Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 220 221 222 223 224 225 226 227 228 [229] 230 231 232 233 234 235 236 237 238 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga BIONDIA datë 22 Nëntor 2009 - 01:54:

Vetja ime ...sot kam vendosur te shkruaj ty dhe pse eshte hera e pare qe te shkruaj sepse gjithmon i kam shkruar te tjereve vargje pa mbarim ..dhe ato/ai kurre si lexoi ...i kam shprehur dashurine pa fund ...kurre se kuptoi kurre se besoi ...i kam bere krahasimet me te bukura kurre si kan pelqyer ...u lodha duke shkruar per te tjeret sot po te shkruaj ty vetja ime .
Te shkruaj ty SHPIRTI im qe sa te kam lodh ne keto vite sa te kam munduar te kam shkaktuar plage pa fund qe te cilat akoma rrjedhin gjak dhe nuk jane mbylluar do te doja te jem per nje cast doktor i vetes time (dhe pse kam qene gjithmon pacient) te ve pak ilac ne keto plage qe ti mbyll te pakten ne kete jete qe me ka mbet mos ndiej me dhimbje ...doja te shkruaj ty ZEMRA ime qe je kaq e lodhur je shume e lodhur nga rrahjet e shpeshta te emocioneve te dhe te merzitjeve te teperta pa shkak...sa here qe te prek ti shpejton rrahjet sikur don te me thuash qe e ndien prekjen time te jep siguri ajo prekje ...dua te shkruaj juve SYVE e mi qe shpesh ne keto vite jeni shnderruar ne nje burim i kristalte ...kane dal lot e lot pa mbarim nga keta sy here nga mallengjimi kur me merrte malli per ty ... here nga deshperimi kur jam ndiere e braktisur nga ti dhe nga vete fati ..here nga dhimbja fizike kur me duhet te duroja ty fati im ...here nga shpresa kur mendoja qe nje dite do behet me mire ...e here nga gezimi kur te shikoja ty qe rritesh kaq shpejt e une qe te kam shijuar kaq pak skam pare shume momente nga jeta jote por tani kam filluar te fitoj kohen e humbur ...Vetja ime me FAL .


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 220 221 222 223 224 225 226 227 228 [229] 230 231 232 233 234 235 236 237 238 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.