Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 03 Korrik 2008 - 03:12:

I soliti ignoti (1958)

Regjia: Mario Monicelli
Skenari: Age / Scarpelli
Aktore: Vittorio Gassman, Marcello Mastrioanni, Claudia Cardinale, Totò, Memmo Carotenuto

Nje kast i kompletuar per nje komedi te paharrueshme. Pese hajdute te vegjel planifikojne vjedhjen e nje banke qe do rregulloje ekonomikisht te gjithe. Por plani komplikohet gjithmone e me shume nga ngaterresat personale te cdo personazhi. Filmi eshte nje karamele qe mbaron sa hap e mbyll syte. Historia dhe personazhet perbejne nje kolone komike te pandare. Duket sikur gjitshka ndodh ne te vertete dhe ata tipa do i takosh gjekundi ne jete. Nuk jane te shpeshte filma te tille. Jo me kot ky eshte nje nga filmat me te dashur dhe me te famshem.

Me kete veper krijohet per here te pare nje kinematografi e re, qe me vone do emertohet "komedi italiance" (commedia all'italiana). Kinemaja shkeputet nga format tradicionale te spektaklit te dokumentuar, per tu futur ne jeten e perditshme te njerezve te thjeshte. Aktoret nuk jane me kukulla, krijues skecesh qe bejne per te qeshur, por zhyten ne dialogjet normale qe bejne shpesh shikuesin te jetoje filmin ne veten e pare. Kritiket shikojne dorezimin e stafetes mes brezash tek personazhi i Totose. Ne fakt ky eshte nje nga filmat e rralle qe Totò nuk eshte personazh kryesor. Dhe pikerisht kinemaja italiane fillon ndryshon nga mjeshteria artistike e nje aktori si Totò, tek mjeshteria e skenaristeve qe ndryshojne parametrat e kinemase.

Kuriozitete:



Dialog i famshem i filmit (nje burre shkon te kerkoje nje hajdut per te formuar grupin qe do vjedhe banken):
Burri: Mos njeh gje nje tip qe quhet Mario qe e ka shtepine ketu rrotull.
Cuni: Mario ka 100 ketu.
Burri: Po ky eshte nje qe vjedh.
Cuni: Gjithmone 100 ngelen.


Filmi merr nje kantidature per Oscar ne 1959 per filmin e huaj me te mire.

Skena e meposhtme eshte pjese e fillimit:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23] 24 25 26 27 28 29 30 31 32 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.