Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 218 219 220 221 222 223 224 225 226 [227] 228 229 230 231 232 233 234 235 236 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Nr.1
Kisha konsumuar gjithe nervozitetin tim qe nje jave perpara udhetimit tim mbas tere atyre viteve,ishin aq shume,s'i mbaj mè mend...E si t'i mbaj mend?Viti 0 per mua filloi kete jave,javen qe lashe Shqiperine serish mbrapa meje.
U ngrita ne mengjes,s'kuptoja ne fakt qe ishte pikerisht dita qe me ishte dukur aq e larget gjate shume koheve.Njerezit e tjere te familjes me prisnin ne Shqiperi,babi e ka patur perhere si rregull te mos fluturoje asnjehere me tere njerezit e familjes ne nje avion,kjo "ne rast aksidenti per te evituar shuarjen e nje familje te tere".Kusheriri kishte fjetur ne dhomen e tije te dikurshme.Me solli dicka per te pire.Bie zilja e deres.Ai ngrihet dhe e hap.Ishte "ai-u im".Do me conte ai ne airport.Zbres poshte,me jep miremengjesin.Me pas shkojne ne guzhine me kushon dhe i servirin vetes kafe.Miq te mire ato te dy.Nderkohe une shkoj dhe bej nje dush,behem gati...serish e pergjumur,sikur te isha duke vajtur ne universitet.Ato te dy marrin valixhet e mia,i fusin ne bagazhin e makines te ime dashurorit.Perqafoj kusheririn tim fort tek dera e shtepise,tanto do e shihja mbas pak ditesh ne Shqiperi por serish s'ndihesha mire duke e lene pas;ai per mua ka qene vella/moter...cdo gje.Gjate gjithe rruges ne makine me Ate po mendoja momentin e ndarjes ne airport,heret e tjera kam qene une ajo qe ka qene ne pritje te ardhjes te tije,tani rolet ndryshuan edhepse per pak dite pasi dhe ai kishte bere nje jave te lire e do vinte ne Shqiperi.Sa e lumtur qe isha;ai,nje mashkull qe mund te kishte femra me te bukura se une,me te sukseseshme,me te lira,me me pak komplekse...zgjedh pikerisht mua,me qendron mua besnik gjate me teper se dy viteve,me qendron afer ne forme te pakushtezuar dhe...tani do vinte ne Shqiperi vetem per mua.
Hyjme tek parkinget nentokesore.Marrim nje nga karrocat e bagazheve dhe hyjme brenda ne airport.Ishim heret,ai propozon te pijme dicka,une pranoj.Ishte nje nga heret e vetme qe ishim aq te heshtur per aq gjate.Ndjenja e largimit(qofte dhe per pak dite)trishton.
Ora e fluturimit tim afrohet,erdhi koha te iki.Ai me jep valixhet,mundohet ti ver ne pozicion qe te me mundojne sa me pak deri tek check-ini meqe s'lejonin karrocat deri aty brenda.E perqafoj,shtrengoj fort,puthi ne qafe,gushe,sy...ishte nje nga heret e pakta ne jeten time qe kam derdhur lot ne publik.Shkoj te chek-in valixhet me pas.Pastaj,mbasi eca pa reshtur 10 minuta neper labirintet e airportit madheshtor te vendit ku banoj arrita ne "destinacion".Pres 30min ulur,nje cift shqiposh me nje kalama aty perkrah.Kisha aq shume uri,shkoj tek nje automat aty afer dhe blej chips.Me pas hyj ne radhe,me kontrollojne passaporten dhe bileten...nje nga asistentet e fluturimit me pershendet.Shkoj ulem tek karrigia ime,ana e majte,vend vetem per dy persona.
(Vazhdon)
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 218 219 220 221 222 223 224 225 226 [227] 228 229 230 231 232 233 234 235 236 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.