Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 216 217 218 219 220 221 222 223 224 [225] 226 227 228 229 230 231 232 233 234 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Katilesha datë 09 Maj 2008 - 01:04:

Lightbulb

Eshte veshtire te shohesh se si shurdhohen zerat e tu te brendshem nga zhurma cjerrese e perbaltosjes shpirterore te cilen e takon cdo dite ne kafene, Universitet, rrethin miqesor apo ne nje shterngim duarsh me nje te huaj ne ftohtesine e dores se cilit ndjen "pashpirtesine"e tij. Duket sikur gjithcka te eshte kthyer ne nje thike qe pret te te ngulet atehere kur nuk e pret, dhe te duhet te rrish me syte zgjuar edhe kur fle. Figurat fillojne e zbehen , vitrytet dhe vlerat morale ,shpirterore apo sociale fillojne e te tingellojne thjeshte si perkufizime te cilat mund t'i gjesh fare mire ne shfletime librash ,por jo ne shfletime sjelljesh njerezore. Njerezit kane filluar te zhvishen  nga ndjejat e altruizmit , miresise, buzeqeshjesh dhe deshires per te pare te lumtur te tjeret. Sot, kushdo qe te qesh ,mund te te jete edhe nje njeri qe  do te te shohe te shfiguruar ne realitetin qe ty te perkrah , te do dhe te perqafon. Me kujtohet nje studente e cila  para disa muajve, pasi morem rezultatet e nje provimi ku une isha ndare me mire se ajo, me  tha:" - Sa do te doja te te hidhja nga godina tani." ....Me kujtohet qe nuk i kam dhene rendesine e duhur kesaj deshire te saj atehere, pasi si shumicen e gjerave qe nuk perfshihen ne interesat e mia , e mora me shperfilljen dhe indiferentizmin e zakonshem qe me karakterizon perballe te tjereve krejtesisht te pergjithshem, zakonshem perballe meje, qe nuk perbejne gje tjeter vecse Mori njerezish , dhe aspak ata qe meritojne te jene perkrah meje, dhe te meritojne gje tjeter pervec indiferences dhe injorimit. Sot, kur shoh te tille prototipe speciesh qe mundohen te intereferojne ne harmonine e zerave te mi te brendshem , duke bere cdo gje per te ndikuar ne vetvleresimin dhe vetbesimin e tyre , thjeshte i Buzeqesh, duke ironizuar me mendimin/bindjen e tyre , qe ata qendrojne me lart se une ,sepse kane nje arme me shume se une Poshtersine,qe nuk perfshihet ne arsenalin e armeve te mia per te arritur dicka ne jete. Dicka mbaj mend , per aq sa me lejon kujtesa ime , qe Gjithcka qe kam ne JETE e kam Fituar , kurre nuk kam Marre dicka qe nuk me ka perkitur , kurre nuk ia kam hekur dikujt tjeter Dicka nga dora edhe atehere kur kam pasur mundesi. Ashtu si kurre nuk me eshte dashur te perdorur asnje "pushtet" timin femeror per te arritur dicka, sado e deshiruar te kete qene ajo nga une...,nuk e di nqs mund te perfshihet ketu buzeqeshja apo ciltersia natyorore qe me dallon. 


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 216 217 218 219 220 221 222 223 224 [225] 226 227 228 229 230 231 232 233 234 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.