Forumi Horizont Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 220 221 222 223 224 225 226 227 228 [229] 230 231 232 233 234 235 236 237 238 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga Pellumb Syku datë 01 Prill 2008 - 16:15:

Eja, te dashurojme prane dritares

Tash eja e dashur, te dashurojme prane dritares,
qe t’na lakmojne te gjithe kuriozet e mbare lagjes,
ata, qe kohen ma renduan mbi shpatulla çdo nate,
mungesen tende ne trup, ma gllenden porsi plage.

Lakuriq te dashurojme e dashur, pa gajle, deri vone,
te krenohemi me afshin e ndezur ne dhomen tone,
t’na xhelozojne fqinjet e zgurdulluar, si une me pare,
kur s’te kisha prane e kundroja i etur, si lisi i thare.

Te çmallemi mu ketu, perpara perdes gjysmehapur,
per zerat qe sonte heshtin, por shpesh me kane tallur
kur per syçkat e mi tinzar perleshje sensuale aktronin,
duke me shpuar ne gjoks, pa ditur se sa me mundonin.

Ta kuptojne dhe ata, qe sonte, vrojtojne te vetmuar,
se jeta ka dy faqe, ku veç ne njeren jeton i dashuruar,
ne tjetren do jesh e do xhelozosh dashurite ftojake,
qe te pervelojne nga larg me epshet e tyre bubulake.


  Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 220 221 222 223 224 225 226 227 228 [229] 230 231 232 233 234 235 236 237 238 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.