Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- ilacet dhe kerkimet rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11569)
levodopa-ilaci baze per Parkinsonin
Cod. A08072006
levodopa eshte nje ilac qe ka paraqitur nje kthese ne terapine e Parkinsonit.Parkinsonizmi eshte nje semundje ku ka nje mungese te dopamines qe formohet duke filluar nga tiroksina dhe duke kaluar nepermjet dopa-s...ne rastin e Parkinsonit qelizat qe e prodhojne kete neurotrasmetues kane vdekur dhe keshtu qe sasija eshte me e vogel...atehere cfare mundohen te bejne?ose ta fusin ga jashte ate qe mungon ose te ndalojne shkaterrimin e asaj sasije te vogel qe vazhdon te prodhohet nga ajo sasi e vogel neuronesh qe mund te jene akoma gjalle.nje nder ilacet eshte pikerisht levodopa (tani jane futur edhe te tjere por kjo akoma perben ilacin baze)...ketij ilaci i shtohen edhe bllokuesit e enzimave qe shkaterrojne dopaminen,si karbidopa dhe kohet e fundit edhe entakapone (kjo eshte treshja qe keshillohet ne protokollet e fundit per terapine e Parkinsonit)...mbi 80% e pacienteve tregojne permirsime duke qene se zhduken dridhjet qe e karakterizojne si semundje....por ajo qe duket me kalimin e kohes eshte pak ndryshe...pas nje fare kohe humbet pergjigja kundrejt ilacit si dhe fillojne disa nga efektet kolaterale sic jane levizjet e ndryshme te pakontrolluara si dhe nje efekt "on-off".rasti i pare mund te kontrollohet duke ulur dozen e ilacit por halli se rifillojne dridhjet nese behet kjo gje...ndersa ne rastin e dyte,eshte ajo me acaruesja...personi mund te ngrije ne vend si pasoje e humbjes se levizjes nga levodopa....mund te ulet dhe mos te kete me fuqine te cohet brenda pak sekondash...ka shume mundesi qe keto pasoja te ulen si pasoje e perdorimit te entakapones....te tjera efekte kolaterale jane me te vogla...
per me teper per parkinsonin shihni:
-qelizat staminale per parkinsonin (Cod. A 26062006)
-pyetja 41:si mund te shpjegohen dridhja qe ndodh tek personat me parkinson (Cod. A 11062006)
Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.