Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2198 2199 2200 2201 2202 2203 2204 2205 2206 [2207] 2208 2209 2210 2211 2212 2213 2214 2215 2216 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Vizioner datë 24 Janar 2011 - 14:31:

Mazhoranca miraton komision hetimor për protestën e opozitës

Parlamenti miratoi mbrëmjen e djeshme vetëm me votat e mazhorancës (73) vendimin për "Ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal, për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues, më 21 janar 2011". Me këtë vendim, mazhoranca ka ngritur një institucion paralel me prokurorinë, gjykatat dhe shërbimin informativ.


Objekt i punës së komisionit do të jetë hetimi rreth veprimtarisë së aktorëve të përfshirë për zbatimin e ligjit për tubimet në demonstratën e 21 janarit. Komisioni do të hetojë edhe veprimtarinë e institucioneve shtetërore, sipas kompetencave në legjislacionin respektiv për zbulimin dhe identifikimin paraprak të kërcënimeve dhe sinjaleve për organizimin e veprimit kriminal për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues.


Ky komision hetimor rrezikon që përveç dublimit të institucioneve të kthehet edhe në gjyqin publik të kryetarit të SHISH-it, të cilin Berisha ka vite që "ëndërron" ta heqë, por është penguar nga reagimi i ashpër i ndërkombëtarëve. Tashmë, kryeministri synon që të përdorë protestat e opozitës për të fajësuar kreun e SHISH-it dhe institucionet e tjera kushtetuese.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 2198 2199 2200 2201 2202 2203 2204 2205 2206 [2207] 2208 2209 2210 2211 2212 2213 2214 2215 2216 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.