Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lashtësia e gjuhës shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=392)
-- Shqiptaret me te lashte se greket. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13886)


Postuar nga kontinenti datë 05 Qershor 2007 - 08:50:

Në vijim të një debati

E vërteta

Deri para nja tre dekadash, sipas disa historianëve filogrekë,
nuk ka qenë e lehtë të vërtetohej karakteri etnik ilir i epirotëve. Arsyeja e kësaj vështirësie është e qartë: Bota e qytetëruar është e
magjepsur nga qytetërimi i Greqisë së vjetër dhe, siç nënvizon historiani francez J.N.Corvisier, historiani i ndershëm “e di fare mirë sesa u detyrohemi grekëve”.
Mirëpo të magjepsurit dhe detyrimi implikojnë subjektivitet dhe predispozicion për të trajtuar grekët ndryshe nga popujt
dhe vendet që kufizohen me Greqinë. Çka është më tepër, C.Antonetti, pasi thekson se grekët e vjetër nuk e kanë marrë ndonjëherë mundimin të provonin se epirotët kanë qenë grekë, shpreh habinë pse historianët
e sotëm marrin përsipër ta zgjidhin këtë problem. Mesa duket, asaj nuk
i shkon ndërmend se botime progreke u shërbejnë interesave politike të Athinës, e cila ndoshta ëndërron ende që Epiri i Veriut t’i aneksohet Greqisë. Kjo është arsyeja pse historianët grekë të ditëve tona
e kanë bërë “Arkeologjinë… një ideologji nacionale” (G.Hourmouziadis, 1990, fq.726-727).
Dhe ndonjë shqiptar apo grek ose, as shqiptar as grek, u mban ison
historianëve të sotëm grekë e serbë, duke ngritur përsëri çështjen e Vorio-Epirit.
Gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit, disa historianë anglo-amerikanë, njësoj si historianët dhe gjuhëtarët austriakë e gjermanë të shekujve të mëparshëm, janë ngritur kundër mënyrës së trajtimit të
problemit të Vorio-Epirit nga historianët grekë e të huaj, helenofilë.
Sidomos historianët amerikanë, më të avancuar sesa ata evropianë, të cilët përdorin mjete që nuk njihen ende si duhet në Evropë, tregohen më objektivë në këtë lëmë. Bibliografia që lidhet me karakterin etnik të epirotëve është zgjeruar këtu, duke u përzgjedhur shumë autorë modernë,
ndër të cilët disa nuk janë integruar ende në bibliografinë e studimeve pellazgologjike, ilirologjike dhe albanologjike.
Këtu do të paraqiten shkurtimisht vetëm elementet kryesore të
njohurive, që disponohen sot, duke i renditur sipas të dhënave burimore: mitologjike, historike, arkeologjike dhe gjuhësore.
Epiri është krahina, e cila shtrihet nga Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë dhe
në krahinën e Amfilokisë. Ambraksi, eponimi i Ambrakisë, është bir i Thesprotit, pra nip i Pellazgut (R. Bell, 1989, f. 15). Tradita greke njeh dy personazhe, të quajtur Amfilok. Të dy këta janë pellazgë/ilirë.
“Amfilokasit nuk janë helenikë” (R. Bell, Ibid, f. 15). Pra, sipas R. Bell, as amfilokasit, të cilët kanë banuar në Jug të Epirit, nuk kanë qenë helenikë. Në Lindje, Epiri kufizohet me malin e Pindit. Pindi është
bir i Makedonit, në traditën sipas së cilës Makedoni është bir i Lykaonit, birit të Pellazgut.
Në bregdetin epirot përplasen valët e detit Jon. Joni është bir i një mbreti
të ilirëve, Adrit, emrin e të cilit mban deti Adriatik (Sch. _ Apll. de Rh, Argonautiques, IV, 308 etj).
Sipas një tradite tjetër, Joni është bir iDyrrhakut. Ai është vrarë aksidentalisht nga Herkuli dhe kufoma e tij është hedhur në detin që i mban emrin (App., Bell. Civ. II, 39). Kurse P. Cabanes (2001, f. 29) thotë
se Joni është fisnik ilir. Mitologji. Epiri mban emrin e Epires, bijës së Ekionit. Ky i fundit është njëri nga të pesë burrat, që dolën nga dhëmbët e dragoit, të cilët i mbolli Kadmi, ati i Ilirit. Ekioni mori për grua Agavenë, njërën nga bijat e Kadmit, pra motrën e Ilirit, heroit eponim të ilirëve (Apd., Bibl., III, 4, 1, 2; 5, 2; Hyg., Fab., 178 etj.).
Fiset kryesore epirote janë kaonët, molosët dhe thesprotët. Kaonët. Heroi
eponim i këtyre është Kaoni, biri i Priamit dhe i Hekubës, mbretit e mbretëreshës së dardanëve ilirë të Trojës (Serv., _ Virg., En.,
III, 297).
Molosët mbajnë emrin e Molosit, birit të Neoptolemit, pra stërnipit të Akilit
(Për iliricitetin e Akilit, sh. Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër). Thesprotët quhen kështu nga Thesproti, njëri prej të bijve të ilirit Lykaon. Këtu është e përshtatshme të përsëritet se iliri Lykaon është bir i Pellazgut, heroi eponim i pellazgëve (P. Grimal, 1951). Feja pellazge/ilire e
epirotëve.
Shumë historianë të ditëve tona, njësoj si autorët e vjetër grekë, pranojnë
se kulti – nderimi fetar, që epirotët u bënin hyjnive – ka qenë pellazg. Herodoti (V, 10) thotë: “Janë ata (Hesiodi dhe Homeri) që, së pari, kanë hedhur bazat e studimit të racave të hyjnive, u kanë ndarë atyre funksionet e punët dhe kanë përshkruar pamjen e tyre”.
Mirëpo Hesiodi dhe Homeri janë poetë; ata nuk kanë shpikur hyjni; Homeri
nuk e përmend tempullin e Delfit; grekët e njohën mitologjinë dhe fenë pellazge ashtu siç ua kanë përshkruar ata poetë. Ja ç’thuhet në Iliadë lidhur me pellazgjicitetin e orakullit të Dodonës:
“Zeus, Zot i Dodonës dhe i pellazgëve, Zot i largët, që
mbretëron në Dodonën e ashpër, në vendin ku banojnë sellojtë… “. C. de Simone (1990, f. 52) nënvizon faktin se bota mikenase nuk e njeh konsultimin orakullar të një peme të shenjtë. Ai pranon se gërmimet
arkeologjike nuk dëshmojnë për “karakterin dhe/ose praninë mikenase në
tempullin e Dodonës…”.
Kulti i Zeusit është instauruar shumë kohë para se të
arrinin grekët në Greqi. Sipas M. Jost (1992, f. 36-39) rreth shekullit IV para e.sonë klientela e orakullit të Dodonës përbëhej kryesisht nga epirotët, korkyrasit dhe thesaliotët. Kurse athinasit në shekullit IV para e. sonë (pra kaq vonë) kanë bërë hapat e parë për të filluar një kult të Zeusit. Me këtë rast, Olimbia, e ëma e Lekës së Madh, denoncon aspektin subversiv
të demarshit të athinasve, të cilët instaurojnë kultin e Zeusit, “duke cenuar
traditën lokale (epirote)”.
Eshtë për t’u habitur me faktin që athinasit e kanë instauruar
kultin e Zeusit kaq vonë. Çka është më tepër, ka ende historianë, që e
konsiderojnë si greke këtë princeshë epirote grekofobe.
Të ishte grek, panteoni grek, do të dihej etimologjia e hyjnive. Sa për karakterin etnik të panteonit të ashtuquajtur grek, mund të shihet libri i përmendur më lart.
Në trojet e tempujve orakullarë të Greqisë arkeologët kanë kërkuar vendet ku është ushtruar kulti mikenas, i cili do t’i ketëparaprirë qytetërimit grek të periudhës së hekurit. Por në vende të shenjta nuk janë gjetur gjurmë të ndonjë sektori fetar, apo arkiva të ndonjë tempulli grek. Pra, gjurmët
e periudhës së hekurit nuk mund të pranohen si prova të natyrës fetare greke të gjurmëve të zbuluara në nivelet e poshtme të bronzit.
Meqë nuk duhet të ketë boshllëk arkeologjik, mund të thuhet se, lidhur me problemin që shqyrtohet këtu, dokumentet arkeologjikë nuk japin asnjë
dëshmi të ndonjë vazhdimësie të kultit grek në Greqi. Prandaj, orakujt më të vjetër të Zeusit gjenden në Epir, në malin e Pindit, në Maqedoni etj., pra kaq larg grekëve.
Të ishte grek tempulli i Zeusit do të ishte instauruar së pari në Athinë dhe
në Spartë.
Tradita homerike.
Homeri dëshmon për një gjeografi politike të ngushtë të Greqisë së vjetër, ku Epiri nuk figuron fare. Në “Katalogun e anijeve” Homeri kalon në rivistë të gjithë luftëtarët akeas, të mbledhur në fushën pranë Trojës, por nuk përmend epirotët.
A. Giovannini mbron teorinë, sipas së cilës “Katalogu i anijeve” në këngën II të “Iliadës” (v. 484-760) përshkruan saktësisht gjeografinë e Greqisë së shekullit VII para erës sonë. Sipas Homerit, itinerari i katalogut përputhet çuditërisht me itinerarinqë bëjnë theorët e Delfit, të ngarkuar për të lajmëruar shtetet greke për luftë.
Për habinë e ndonjë historiani, Katalogu përmend termin panhelenë (“Iliada”, II, 530) për të gjithë grekët, pa përfshirë këtu epirotët.
Arsyeja është e thjeshtë: si do ta shohim, Epiri është një krahinë
e banuar nga “barbarë” ilirë, që nuk dëshirojnë të luftojnë kundër ilirëve të Trojës.
Ida Thallon (1919, XXXIX) nënvizon faktin se lufta e Trojës bëhet midis dy grupeve etnike të ndryshme: grekëve dhe ilirëve.
Autorët e vjetër.
Shumë autorë të vjetër thonë se epirotët kanë qenë barbarë. Thukididi (I, 5) shënon se barbari banon në afërsi të Delfit, pra shumë larg Greqisë. Më poshtë ai shton se Greqia fillon në gjirin e Ambrakisë ose në Lokridë.
Efori (Histori, 74) sqaron se Akarnania është vendi që kufizohet me etnitë epirote.
Pseudo-Skylaksi (26-33-34), duke u kthyernga Iliria në Greqi, si arrin në Ambraki, thotë: “Që këtu fillon Greqia…”. Straboni (VII, 7, bën dallim midis barbarëve epirotë dhe grekëve. Ky gjeograf grek vë re një tjetër tipar të përbashkët etnik midis epirotëve, maqedonasve dhe ilirëve: klamidën, “veshje kombëtare ilire”. Ka dhe autorë të tjerë greko-romakë, që mund të përmendeshin këtu. Kjo provohet fare mirë pak më poshtë:
Autorët modernë
Sipas J. Wilkes (1992), po të bazohemi në burimet greke nuk mund të bëjmë asnjë dallim midis ilirëve dhe banorëve të vjetër të Epirit. C. S. Coon (1950) shpreh bindjen se stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm kanë zbritur në vendin e tyre nga viset e Bosnjës dhe të Danubit. Ai shton se, që nga lashtësia, Epiri dhe Shqipëria nuk janë banuar nga ndonjë racë tjetër. F.
D’Andria (1987, f. 35) është i mendimit se “Epiri, Iliria dhe bregdeti italik formojnë një rajon detar homogjen”. Ai shpreh bindjen se, në shekullin V para e. sonë, “vendasit” e rrethinave të Orikumit (Epir), në marrëdhëniet tregtare me vendet përreth, janë “veçanërisht refraktarë ndaj
shkëmbimeve me elementin grek”. Në këtë mënyrë, autori na sqaron se banorët e Orikumit nuk kanë qenë grekë. Kurse N. G. L. Hammond vë në dukje kontrastin e madh, që bie në sy mes Epirit e Maqedonisë nga njëra anë dhe Greqisë nga ana tjetër. Ai pranon se, gjatë shekullit V p.e.s. në Çepunë (Kurvelesh) dhe në Kucokrano (Pogon), si kudo në Iliri, praktikohej
varrimi, ndërkohë që në Greqinë e Jugut njihej vetëm shkrumbimi. Ai shton se një praktikë tjetër jo greke në këto vende përbënte prania e armëve në varret e burrave. Në Trebenisht, në Vitsa dhe në Duruti janë zbuluar shumë maje ushtash, shpata dhe thika të lakuara, të ardhura nga veriu. Për më tepër, armë dhe zbukurime, të prodhuara sipas modeleve të ardhur nga veriu janë bërë kurban në Dodonë (N. G. L. Hammond, 1997, f. 57-5 .

Arkeologjia

Qytetërimi i epokës së bronzit të hershëm në Epir përfaqësohet më së miri me kulturën ilire Maliq III. Këtë kulturë e gjejmë në Bënjë, Piskovë, Dukat etj. Disa zbukurime plastike të qeramikës tërheqin vëmendjen si një manifestim i valëve të dyndjeve të popullsisë nga brigjet e
Danubit të Poshtëm drejt pjesës perëndimore dhe jugore të Ballkanit. Për këtë periudhë, në Epir dhe në Maqedoni kanë dalë në dritë maje ushtash prej sileksi të tipit kurghan. Tashmë është provuar se grekët nuk kanë qenë kurghanë. Tashmë është provuar në mënyrë të vetme se grekët nuk kanë kaluar nëpër Evropë për të arritur në Greqi dhe, gjithë çfarë është
thënë deri tani nga historianët për “grekët dhe ilirët” (N. G. L. Hammond), u mbetet vetëm ilirëve (A. Sherratt, 1997). Bronzi i mesëm në Epir paraqet tipare specifike shkëmbimesh tregtare. K. Kilian (1984, f. 284-286) mendon se gjatë kësaj periudhe, “periferia e qytetërimit mikenas shtrihet deri në liqenin e Janinës”. Ky autor thekson se “Shqipëria, qoftë për prodhimin e
shpatave ose për përqindjen minimale të qeramikës mikenase, mbetet matanë kufirit”, duke nënkuptuar kështu me një vend Shqipërinë dhe Epirin. Sidomos disa objekte metalike bëjnë aluzion për lidhjet e Shqipërisë dhe të Epirit me bregun tjetër Adriatik. Sa për armët, ky historian, në kundërshtim me historianët grekë, të cilët pretendojnë se në këtë periudhë, në tërë hapësirën gjeografike ilire, objektet metalike kanë gjoja ndikimin e qytetërimit mikenas, pyet: “Përse duhet që thika e zbuluar në Vajzë (Epir), si dhe ekzemplarët e Maliqit (Iliri), të Matit (Iliri) dhe të
Dodonës (Epir) të jenë bërë përherë sipas një prototipi mikenas…?” (K. Kilian, 1975).

Përgjigjja e një pyetjeje.

Në ish-Jugosllavi janë zbuluar karfica të shekullit XIII, që janë prodhuar shumë kohë më parë sesa të njëjtët tipa karficash, të gjetura në Greqi. Për këto karfica, A. Harding thotë se janë pa pikë dyshimi të frymëzuara nga viset veriore. Edhe “violine- bow fibulae”, si dhe karfica në formë të harkut rrethor, të cilat janë dukur në Greqi për herë të parë në shekullit XII, janë
njohur më parë në Ballkan dhe në Evropën Qendrore, çka mund të konsiderohet si evidencë e arritjes në Greqi të elementeve të reja të popullsisë. Po kështu, disa unaza ari dhe unaza të tjera, si dhe byzylykë me spirale, të cilat duken në Greqi nga fundi i periudhës mikenase, janë
pa pikë dyshimi me prejardhje nga Evropa Qendrore. Sa për gjilpërat, të cilat duken në shekullin XII në Greqi, në Shqipëri dhe në Maqedoni, A. Harding shton se është pa dyshim e vërtetë se disa forma të tyre duken në këto vise disa shekuj më vonë sesa në Evropën Qendrore.
Këta tipa të rinj të bëjnë të mendosh se grekët kanë kopjuar forma ekzotike, kurse format e tjera i kanë importuar (A. Harding, 1984, f. 134-142).
Në shekujt XIII-XII hyn në përdorim nëEpir një tip sëpate me dy presa, e cila haset shpesh në Ilirinë e Jugut. Gjatë epokës së bronzit të vonë, Epiri bën pjesë në një bashkësi kulturore ballkanike, që përfshin Ilirinë, Thrakinë, Dakinë dhe Hungarinë. Shumë historianë, duke u mbështetur
në praninë e qeramikës me hulliza, shprehin mendimin se këtu është fjala për një dyndje të ilirëve nga Luzaca (Lausitz).
Gjatë këtyre shekujve thikat dhe hanxharët vazhdojnë të bëhen në Epir dhe në Maqedoni njësoj si në Veri të Ballkanit (R. Treuil, 1989, f. 166).
Nga fundi i shekullit XII duket në Ballkan për herë të parë qeramika e mbiquajtur “barbare”. Kjo qeramikë e mbiquajtur edhe “devollite”, e cila është zbuluar në Ilirinë e Jugut, në Epir dhe në Maqedoni,
duket në brigjet jugore të Adriatikut dhe në bregun lindor të detit Jon.
C. Soueref (1990, f. 33) thotë se “është interesante kur
vërejmë se qeramika epirote/shqiptare dhe pastaj ajo itakase… paraprijnë
qeramikën e Eubesë dhe atë të Korinthit të shekullit VIII para e. sonë. Armët “barbare”, të zbuluara në Greqi, në shekullin
XII, shtrojnë një problem të rëndësishëm.
Deri para nja tre dhjetëvjeçarësh, të gjitha objektet arkeologjike, që zbuloheshin në Greqi, konsideroheshin sikur ishin greke.
Mirëpo tani është provuar e kundërta. A. Harding nënvizon faktin se pjesa më e madhe e objekteve prej bronzi, të zbuluara në Mikenë, në Greqinë Jugore dhe në Kretë, janë objekte barbare. Sëpatat me një teh single-hole, të pranishme në Epir dhe në Shqipëri, nuk janë të tipit mikenas,
sepse tashmë është pranuar se ato janë adriatike dhe se gjenden sidomos në të dyja brigjet e Adriatikut. Edhe tipi evropian i shpatës flange-hilted ka hyrë në Greqi nga veriu, rreth vitit 1200 dhe është adoptuar nga grekët plotësisht (A. Harding, 1984, f. 129-21 . Këto shpata i kanë futur në Greqi mercenarë barbarë (H. W. Catling, 1961, f. 121). Të njëjtën gjë thotë
C. Peroni: edhe kamat flange-hilted janë dukur në Greqi për herë të parë në shekullin XII. Këto kama, njësoj si shpatat e përmendura më lart, njihen në Fushat me Urna (Evropa Qendrore) shumë kohë para se të arrinin në Greqi.
Edhe disa lloje majesh të disa ushtave prej hekuri kanë hyrë në Greqi në sh. XII. Si thotë A. Harding (1984, f. 169), pjesa më e madhe e tyre janë distinctively albanoepirote.
Këto objekte arkeologjike, që hyjnë vonë në Greqi, kanë qenë especially me
shumicë në Bavierë, në Bohemë dhe në Moravi (E. Èujanova-Jilkova, Prague, 1970).
Për objektet arkeologjike, të përmendura më lart, është thënë deri tani se
bëhet fjalë për një koine greko-jugosllave.
Mirëpo tani shumë autorë provojnë se nuk janë objekte arkeologjike ballkanike (J. Bouzek, Prague, 196 . J. Bouzek shpreh bindjen se poçeria mikenase nuk njihet në të dyja anët e brigjeve të Adriatikut. Ai nënvizon
se paralelet evropiane të mbërtheckave evropiane, të mbiquajtura “uncanonical pins”, të cilat janë gjetur në Greqi, në
protogjeometrik dhe në gjeometrik, tregojnë ngjashmëri gjenerike të ansamblit të gjilpërave të Fushave me Urna. Ai shton se përhapja e karficave ilire karakterizon pellgun Adriatik dhe se mbërtheckat e të dyja
brigjeve të Adriatikut kanë një ngjashmëri të përgjithshme (J. Bouzek, 1997, f. 117).
Kultura e periudhës së hekurit, e cila në Epir fillon rreth shekullit XI, zhvillohet në vazhdim të një evolucioni të mëtejshëm dhe të ndikimeve të huaja. Edhe gjatë kësaj periudhe të tërheq vëmendjen vazhdimësia e riteve të varrimit dhe fakti që epirotët nuk kanë pësuar asnjë
ndikim grek në ritet e varrimit. Të gjithë historianët vënë në dukje ngjashmërinë, që nekropolet tumulare, të zbuluara në Epir, kanë me nekropolet tumulare të Shqipërisë.
Ata theksojnë se zakonet e varrimit të popullsisë epirote kanë ngjashmëri
me zakonet e ilirëve, të cilët banojnë në luginat e lumenjve të Matit dhe Devollit.
Arkeologët shqiptarë mbrojnë se qeramika “matt-painted” është përhapur
në shekullin VIII para e. sonë nga Shqipëria e Jugut dhe ajo Juglindore drejt brigjeve etolo-akarnane… Pra, kujtesa kolektive pellazgo-iliro-shqiptare, feja epirote, historia e shkruar greke e jo greke dhe rezultatet e kërkimeve arkeologjike të tre dhjetëvjeçarëve të fundit japin elemente,
që na lejojnë të shtrojmë krejt ndryshe problemin e iliricitetit të
epirotëve.
Këtu u strukturuan vetëm disa
argumente mbi karakterin etnik ilir të
epirotëve. Herës tjetër do të renditen argumente
të tjera shumë të rëndësishme
mbi përkatësinë e tyre etnike.
*Doktor në Histori i Universitetit
të Franche-Comté-së


  Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.