Forumi Horizont | Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shendeti-dieta-ushqimi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10073)
dicka per kolesterolin dhe traspotuesit e tij
Cod. A05042006
per sa i perket asaj eliz:
kolesteroli eshte nje strukture qe sherben ne shume funksione ne trup duke filluar qe nga formimi i membranave te qelizave e deri ne formimin e hormoneve seksuale si testosteroni etj...normalisht mund te merret ne 2 menyra:ose me ane te dietes ose me ane te formimit nga trupi vete.gjeja me kryesore eshte qe ne cilendo forme qe do e kemi kolesterolin,qe te levize do ti duhen trasportues qe te levizi sepse (si te gjithe dhjamrat) eshte i patretshem ne plazem.per kete funksion jane lipoproteinat qe jane struktura te perbera nga fosfolipide dhe nga proteina qe formojne pjesen e jashte te tyre kurse ne brendesi kane sic thame kolesterolin dhe trigliceridet.keto jane me te tretshem ne plazem dhe prandaj e bejne te mundur ne menyre me te thjeshte trasportimin e kolesterolit dhe triglicerideve...duhet te them qe edhe albumina luan deri ne nje fare pike rolin e trasportatorit por ate me te mirin e bejne lipoproteinat.
emrat qe shef ti si LDL,HDL,VLDL jane thjesht proporcionet ndermjet kolesteroilit me perberesit e lipoproteinave.kilomikronet jane struktura me nje perberje te paket proteinash dhe dhjamrat qe jane ne te jane me origjine nga dieta.
LDL: low density lipoprotein: jane kryesisht te perbere nga kolesterol i esterifikuar (esterifikimi eshte nje reaksion qe i ndershkohet kolesteroli)
HDL:high density lipoprotein: kane ne perberje te tyre vetem kolesterol te esterifikuar.
VLDL:very low density lipoprotein:keto permbajne trigliceride por qe kryesisht vijne nga prodhimi i brendshem i trupit.
IDL:intermediate density lipoprotein.
ne menyre me te thjesht mund te them qe LDL eshte ai qe quhet "kolesteroli i keq" kurse HDL eshte ai "i mire"...ky emertim vjen si pasoje e karakteristikave qe kane keto perberje.LDL eshte pare qe ka lidhje me ate proces qe quhet ateroskleroze qe eshte formimi i disa pllakave ne arterie qe cojne ne uljen e diametrit te enes se gjakut...kur faqet e murit te eneve te gjakut jane te demtuara keto mund te veprojne me substancat qe leshon ajo zone e demtuar dhe te behen toksike.keto cojne me ane te proceseve te ndryshme ne depozitimin e ketyre lipoproteinave ne faqen e arteries...mundesia qe te ndodhi ky proces eshte kur kolesteroli ne gjak eshte i larte...eshte e njejta gje qe ndodh edhe ne diabetiket psh ku mungesa e insulines shkakton nje rritje te dhjamrave te lira ne gjak dhe rritet mundesia e formimit te nje procesi ateroskleroze...per momentin keto gjera arrita te pergatis...
Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 » Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.