Forumi Horizont | Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Berisha mashtroi për Gërdecin !!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15566)
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbledhur kabinetin qeveritar dhe ka bërë të ditur bilancin e tragjedisë së Gërdecit. Ai ka pohuar para anëtarëve të kabinetit qeveritar situatën e deritanishme të zonës. Duke përmendur gjendjen atje Berisha tha se janë gjithsej 2615 objekte që kanë pësuar dëmtime të ndryshme dhe dëmi llogaritet 1 miliard e gjysmë lekë. Nga këto : 1112 objekte të dëmtuar janë në Vorë, 365 në Marqinet, 233 në Gjokaj,109 në Gërdec. Sipas Berishës vlerësimi i dëmit është bërë në kohë rekord dhe në prani të kryefamiljarëve të objekteve . Në listën e përmendur tha ai janë vetëm objektet private të zonës dhe jo ato publike. Ndërtimi i objkteve të dëmtuara do të kryhet pa takse. Veç të tjerave kryeministri shtoi se janë mbledhur dhe janë larguar nga zona rreth 5000 predha , të cilat nuk përbëjnë më rrezik për banorët. Për rimëkëmbjen e situatës Berisha ka ftuar të japin një dorë edhe qytetarët brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë shuma nga qeveria do të vihet në dispozicion të tyre.
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.