djale shpirt flori!
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Beautiful diabolic.Si kurdohere mbetesh nje djalosh simpatik.Vjershat e tua na i heqin pak merzitjen.Ne pergjithesi shoqeria eshte indiferente karshi poetve,por ky eshte nje gabim i madh.Ata kurre nuk duhen lene vetem.Poezite e tyre duhen lexuar.Ato na japin kenaqsi e shprese per ta pare te ardhmen me shprese.Ata nuk kane nevoje nga ana materiale,por me shume t'i kujtosh e t'ju thuash nje fjale te mire . Shume pak eshte me te vertete,por per ata do te thote shume.
Pena t'u befte flori mor djale!
Respekte
Citim:
Po citoj ato që tha pipi
diabolic sinqerisht je njish.
isha me nje shoqen time dhe po lexonim postimet e tua.kemi mbi 3 ore me kete pune.po na le pa fjale,kisha kohe pa lexuar postimet e tua meqe sjam futur me shpesh ne forum,por e shoh qe kam humbur shume.
p.s:shoqja ime ka rene brenda me ty.hhahahaah
nje puthje per ty.kalofsh sa me kendshem
gati e ke shoqen time hahahha.
sa per temen kur te zhytem ne boten time do filloj te shkruaj ketu,se per momentin kam nje frymezim bosh.skam fare imagjinat.ndoshta edhe vapa ben efektin e vet.
por te premtoj qe do shkruaj se shpejti.me fal qe po te shtoj postimet me kto mini budalliqet e mia,gjithsesi me fal
kalofsh mire
NE DITET E MIA PA TY TE PERSHENDES ME KETE ARKIVE!
Sot ishte nje rruge e gjata aq shpejt me kaloj koha duke menduar per ty,ndihem e leht sikur nje pendel.
Te dergoj 1000 puthje me shpres se do te shoh sa ma frik se malli i madhe me ka kapluuu dhe Sonte gjithçka e bukur ishte.
Mesnate...ne kete nate te heshtur, me kaplojne endrrat e pafund. Brenda ne shpirt ndiej diellin qe eshte futur,i ndiej valet e detit tek vallezojne brenda meje, e ndiej eren perkedhelese duke rendur mbas tij. Pse nuk jam rahat?!.Ah sa e ndiej mungesen tende kete nate edhe pse sot te njoha me duket sikur te kam njohur gjate kohe me pare.Nuk mundem ti harroj per asnje cast syte e bukur,ata sy qe me skllaveruan.Te dergoj 1000 puthje me shpres se do te shoh sa ma frik se malli i madhe me ka kaplu ndersa duke imagjinuar se do jem me shpejt afer teje jo vetem, afer kompujterit.Ne kete moment te shof me imagjinaten time,qe te zbukuron edhe me shume te ben pellumb por pa ty afer dal nga imagjinata dhe rri e vetmuar duke pasur mendjen te ti.Pse nuk te kam afer dhe te mos ndjej kurre mungesen tende.Pse valle gjithnje duhet te jemi keshtu te ndar larg njeri tjetrit,deri kur keshtu..?
E di se kjo nuk do te ndodhe kurre por nuk mundem pa te, e di se nje dite ndoshta ti do vish dhe une ste shoh hiq por dije qe cdo her te kam pran meje edhe nuk mundem pa te then se gjithnje me ke munguar .Do te me mungosh edhe ne te ardhmen se fati ashtu na ka ndar,por se paku shpresoj qe nje dite te jemi se bashku atje ne boten e amshuar,atje ku nuk do te na tronditin termetet dhe fatin ton nuk do te na kaperdin te tjeret.
Atje ku e ndin eren e lulave, atje ku do te kemi buzeqeshjen pa fund, ku do te kam mundsi te kam ne perqafim ne duart e mi dhe te ndihemi se bashku te lumtur.
Atje ku brengat nuk egzistojn do te kam mundsi qe atje se paku te shijoj ate qfar nuk shijova ne ket bote te rrejshme.Atje do ti fal te gjitha qe nuk munda te ti fal ne kete bote,sepse vetem atje nuk do te na gjykoj faktori njeri i cili me egersin e tij u mundua qe te na shkatrroj qdo gje qe synonim ne.Oh zot me duket sikur te ishte reale, a thu vertet ne at bote do te perjetoj nje gje te tille.
I kisha falur te gjithat ne kete bote vetem te kam at afer meje, te ja dhurroj lumturin qe e meriton dhe Sepse atje jeta eshte e bukur dhe .... Upsss dola nga imagjinata.
qdo gje qe me takon mua,sepse ai verrtet ket e meritoi.
Ishte ai i vetmi qe arriti te hap zemren time,te hyj ne te,te mbyllet nga brenda duke mos len vend per askend tjeter aty .Bishat e quajtura njeri shumeher u perpoqen qe me dhune ta thejn at zemer por kot kurr nuk ia dolen qe ne te te mbjellin nje dashuri tjeter Perderisa ne vete kisha ket bindje kjo gje edhe ndodhi,e pash e pash kalimthi dhe mu duk se qdo gje qe me rrethonte ate moment rendoi mbi mua.Mu duk sikur dielli ndaloi te rrezonte,mu duke sikur zogjet ndaluan te kendojn, mu duk sikur te gjith e kuptuan dhembjen tone qe kishim ne zemrat tona.Nuk mundem dhe nuk kishim fuqi qe te flasim,te armatosur vetem me shiqime kaluam perballe njeri tjetrit dhe ja nisi me ra shiiiiiii, sikur loti mbi faqet tone dhe me duket qe edhe shpirti na qante ne ato momente.Nje shikim dhe Dashuria është e lumtur dhe jo stabile !
Por ajo nuk të len me e harrue,ajo të mundon më tepër se q’do gjë në botë,më tepër se q’do punë qoftë fizike apo mendore.Mendimet kurrë nuk jan të përqëndruara në një vendë,sikur era që e ndrron drejtimin ashtu ndrrohet edhe një mendim me tjetrin.Kjo është një gjë e munduar por e pa harruar.
Zemra e një të riu që dashuron gjithnjë është e paknaqur,ajo kurrë nuk ngopet me fjalë,shiqime dhe premtime,ajo kërkon diqka tjetër por prapë as me te nuk ngopet kurrë...!
Q’ka kërkon ajo ?
Kërkon puthje te personit qe do.
Ajo kërkon fjalën e vërrtet dhe të pa luejtur,kërkon fjalën që ndoshta e ka mbyllë në atë zemër qoft e mirë apo e ligë.
Ajo kërkon të vërrtetën,ajo kërkon të ardhmen por se si as ajo nuk mundë të japë ndonjë përfundim të dëshiruar.
Ajo e din dhe nuk mundë me e mberri formën ma të re.
Ashtu është edhe fati i dashurisë,disa nukë knaqen me të mbrrimet por nuk din se si me e mbrri tjetrën.
Të vjetrit nuk dojn me jetue në formën e vjetër por nuk din dhe nuk mundë me e mbrri formën ma të re..
E vetmja është ajo që më shun etjen e zemrës sime,por a mendon edhe ai ashtu ?
Në bazë të premtimeve,fjalëve,shiqimev,sjelljev mendoj se edhe ai kurrë nuk ka me më harrue.
Kur do të mbrrihet kjo ?,por nuk mundem pa te,kjo më qon aq largë në mendime sa që me netë të tëra nuk po mundë të ia arri qëllimit.
Koha po ec e ti rrin ne mendjen time, a thu kur vjen aj moment do te kam fuqi te realizoj qellimit dhe deshirat, Me ke hy aq thelle ne zemer qe me duket vetja e habitur, jam duke jetuar me nje tjeter bote ku jam atje veq me ty...
Ku ka ma mire se te kesh ne shtrengim at qe ta don zemra, te kesh aferrrr dhe te knaqesh muhabet...
Vallë a do të na lejojnë ... që në kët kohë të jemi të lumtur ?A do të na i kënaqin zemrat tona edhe në të ardhmen.
Nese vertet mendon edhe ne kete kohe mundesh te jesh i lumtur pra mos te shikojm askend perveq lumturis.
Po ndi mungesen tende pa mas dhe trupin nuk e kam te qet, pse te kam aq larg dhe malli po shtohet cdo dite ?
Unë të kam larg syve por larg zemrës sime kurrë jo.Ah kjo largësia të bën që ta duash një person më shumë.
Une hesht...
Hesht edhe ndjenja...
Hesht edhe ti...
Askush te mos guxoj ta shembi perandorine e heshtjes.
Askush...
Me mire ta humbim njeri tjetrin ne mjergullen e harreses
sesa te klithim te kryqezuar ne agonine e shpreses.
Nuk kemi fryme te klithim as une , as ti , askush
nuk ka fuqi me ndjenja shpirtin ta zgjoj , zemren ta mbush.
Ik larg meje ,ashtu si rrugen more dikur
pa lene zhurmen e hapave ,pa lene shenja mbi lekure.
Une do jem perseri perandori i vetem i times zemer
ose ndoshta perendesh do te jete tjeter femer
Citim:[/B]
Po citoj ato që tha Sara_Uk
[B]NE DITET E MIA PA TY TE PERSHENDES ME KETE ARKIVE!
E di se kjo nuk do te ndodhe kurre por nuk mundem pa te, e di se nje dite ndoshta ti do vish dhe une ste shoh hiq por dije qe cdo her te kam pran meje edhe nuk mundem pa te then se gjithnje me ke munguar .Do te me mungosh edhe ne te ardhmen se fati ashtu na ka ndar,por se paku shpresoj qe nje dite te jemi se bashku atje ne boten e amshuar,atje ku nuk do te na tronditin termetet dhe fatin ton nuk do te na kaperdin te tjeret.
I kisha falur te gjithat ne kete bote vetem te kam at afer meje, te ja dhurroj lumturin qe e meriton dhe Sepse atje jeta eshte e bukur dhe .....
Ishte ai i vetmi qe arriti te hap zemren time,te hyj ne te,te mbyllet nga brenda duke mos len vend per askend tjeter aty .Bishat e quajtura njeri shumeher u perpoqen qe me dhune ta thejn at zemer por kot kurr nuk ia dolen qe ne te te mbjellin nje dashuri tjeter Perderisa ne vete kisha ket bindje kjo gje edhe ndodhi,e pash e pash kalimthi dhe mu duk se qdo gje qe me rrethonte ate moment rendoi mbi mua.Mu duk sikur dielli ndaloi te rrezonte,mu duke sikur zogjet ndaluan te kendojn, mu duk sikur te gjith e kuptuan dhembjen tone qe kishim ne zemrat tona.
E vetmja është ajo që më shun etjen e zemrës sime,por a mendon edhe ai ashtu ?
Në bazë të premtimeve,fjalëve,shiqimev,sjelljev mendoj se edhe ai kurrë nuk ka me më harrue.
Kur do të mbrrihet kjo ?,por nuk mundem pa te,kjo më qon aq largë në mendime sa që me netë të tëra nuk po mundë të ia arri qëllimit.
Koha po ec e ti rrin ne mendjen time, a thu kur vjen aj moment do te kam fuqi te realizoj qellimit dhe deshirat, Me ke hy aq thelle ne zemer qe me duket vetja e habitur, jam duke jetuar me nje tjeter bote ku jam atje veq me ty...
Ku ka ma mire se te kesh ne shtrengim at qe ta don zemra, te kesh aferrrr dhe te knaqesh muhabet...
Vallë a do të na lejojnë ... që në kët kohë të jemi të lumtur ?A do të na i kënaqin zemrat tona edhe në të ardhmen.
Nese vertet mendon edhe ne kete kohe mundesh te jesh i lumtur pra mos te shikojm askend perveq lumturis.
Po ndi mungesen tende pa mas dhe trupin nuk e kam te qet, pse te kam aq larg dhe malli po shtohet cdo dite ?
Unë të kam larg syve por larg zemrës sime kurrë jo.Ah kjo largësia të bën që ta duash një person më shumë.
Ne djall vafte...
Koka me dhemb ,mendja bredh gjetiu
ky vakum indiference shpirtin ma perpiu.
Ne djall vafte...
Nuk kam me nerva , nuk kam me deshire
paketa eshte bosh,ska me as cigare per te pire.
Ne djall vafte...
Ne kete bote imagjinare jam kthyer ne parazit
nuk kam me idhuj,as ikona , dashuria nuk eshte me mit.
Ne djall vafte...
Edhe muza me ka ikur ,thone qe vdiq pa dashur nje dite
une e braktisa ,i thash - te lutem ik e mos me prit.
Ne djall vafte...
Se di nese fajin e kam une a e ka kjo bote
apo thjesht qenkam une i lodhur sot.
Ne djall vafte...
Le te vej ku te vej
une do te bej cfar te ndjej.
Perendia rri ulur mbi piedestal dhe duartroket
fundin e kesaj tragji-komedie qe vret
Nuk ka me skenar as aktor kryesor
ne kete teater bosh jemi te gjithe spektator.
Ky teater bosh me ben impresion
ne jemi te gjithe personazhe ku njeri vjen e tjetri shkon
shkojme e sdime nga vemi
vijme e sdime ku jemi.
U zgjova edhe sot me pertes, me ate deshiren per te arritur gjithcka pa bere asgje.Por duhet te ngrihesha nga shtrati sepse kesaj rradhe nuk mund ti thoja jo.Ajo kish ardhur per mua , kishte bere 3 ore me tren per te me takuar dhe une si rralle here duhet te isha atje duke e pritur.I kishim humbur kontaktet prej kohesh , ndoshta sepse rruget tona per nje cast u ndane dhe humben neper vorbullen e jetes.
U nisa drejt banjos me hapa calaman duke fjetur akoma ,sonambul koshent qe ska deshire te zgjohet.E gjeta veten ne dush me ujin qe rreshkiste ne trupin tim e me thoshte miremengjes.
Kish vajtur vone , duhet te beshesha gati ta prisja ne stacion ,koha fluturon dhe une duhet te fluturoja me te.Vishem dhe behem gati te dal kur ve re se kisha veshur nje kemishe te cilen ma kishin bere dhurate per shen valentin.U ktheva , thash me vete -Nuk mund te shkoj ta takoj i veshur me kemishen qe ma ka dhuruar tjeter kush , une nuk do doja qe te me ndodhte mua.
Nderrova kemishen , te pakten kete ma kane dhuruar cunat per ditelindje i thash vetes.U kujtova qe nuk kisha rregulluar as floket dhe duke vrapuar si i marre ne shtepi kerkoja xhelin .Me ne fund isha gati , ajo qe mungone ishte pak Calvin klain te cilen nuk harrova ti fal vetes.
Te pakten shtepine nuk e kam larg stacionit keshtu qe mund te arrija ne kohe ,thjesht duhet te nisesha drejt saj.
Me te nuk kam pasur asgje me shume sesa nje miqesi , te pakten keshtu genjenim njeri tjetrin .E dinim te dy qe ndienim dicka me shume sesa nje ndjenje miqesie por askush nuk pati guximin te shprehej.Une nuk e bera sepse kam qene me shume i dashuruar pas vetes se pas te tjereve , ndersa ajo se ka marre guximin sepse me donte .Po pikerisht se me donte, sepse e dinte qe nese do me kish thene gjithcka rruget tona do te ndaheshin .Ajo po me priste mua , priste qe une te kuptoja qe ajo eshte e rendesishme me shume sesa pandeh une.Nuk e di por ndoshta egoizmi im beri qe te mos ishim bashke , une kisha nevoj per liri , liri te cilen tashme nuk arrij ta kuptoj.Ndoshta do ishim bashke ne kete moment , ndoshta do kishim nderthurur jetet tona dhe do i kishim dhene ritmin e duhur.
Edhe pak metra me ndanin nga stacioni , stacjon i cili do me sillte perseri afer me te .Me mori ajo ne telefon pas muajsh qe nuk degjoheshim , per nje cast u ktheva serish femij , serish duke lozur me te , dy femij te pafajshem qe sjan njohur akoma me djallezite e botes.
Me zgjoi zeri i saj , zeri i saj i brishte dhe kumbues ne te njejten kohe, zeri i saj qe me mbeshtjell pas vetes dhe me ngroh.Gjithe kete kohe pa te kisha qene ne letargji dhe malli kish heshtur deri ne ate moment pastaj buciti si vullkan ne kulmin e tij.
Heren e fundit qe e kisha degjuar ate ze ishte muaj me pare kur isha ne shqiperi.Ishte telefonata e pare qe me uronte gezuar vitin e ri , dhe ishte telefonata e saj e pare qe uronte dike per ate vite.Nuk e kisha menduar ate moment qe ajo para se te merrte prinderit e saj me kishte marre mua , nuk e pata aftesine ta vlersoja.
Kur te kthehem thash me vete do flas me te , ndoshta mund te jete personi i duhur , por nuk isha i bindur.
U nisa ne date 6 janar nga shqiperia dhe kur zbritem ne bari njoha dike qe pas pak javesh u be e dashura ime.U njohem ne tren ,sa e cuditshme , te flasesh me nje person per 8 ore rresht pa u ndalur .Ishte ky momenti qe une u largova nga ajo , nuk kisha guxim ti thoja jam lidhur me dike tjeter .
Prandaj e nderrova edhe kemishen para se te dilja sepse ma kishte dhuruar per shen valentin ajo qe njoha ne tren .Per nje moment kujtova se e desha ate vajze sepse desh dhashe edhe shpirtin per te , por pastaj jeta te perplas me realitetin dhe te thote hap syte.Tashme kemi mbetur "miq" , miq ne thonjza,miq pa miqesi .Prej saj edhe i kisha humbur lidhjet , prej saj kisha humbur edhe veteveten deri sa nje ze i dashur per mua me solli ne boten e humaneve.
Ajo zbriti , po vinte te une me e bukur se kurre, kurre nuk e kisha ndier veten aq te vogel para saj, kurre...
(vijon)
ooouuu...po he pra me...hajt me trashegime o bole
Hmmmm ore ma bere lemsh listen !!!!
Citim:
Po citoj ato që tha smeagol
ooouuu...po he pra me...hajt me trashegime o bole
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Hmmmm ore ma bere lemsh listen!!!!
hajt pra se po te ftoj per kafe ty me gjithe doctor...para se te ikni...se kushedi mos na iken nga mendja ti andej nga shqiperia...ne oren 3 te japan fuckin city
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Na e sqaro kete punen e listes ta marrim vesh njehere...
Jo per gje por po sma the ke sherr pastaj:p
Sa po me vun ky diabolic mu mer aman
Akoma Beqo je re
Re: Sa po me vun ky diabolic mu mer aman
Citim:
Po citoj ato që tha StReSi_DhE_BiZnEsI
Akoma Beqo je re![]()
Keto dite jam i lumtur pavarsisht nese ti bene pjese apo jo e diteve te mia...
Megjithse ndonjeher eshte me mire me qene pa te, vetem kshu ja kupton vlerat asaj qe te mungon.
Nuk kam menduar per asgje keto dite , vecse per veteveten.
Here here hija jote vjen e me ben vizite por pas nje casti shkujdesur arratiset me timen hije dhe bejn dashuri gjetiu.
Une kthej shkujdesur koken pas dhe i buzeqesh asaj qe ndodh me vetedijen se ti do te mbetesh gjithmon ne labirintet e zemres time.
Ngrihem ne kembe dhe ndez nje cigare , tymi loz me muziken qe eshte ne sfond .Me duket se eshte - Comptine d'une autre été - Yann Tiersen .
Stepem per nje cast pastaj i buzeqesh kendshem dites qe po me pushton .
Koha loz me akrepat e ores , une luaj me cigaren , tymi loz muziken , fatet lozin me ne.
Marre fryme thelle , e flak tutje cigaren me premtimin qe do perpiqem ta le, e di qe keto premtime me gjysem zeri nuk i mbaj asnjehere.
Ika , u nisa drejt henes , atje kam lene gjurme here pas here , sa here qe endrra me bente vizit ,sa here qe ushqeja keto dite...
Ditet e mia pa ty...
Jam aq mire sa nuk e imagjinon dot ...ta kisha ditur qe do isha kaq mire do te kisha zhdukur me kohe nga jeta ime
takes a long long time to heal from a broken heart, i'm not sure if i'm completely cured from this terrible sickness, but i have made peace with loneliness for a long time now, and that is some progress. i still think about her, though some years have passed, sometimes i wake up sweating, it's a nightmare when i think/wander that there's some bastard parked im my spot now?!! it's painful!!
naturally i want to explode when thoughts like this enter my head, then i start smiling in irony that life never falls short of, i start breathing trying to relax and accept the loss like a gentellmen! but it's not easy! here i go again, smiling ones more...
i've grown to see life defferent these days, like a meaningless tennis game, where the word love means nothing = zero...
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
takes a long long time to heal from a broken heart, i'm not sure if i'm completely cured from this terrible sickness, but i have made peace with loneliness for a long time now, and that is some progress. i still think about her, though some years have passed, sometimes i wake up sweating, it's a nightmare when i think/wander that there's some bastard parked im my spot now?!!it's painful!!
naturally i want to explode when thoughts like this enter my head, then i start smiling in irony that life never falls short of, i start breathing trying to relax and accept the loss like a gentellmen! but it's not easy! here i go again, smiling ones more...
![]()
i've grown to see life defferent these days, like a meaningless tennis game, where the word love means nothing = zero...![]()
Nese dita te buzeqesh
ti buzeqeshi asaj per mua
vetem ti te jesh e lumtur
tjeter sdua...
Un jour sans te voir
C'est un matin sans soleil
Où tout devient noir
Où tout devient pareil
Un jour sans t'entendre
C'est un après-midi bien triste
Où je ne fais qu'attendre
Où il n'y a que l'espoir qui subsiste
Un jour sans te toucher
C'est un soir sans lune
Où rien ne sert de se coucher
Où seule ton absence m'importune
Un jour sans toi
C'est un royaume sans roi
C'est un homme sans foi
C'est une vie sans joie
ps; Me fal qe nuk e postova ne shqip,por ne frengjisht tingellonte me kendshem.
I kthyem shpinin njeri tjerit me dashje dhe pa dashje
e pa e ditur humbem neper dritehijet e rutines qe ndjenjen se njihnin aspak
askund nuk e kerkuam njeri tjetrin , askund nuk e gjetem pa dashur
ndoshta ishte me mire keshtu, ndoshta fati nuk kishte shkak.
Une u riktheva te jem ai qe me ty nuk isha kurre
dhe ne te tjera zemra kerkoj mbreterine time
ti rrugen tende vazhdon me vetedijen se ndoshta kjo ishte rruga me e mire per te marre.
Dhe rruget tona nuk mund te kryqezohen per meshire te fatit
meshiren kurre nuk e kam toleruar ,ashtu si nuk kam toleruar idene se ...
...Se ne humbem...
Ditet e mia pa ty...
Pa ty ?!
Kush je ti?
Oh keto ditet e mia te mbetura jetime , pa nje dashuri per te kerkuar pa nje ndergjegje per te mallkuar.
Ditet e mia pa ty...
Ti qe nuk je mè , as si koncept , as si ide , thjesht sje me ti.
Une apatik neper ditet e mia hulumtoj ne inkonshin tim dhe atje nuk gjej me shenja pendese por vetem gjurme harrimi.
Ditet e mia pa... me veten, me ne fund.
?????????????...
Sado qe fshihem pas menefregizmit tim emocional serish kthehem tek ti.Kjo bote apatie qe kam krijuar rreth vetes nuk arrin dot te mbijetoj dhe kerkoj cdo gje qe me lidh me ty ta flak tutje , por smundem.Me ty nuk kam pasur kurre ftohtesine e duhur per te qene zot i vetevetes , kam qene i brisht ashtu si nuk kam dashur te jem kurre.Marre e iki e sdi ku shkoj , sado qe mundohem te te harroj rruga me sjell perseri tek ti.Filloj e urrej veten ne te njejten menyre si te dua ty , pa arsye.Pastaj bindem qe nuk mund te dal dot kunder natyres time megjithese e di qe me ty nuk i jam i njejti.Nje tjeter njeri qe te ndjek gjurmet qe ti le ne erresire , qe vec te prehet ne buzet e tua ka deshire,qe cdo qe te besh ti per te e ben mire, qe pa ty eshte i burgosur nga koha ndersa me ty eshte pafundesisht i lire.Jam koshient qe ai njeri jam po une qe genjej veten duke djegur cigaren me idene se po djeg deshiren per ty.
Ps:U befsh 100 vjec Bufi im...
I pergjumur me qerpiket kokeulur hapat hedh shkujdesur.
Filloj e shkel hije dyshimi qe gjurmet me kane fshehur dhe hapat e mi vazhdojne e bredhin si te dehur.
Eshte akoma heret per ndezur nje cigare ,nuk kam frika per te djegur ,nuk kam pasiguri per te fshehur midis tymit .
Nuk kam frike nga asgje , as nga kjo dite gri e jetes time , as nga udhetimi i here pas hershem neper kujtime.
Pershendes veten ne pasqyren e thyer dhe veten e gjej nje dite me te plakur .
As nga plakja skam frike , te pakten nga ajo fizike .
Te gjithe do te vedesim nje dite dhe kur te vij vdekjen ne perjetesi do ta kemi te vetmin mik.
Keshtu qe buzeqesh ironikisht me kohen dhe filloj te grindem me rutinen e perditshme .
Sot dua te jete nje dite ndryshe ,nje nga ato dite qe sdo i dedikohen askujt pervec vetes ,pervec qenies i lire pa kushte ,duke gezuar per pak caste apatine ndaj botes dhe dashurine ndaj vetes.
Dua te hap krahet dhe te jem ne gjendje te fluturoj ,te behem nje me eren ,te mos kem kohen qe me bredh nga pas ,neper syte blu te nje femre te humbas.
Ne kete vakum shpirteror kam nevoj per pak paqe . Kam nevoj per pak momente ku asgje dhe askush te mos e shqetsoj heshtjen time shpirterore.Kisha kohe qe nuk mendoja me per veten , kisha kohe qe e kisha lene pas dore , kisha kohe qe nuk flija pa endrra.Kisha kohe qe isha ndare dhe nuk jetoja si i tille por vazhdoja akoma ti qendoja besnik nje ndjenje bastarde qe jetonte vec tek une.Boll u lodha duke i bere moral vetes, duke premtuar se do te sillem ndryshe nga si jam sjell gjithmon . Gabohesha...
Tani dua te jem i lire te marre fryme lirshem pa i dedikuar askuj momentet e jetes time.Lumturine nuk ta fal askush , lumturia arrihet , fitohet, ndoshta une kam dashur te jem i lumtur duke dal jashte vetevetes, por serish jam gabuar.
Gjithesesi erdhi koha per te gjetur dashuri te tjera , jo ato qe une kam vrare dikur ,por dashuri te reja rrugicave te qytetit tim gri...
Psershendetje nga pesaro...
Te kaluaren e hodha pas kraheve , fantazmat e saj sme trembin mè,
Nuk kam as fjale per ti perkushtuar, tashme si dedikoj asgje.
Qepallat peshojn si plumb,jam i lodhur ,kam deshire per gjume
neser do te zgjohem me deshire , lajtmotivi i dites- seks koka e rum.
Nuk drogohem jo, boll kam qene dipendent i dashurise
por neser dua ta djeg boten ti gezohem beqarise.
Jam i lumtur , te tashmen e jetoj i lire
neser dua ta vjell shpirtin,te me merren kembet duke pire
Te kaluaren e hodha pas kraheve , fantazmat e saj sme trembin mè
me mire po dehem qe sonte , nga e kaluara sdua te kujtoj me asgje.
Mire se u ktheve atehere.
Si i thone asaj ka nje kohe te duhur per gjithcka
Mire se te gjeta Tulpe.
Eshte e vertet ka nje moment te duhur per gjithcka, une thjesht i them vetes Carpe diem sepse shume kam menduar per te tjeret dhe shume pak kam menduar per veten.
Ps:Eshte kenaqesi kur sa kthehesh pritesh nga miqte ,sidomos nga ata te kendshmit.Kiss Tulpe
Me lere te marre fryme , skam fuqi te qendroj ne kembe.
U lodha nga kjo rruge e gjate pa fillim e pa fund ndjenje.
Ti po me merr shpirtin , ti po me merr nga pak jeten me dhembet mbi venat e mia duke me thithur gjakun, duke me shkulur palcen, duke me nxjerr syte nga inati.
Edhe kjo ndjenja ime u cmend , me kercenon here pas here se do te me vrasi.
Gjepura...
Une skam frike aspak , aspak nuk i druhem vuajtjes , po ashtu edhe vdekjes , aq me shume vdekjes se nje ndjenje.
Ndjenja ime u cmend qe ne momentin kur une te thash te dua , ishte ai gabimi im , aty te humba perjetesisht.
Me lere te marre fryme , ta shijoj nikotinen e kesaj cigareje deri ne fund , me lere te vdes pak nga pak ne trishtimin tim.
Me lere te qaj pa ze dhe pa lot ne dhomen e fshehur te zemres time atje ku ti po venitesh ,atje ku ti dikur ishe perendi .
Ajo qe une urrej me shume eshte se behem xheloz per ty edhe pas nje fotografie , edhe pas nje ideje se dikush eshte pran teje ne vendin tim , megjithse une e di qe tmerrsisht une vendin se kam pran teje se ti ...
...ti sje imja dhe ne kete pike as une nuk dua me te te kem ikone te jetes time dhe te vdes dhe te ringjallem per ty.
Lerme te marre fryme ,lerme ta mbyse kete ndjenje te cmendur ,me duart e mia imazhin tende ta zhduk tutje , te me fali harresen.
Urrej faktin qe ste urrej , urrej gjithcka qe per ty ndjej...
Ti me perkedhel ngadal dhe me peshperit -Si nuk me kuptove kurre.
Ngre koken dhe te buzeqesh - Shtriu per gjume eshte mesi i nates.
-Mos kujto se ky shtrat te ben te kuptosh se une...
- As qe mos e co ne mendje , ti me njeh , e di qe sdo ta merrja kurre per dobesi faktin qe ti je me mua sonte.
-Si nuk e kuptove kurre qe ti per mua je jeta , qe me dridhet shpirti jo me kembet kur jam prane teje , qe dua te ngre fole ne zemren tende dhe sdu te iki kurre nga aty deri sa te vdes me tè.
-Ti je e cmendur , nuk eshte momenti i duhur per te folur , ti e di qe kam 1000 ide dhe 1000 dilema ne koken time.
-Normale si zakonisht , asnjehere nuk eshte momenti i duhur per te folur , si zakonisht une gjithmon duhet te fal , duhet te pres qe ti te kthehesh nga dashurite e tua pasionale per tu kthyer te shtrati im sikur te isha ...
-Jo as qe mos e thuaj , te ishte keshtu nuk do isha me ty sonte , nuk do vija serish me koken ulur vetem per tu ngrohur ne shtratin tend.
-Gjithmon e njejta histori , gjithmon te njetat arsye , te njejtat pretekse , e njejta ide qe une duhet te jem gjithmon e jotja ndersa ti ... ti te jesh zog i lire per te fluturuar ne te tjere krah , e kur vjen dimri kthehesh serish tek une, serish tek une .
Po sikur te vdisja une me thuaj ku do te strukeshe ti kur te kishe ftohte nga dimri jetes ?
Hesht è ?
Kjo heshtja jote me ka nervozuar gjithmon , por ndoshta per kete gje une arrij te te dua sepse kurre nuk te kam kuptuar.
-Ke filuar te me vjedhesh batutat , te kam thene une gjithmon qe femrat nuk jan bere ti kuptuar por per ti dashur , do te me sulmosh me armet e mia , lere lere.
-Me mua ke lozur si ke dashur , me mua me gomen tende rezerve,.
Shikom ne sy djalli ta marre , shikom dhe thuam qe me do , thuam qe me do sa 1 e 10ta e asaj qe une te dua . Thuama dhe une do te jem njeriu me i lumtur ne bote .Thuam te lutem se ndonjehere perpara se te flesh gjume mendon per mua , thuam se nese je zgjuar ndonjehere ne mengjes gjeja e pare qe ke menduar kam qene une , thuam qe e ke ndier mungesen time edhe kur ke qene midis dhjetra njerzish , thuam te lutem ...
Hesht , ti gjithmon hesht atehere kur sduhet, ky ka qene gjithmon difekti yt .
Ok po te le te flesh , te dremisesh pran gjoksit tim deri sa te vij agimi dhe ti si hajdut te largohesh nga dhoma ime .Dremit ti se une do rri te te ruaj naten sesi fle duke u ushqyer me frymen tende , duke perkedhelur indiferencen tende.
-Naten e cmendura ime , naten .
- E shikon ti flet gjithmon atehere kur sduhet , ndoshta heshtja do te ishte hera e pare qe do te fliste me mire se ty , te pakten ajo do te ishte e sinqerte...
-Ti me perkedhel ndersa une dremis pran teje , ndergjegja me vret ndersa nata do te me perpije , kerkoj ta kuptoj veten ne lidhje me ty , por nuk arrij...
Me mungon fryma per te thene nje fjale , per te pertypur midis buzeve mbeturina mendimesh.Pa fryme kacavirrem pas poezive te mia o me mire pas copezave te mbetura prej tyre.Me cajne duart poezite e mia dhe ngjyrosen me gjakun tim te zbehte , me gjakun tim te tretur neper labirinte zemre.Belbezoj dy fjale , dy fjale pjelle te deshperimit tim ,dy fjale pa ze , te shurdhera si vdekja , te verbera si ndjenja.Thuam perse...
E trupi im si gjethe e thare nga vjeshta po shijon agonine e nje ndjenje , e me shiu qe solli vjeshta po lane mekatet e tij pasionale , mekatet qe shpirti nuk ka guxim ti pranoj.
Thuam perse , thuam perse - buzet e mia belbezojne dhe flasin me hicin .
Me mungon fryma , e harxhova edhe dozen e fundit .
Po pi te pakten nje cigare ,te mbeshtillem pas nikotines ,, ajo me jep fryme gjithmon, te pakten me shume se ti...
E cuditshme vertet.Femrat nuk dashurohen kurre pas poezive dhe pas poeteve ,ato dashurohen pas dikujt qe i rremben shpirtin duke i bere hije te trupit te tyre.Kete e kisha kuptuar me kohe por perseri vazhdoja ne luften time me mullinjte e eres.Une Don Kishoti i dashurise u perpoqa me gjithe shpirt per te treguar nje pjese timen te cilen kisha frike ta tregoja.Perseri gabova...
Frikat e mia me kane mbrojtur nga kurthet e jetes por une asnjehere nuk i kam besuar sepse kam pasur idene se duhet sfiduar edhe bota sepse une jam me i fort se ajo. Me mire le te kthehem ciniku i perhershem , me mire le ta fsheh ndergjegjen time neper skutat e indiferences keshtu qe te kthehem serish i fort ,serish fitimtar , serish bastard.
Me mire nje njeri pa zemer sesa nje njeri me zemer te thyer , me mire apatik , me mire le te me urrejne engjejt dhe te me duan djajte. Nuk kam me fuqi te dihatem perpara ndjenjes , te me gjunjezoj ajo , te me mashtroj dhe te me hedhi tutje si dicka pa vlere. Nuk do te ndjek me gjurmet e endrres , nuk do te ndjek me aromen e ndjenjes ,nuk do ta vesh me lekuren e humbjes , humbjes se vetevetes per hire te nje dashurie sado e rendesishme te jete ajo. Asnje veshtrim sdo te me dritheroj me lekuren , asnje ze sdo te ma perkedheli me fytyren deri sa te zgjohem nga nga apatia egzistencjale qe me ka pushtuar .E di do te dashurohem serish edhe une por ne cdo hap qe do bej do kete nje mije dilema ,nje mije arsye ,nje mije pyetje qe do kerkojne pergjigje.Vetem atehere ku gjithcka te jete me e qarte ne mendjen dhe ne shpirtin tim do te kem mundesine te dashuroj serish ,deri atehere ...Lamtumire.
o yllo kush te ka copetuar zemren ty se ja preva koken,
Vargjet e tua jan shum shum te bukura shpresoj mos te karakterizojn gjendjen tende shpirterore sepse do me vinte me te vertet keq .
Te drg nje baccione ,je gjithmone nr.1
Citim:
Po citoj ato që tha buzeqeshja
o yllo kush te ka copetuar zemren ty se ja preva koken,
Vargjet e tua jan shum shum te bukura shpresoj mos te karakterizojn gjendjen tende shpirterore sepse do me vinte me te vertet keq .
Te drg nje baccione ,je gjithmone nr.1
Cdo gje po rrjedh rrjedhen e vet.Ashtu si nje lum del nga shtrati por perseri kthehet ne origjinen e tij.Here here me merr malli dhe kerkoj te hedh rrjedhen time neper hapesira te pafundme por perseri kuptoj se vendin e kam pran shtatit tim.Keto dite duke pasur kembet ne toke kam kuptuar se kam ndryshuar , ka humbur pak te une Piter Pani i rrembyer dhe kreyenec.Ndoshta vitet me kane regjur lekuren dhe veshtirsite rreshkasin mbi te duke bere gjithcka me te thjesht.Ky komplikim shume vjecar i jetes time ka filluar te vanitet dhe hapat e mia i kalojne pengesat pa u dihatur , pa patur friken nese rrexohem dhe vritem.Sot fillova te enderroj syhapur , fillova te bej plane per jeten , ndoshta po plakem dhe rastesise nuk dua ti le asgje.E rendesishme eshte se tashme planet nuk i bej me per dy , por thjesht per veten.Nuk kam me sy te verber dashurie qe te me vere perpara pengesa te kalueshme, te me vere ne dilema midis ndjenjes dhe vetes.Me vjen ne mendje titulli i nje filmi shqiptar - Ishte kohe per dashuri - dhe i them vetes -Ishte vertet ,por tani eshte koha per te pasur kembet ne toke.Nuk kam me deshire te humbas pas labirenteve te ndjenjes , tashme duhet qe te realizohem si njeri pastaj te mendoj te gjej gjysmen time , gjysmen shpirterore qe e kam kerkur dhe mohuar njekohesisht.Ndoshta kthehem , ndoshta kthehem ne shtepi se shpejti , ndoshta ajo qe me mungon prej kohesh eshe atmosfera e shtepise , rutina qe me ofron ajo .Ketu megjithse ndihem mire dicka me mungon , dicka me ben qe te kem gjithmon koken mbrapa.Nejse do kem nje pauz prej 15 ditesh se nuk jam ne shtepi , puna po na pret...
Shnet e pare te gjitheve...
Nuk kam fjale
inate
trishtime
lot
Nuk kam asgje se per cfar te shkruaj sot.
Nuk kam muze
ndjenje
pasion
dashuri
Jam thjesh i lodhur ,shpirterisht ne agoni.
Vetem per ty
une stinet i vesha ne lekuren time
vetem per ty
lotet i ktheva ne buzeqeshje,klithjet ne gezime
Vetem per ty
fola edhe atehere kur nuk kisha ze
vetem per ty
kuptova edhe atehere kur nuk kuptohej asgje
Vetem per ty
ushqehesha vetem nga therrimet qe lije ti
vetem per ty
vdiqa e rilinda ne kete tragji-komedi
Vetem per ty
dashurova edhe per dy
Mbyll syte dhe ... pergjigje skam
akoma pyes veten , perse u ndam?!
Me mungon zeri yt
...aroma jote
...te grindem me ty
me mungon te zgjohemi te dy
Me mungon lekura jote
... buzeqeshja jote
... dita e shtune
me mungon te te puth ndersa ti fle gjume.
Me mungon buza jote
... nishani prane syrit tend
... kapricot e tua
me mungon te te them te dua
Perse kam malle akoma se di
ndoshta se ushqehehem me kujtime
ndoshta se ti...
Here pa here flas me ty
kujtojme kohet e vjetra
kujtojme kur ishim te dy.
Ndoshta se ne endrra me bene vizite
me puthe me mashtron
pastaj iken dhe me thua ...prit.
Nuk e di perse ditet i identifikoj me imazhin tend
ashtu si identifikoj njerzit
ashtu si identifikoj cdo vend.
Po shkoj te prihem ne dhomen time
duke shkruar poezi veteflijuese
duke fshire kujtime.
Malli me ka vene duart ne fyt
dhe une kuptoj se ajo qe dua
nuk je ti por imazhi yt.
Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.